Renditja e FIFA, Shqipëria ngjitet me 3 vende! Kosova renditet e 111-ta

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 12:15 | Sporte të tjera
Renditja e FIFA, Shqipëria ngjitet me 3 vende! Kosova renditet e 111-ta

Barazimi në Republikën Çeke, por mbi të gjitha fitorja historike kundër Polonisë, e ngjitën Shqipërinë në vendin e 62-të të renditjes së FIFA-s. Kombëtarja fitoi tri shkallë në klasifikimin botëror, arritje e cila u realizua duke regjistruar edhe numrin më të madh të pikëve të grumbulluara nga 207 përfaqësuese.

Fitorja 2-0 në Arenën Kombëtare, me golat spektakolarë të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut i dha krahë kuqezinjve jo vetëm në ëndrrën për t’u kualifikuar në Europianin e vitit 2024 në Gjermani. Rivalët e ardhshëm të Kombëtares, Çekia pozicionohen në vendin e 37-të.

Muaji shtator nuk ishte pozitiv për Kosovën, që humbi dy pozicione dhe tashmë e sheh veten në vendin e 111-të të klasifikimit botëror. Barazimi historik ndaj Zvicrës në Prishtinë nuk mjaftoi, pasi gjithçka e mirë u zhbë nga humbja në Bukuresht përballë Rumanisë.

Për sa i takon kreut, me startin perfekt të kualifikueseve të Botërorit 2026, Argjentina konsolidoi pozitat në vendin e parë. “Albicelestët” ndiqen nga Franca, Brazili dhe Anglia, teksa në shtatë vendet e para pozitat nuk i kanë ndryshuar as Belgjika, Kroacia dhe Holanda. Top 10 plotësohet nga Portugalia, Italia dhe Spanja, me të kaltrit që kanë ekipi i vetëm i cili kanë pësuar humbje.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni