Sondazh: Si e shikoni politikën shqiptare prej vitit 1990-të?
  • Të pëmirësuar 5%
  • Më keq 58%
  • E njëjta 38%

3 vatra zjarri aktive në Fier, banorët në alarm, frikë për banesat

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 12:50 | Aktualitet
3 vatra zjarri aktive në Fier, banorët në alarm, frikë

Tri vatra zjarri janë aktivizuar, mesditën e sotme, në Fier, në vendin e quajtur Mbrostar, në Pishporo, dhe në lagjen e romëve në Fier.

Efektivët zjarrfikës janë ndarë për të neutralizuar flakët në të gjitha vatrat, por më problematike situata u paraqit në lagjen e romëve në Levan. Fillimisht, zjarri ka rënë në një kanal anësor e më pas flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat pranë.

Në vendngjarje, kanë shkuar menjëherë tri automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ata janë ndihmuar me mjete rrethanore, edhe nga banorë të zonës të cilët janë alarmuar nga flakët që po përhapeshin me shpejtësi drejt banesave të tyre.

Debat - nga Alba Alishani