Sondazh: Si e shikoni politikën shqiptare prej vitit 1990-të?
  • Të pëmirësuar 5%
  • Më keq 58%
  • E njëjta 38%

Bajrami me shokë “shkërmoqin” Juven, poker golash nga Sassuolo

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 18:21 | Futboll
Bajrami me shokë “shkërmoqin” Juven, poker golash nga

Merr fund ecuria pozitive e Juventusit të Max Allegrit në këtë fillim sezoni në Seria A.

Katër gola të Sassuolos me Nedim Bajramin titullar, kanë hedhur në tapet yjet torinezë, me Chiesa-n e Vlaholiç që dalin kokulur nga “Mapei Stadium”.

Dyshja sulmuese Berardi-Pinamoti ishte e pamëshirshme duke sjellë nokautin e parë për bardhezinjtë, teksa nuk mjaftoi autogoli i Viñas dhe goli i Chiesa.

Juventus humb me rezultatin 4-2 dhe i jep kështu mundësi Interit të shkëputet në +5 pikë.

Për Sasuolon golin e avantazhit e shënoi Laurienté në minutën e 12-të, e më pas Berardi në të 41′, Pinamonti me një goditje me kokë në minutën e 82′ dhei katëri ishte një autogol i Gattit në të 95′.

Juvja e Allegrit mbetet në kuotën e 10 pikëve, duke u parakaluar nga Milani dhe Leçe.

Debat - nga Alba Alishani