Në 75-vjetorin e largimit të misionit amerikan nga Shqipëria, që shënoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis Uashingtonit dhe regjimit komunist, ambasadorja amerikane Yuri Kim mori pjesë në një ekspozitë të dedikuar në sheshin Skënderbeu, ku ritheksoi pozitën e aleatit kyç të SHBA-së ndaj shqiptarëve. “Shtetet e Bashkuara nuk janë lëkundur kurrë nga ajo pozitë, besonim se e meritonit të ishit të lirë sepse jeni miqtë dhe partnerët tanë, pavarësish nga çfarë mund të ndodhë brenda dhe jashtë Shqipërisë, kjo pozitë nuk ka për të ndryshuar”, ishin fjalët e saj gjatë përurimit. (A2 Televizion)