Sondazh: Si e shikoni politikën shqiptare prej vitit 1990-të?
  • Të pëmirësuar 5%
  • Më keq 58%
  • E njëjta 38%

Ramadani luan 90 minuta, Lecce merr 3 pikët në shtëpi

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 21:29 | Futboll
Ramadani luan 90 minuta, Lecce merr 3 pikët në shtëpi

Lecce po kalon një moment shumë të mirë në Serinë A. Këtë të premte, ekipi ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, fitoi minimalisht 1-0 ndaj Genoas.

Ramadani, i cili është titullar i padiskutueshëm e skuadrës italiane, luajti 90 minuta të plota në suksesin e verdhekuqve dhe ishte nga më të mirët në fushë.

Oudin ishte ai që shënoi golin e fitores për Leccen, në minutën e 83.

Kështu, Lecce ngjitet përkohësisht në vendin e dytë, me 11 pikë, në pritje të ndeshjeve të tjera të kësaj jave.

Debat - nga Alba Alishani