Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Përfshihet nga flakët fabrika e bojrave, MB: Shmangni kalimin në autostradën Tiranë-Durrës

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 20:46 | Aktualitet
Përfshihet nga flakët fabrika e bojrave, MB: Shmangni kalimin në

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një magazinë që ndodhet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Në pamjet e siguruar nga A2CNN shihen flakët që kanë përpirë objektin.

Ende është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, flakët kanë përfshirë një fabrikë bojërash që ndodhet përgjatë autostradës.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin kalimin e automjeteve në këtë aks rrugor, në të dy senset e lëvizjes.

Ndërkohë në vendngjarje mësohet se ndodhen shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi