Një 31-vjeçar ka rënë në pranga në qytetin e Sarandës nën akuzën se ka kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur.
Sipas policisë, specialistët e hetimit të krimeve, arrestuan shtetasin R. A., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi për të ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 11 vjeçe.
Vajza e akuzon 31-vjeçarin se kryer veprime të turpshme, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)