Spektakël golash kishte në ndeshjet e para të Europa League. Ndeshja që u veçua nga të tjerat ishte ajo mes Marseille dhe Ajax e mbyllur me rezultatin 3-3. Një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, por në fund asnjë prej tyre nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.
Vendasit kaluan në avantazh me Borges që në minutën e nëntë dhe pas tij Berghuis dyfishoi rezultatin.
Nga ana tjetër, Klaus ngushtoi diferencat në fushë dhe rihapi llogaritë me Aubameyang që la dhe gjurmën e tij dhe barazoi rezultatin. Edhe fraksioni i dytë ishte i luftuar dhe me ritmin e njëjtë.
Taylor shënoi për Ajax ndërsa Aubameyang realizoi të dytin personal dhe të tretin për skuadrën, duke mbyllur kështu 90 minuta me rezultatin e barabartë 3-3.
Fitore u regjistruan dhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Qazim Laçi.
Atalanta mposhti Rakovin me rezultatin 2-0, ndërkohë që qendër-mbrojtësi shqiptar e nisi titullar sfidën që nga minuta e parë. Deketalar dhe Enderson ishin dy protagonistët kryesor për bergamaskët që me golat e tyre i dhanë 3 pikët e para skuadrës.
Ndërkohë Sparta e Pragës, ku aktivizohet dhe futbollisti tjetër shqiptar Qazim Laçi, mposhti 3-2 Arisin e Limasolit dhe e nisi mbarë grupin C në Europa League. (A2 Televizion)