Përballja me Çekinë dhe Bullgarinë, nis grumbullimi i kuqezinjve, Ismajli nuk ia del

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 08:02 | Futboll
Përballja me Çekinë dhe Bullgarinë, nis grumbullimi i

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot grumbullimin e saj për ndeshjet e muajit tetor dhe lajmet e para nuk kanë qenë pozitive për trajnerin Sylvinho.

Sipas FSHF, sot në grumbullim është paraqitur edhe Ardian Ismajli, i cili kishte pësuar dëmtim këtë fundjavë në ndeshjen e Empolit në Serinë A.

Lojtari i është nënshtruar testeve mjekësore dhe stafi i kuqezinjve duke parë shkallën e dëmtimit, e ka lënë të lirë atë të vazhdojë fazën e riaftësimit, pasi nuk mund të jetë i gatshëm për këto dy sfida.

Me ekipin ndërkohë janë bashkuar: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Federik Veseli, të cilët kanë zhvilluar një seancë të parë kryesisht atletike me stafin kuqezi.

A2 CNN Livestream

A2 Sport