Të shtënat e armëve kanë tronditur, mbrëmjen e së enjtes, banorët e fshatit Hot i Ri në afërsi të qytetit të Shkodrës.
Fatkeqësisht, breshëria e plumbave e qitur nga arma automatike e dyshuar kallashnikov i ka marrë jetën një 33-vjeçari banues në këtë fshat. Viktima është identifikuar si Valter Fierza, ndërsa autori i vrasjes, sipas policisë, është komshiu i viktimës, Klodian Mhilli.
Sipas të dhënave paraprake, si dhe dëshmisë së familjarëve të viktimës, dyshohet se konflikti që çoi deri në përdorimin e armës ka lindur mes vëllait të viktimës dhe autorit të dyshuar.
Debati ka lindur për një automjet të parkuar në arë dhe ku pretendohej se bllokohej rruga. Pas debatit me vëllain e viktimës autori i dyshuar, Klodian Mhilli, ka debatuar edhe me 33-vjeçarin, Valter Fierza, të cilin e ka qëlluar me armë automatike, duke e lënë të vdekur.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar, ndërsa policia pas identifikimit ka nisur kontrollet për kapjen e tij. (A2 Televizion)