Sondazh: Si e shikoni politikën shqiptare prej vitit 1990-të?
  • Të pëmirësuar 5%
  • Më keq 58%
  • E njëjta 38%

Ndjekje si në filma në Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës të mbushur me drogë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 11:53 | Kronikë
Ndjekje si në filma në Himarë, momenti kur furgoni i

Policia e Himarës njofton se ka vënë në pranga dy persona, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 20”. Në pranga ka rënë një 40-vjeçar që shiste doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis, në qytetin e Himarës. Gjatë ndjekjes nga Policia, 40-vjeçari është bërë burim aksidenti, duke kryer manovra me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.

Ndërkohë, edhe një tjetër person ka rënë në prangat e policisë, i cili dyshohet se i siguronte lëndën narkotike 40-vjeçarit. Sekuestrohen doza MDMA, 280 doza kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

“Himarë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, operacioni policor i koduar “Parts 20”.

Vihet në pranga një 40-vjeçar që shiste doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis, në qytetin e Himarës. Gjatë ndjekjes nga Policia, ky shtetas është bërë burim aksidenti, duke kryer manovra me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.

Vihet në pranga një shtetas tjetër, i cili dyshohet se i siguronte lëndën narkotike 40-vjeçarit. Sekuestrohen doza MDMA, 280 doza kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 20”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:   

-A. A., 40 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;    

-A. M.  50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që shiste doza me lëndë narkotike në qytetin e Himarës, janë vënë në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes, në Potam, shtetasi A. A. ka kryer manovra me automjet duke u kthyer në burim aksidenti.

Pas ndalimit nga Policia dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, lëndët narkotike i siguronte nga shtetasi A. M., në banesën e të cilit, Policia gjeti një sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza.

Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e shtetasit A. A. dhe 2 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”  

Debat - nga Alba Alishani