Qindra banorë në Palermo kanë kaluar momente panikur mesnatën mes të enjtes dhe të premtes për shkak të zjarreve të fuqishme që përfshinë disa zona në Brancaccio.
Situatë e rënduar u raportua dhe në Bagheria, ku rezidentët u larguan nga banesat e tyre dhe e kaluan natën në rrugë.
Ashtu si në muajin korrik, edhe këtë herë flakët rrezikuan dhjetëra banesa, por ndërhyrja e qindra zjarrfikësve rezultoi vendimtare.
Autoritetet përdorën dhe avionët Canadair për të vënë flakët në kontroll, në zonat ku ndërhyrja nga toka ishte e vështirë si në Altofonte, Gratteri, Gibilrossa, Misilmeri, Piana degli Albanesi, Torretta e Prizzi. (A2 Televizion)