Gjimshiti parashikon një ndeshje të ngjashme si në Çeki: Do japim maksimumin

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 08:03 | Futboll
Gjimshiti parashikon një ndeshje të ngjashme si në Çeki:

Kapiteni Berat Gjimshiti e cilëson një ndeshje shumë të vështirë atë përballë Çekisë që do të luhet ditën e nesërme në Arenën Kombëtare.

Për shtatlartin kuqezi, ekipi kundërshtar është i rrezikshëm në goditjet standarde, teksa premtoi maksimumin e të gjithë lojtarëve për të bërë të mundur kualifikimin në Euro 2024

“Në goditje standarde janë të rrezikshme. Mendoj se do të përsëritet e njëjta ndeshje si në Çeki. Nesër besojmë se do të kemi ne më shumë raste dhe të shënojmë. Suksesi i kombëtares është më i rëndësishmi dhe jo se kush e bën golin. Duhet të japim maksimumin për t’u kualifikuar në Euro 2024”, tha mes të tjerash Gjimshiti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi