Kanye West dhe Bianca Censori vijojnë të shkaktojë “kaos” kudo ku shkelin në Itali. Video të reja të shpërndara në mediat sociale tregojnë çiftin teksa bëhen shkak për mbledhjen e një turme të madhe njerëzish në Via dei Calzaiuoli të enjten.
46-vjeçari Kanye kësaj here nisi mori rolin e fotografit dhe po i jepte udhëzime 28-vjeçares sesi të pozonte me bashkë me banorët të cilit ishin mbledhur rreth tyre me celularë në duar.
Qytetarët e mbledhur filmuan Censori-n, e cila sërish ishte veshur në një mënyrë që nuk linte aspak vend për imagjinatën.
Dy javë më parë, çifti ndezi polemika të mëdha në qytetin e Venecias pasi u kapën duke bërë sjellje të pahijshme në pjesën e pasme të një taksie uji.
Mediat britanike raportuan se policia nisi edhe një hetim për sjelljet e çiftit. (A2 Televizion)