Raundi i parë, Roma, Liverpool e Ajax, nis gara në Europa League

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 10:50 | Futboll
Raundi i parë, Roma, Liverpool e Ajax, nis gara në Europa League

Këtë të enjte, nis zyrtarisht edhe faza e grupeve në Europa League. Roma nënkampione e Europës, do të luajë në transfertën në Tiraspol kundër Sheriff.

Verdhekuqtë vuajnë ende pasojat e finales së humbur, sezonin e kaluar, në Budapest, pasi trajneri Jose Mourinho nuk do të jetë në stol. Portugezi do të mungojë në ndeshjen e parë, nga katër që mori dënim nga UEFA, pas deklaratave të finales me Sevilla, kundër arbitrit Taylor.

Atalanta do të presë në shtëpi polakët e Rakow Czestochowa. Një sfidë që nuk do të jetë aq e lehtë, pavarësisht emrit të panjohur të kundërshtarëve.

Pritshmëri të mëdha ka edhe për Liverpool, që debuton kundër LASK Linz. Pesë herë fituesit e Champions nisen si favoritë në Europa League, trofe të cilin nuk e kanë fituar me formatin e ri. Reds i shkuan pranë në vitin 2016, ku humbën finalen me Sevillan, teksa e kanë ngritur trofeun në vitin 2001, kur quhej ende Kupa UEFA.

Mes sfidave më interesante të raundit të parë është ajo ndërmjet Ajax dhe Brighton. Edhe holandezët cilësohen si një prej skuadrave që mund të pretendojnë t’i shkojnë deri në fund aktivitetit. Duel mjaft i bukur mendohet të jetë edhe ai ndërmjet Sturm Graz dhe Sportingut të Lisbonës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi