Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Zhbllokohen tenderat, APP: Institucionet lejohen të prokurojnë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 16:19 | Ekonomi
Zhbllokohen tenderat, APP: Institucionet lejohen të prokurojnë

Përfundimi i afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore i ka hapur rrugën rinisjes së tenderave nga institucionet.

Prej 24 marsit, prokurimet publike të institucioneve kanë qenë të kufizuara në kryerjen e procedurave të prokurimit vetëm për mbulimin e nevojave të dala nga situata e pandemisë së koronavirusit, për shpalljet e reja që lidheshin me tërmetin e 26 nëntorit, si dhe ato që kishin të bënin me shërbime të rëndësishme me komunitetin.

Gjatë muajve të bllokimit, tenderat që u zhvilluan kishin të bënin me prokurimet për medikamente, për ushqime për familjet në nevojë për të përballuar situatën e Covid-19, por nuk bënë përjashtim as ujësjellës apo projekte infrastrukturore, si rrugë. Por pas njoftimit të ri të Agjencisë së Prokurimit Publik, institucionet nuk do të kenë më asnjë kufizim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë