Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani komentoi në studion e “Ditarit” në A2 CNN ndryshimet e bëra nga Policinë e Shtetit, të shpallura sot nga drejtori Gledis Nano. “Më tepër kemi të bëjmë me një rokadë, lëvizje të drejtuesve të rinj të qarqeve. Nuk mund që të kërkohet te Policia lufta kundër korrupsionit dhe krimit e organizuar, kur nuk ke buxhetin e duhur. Duhet të ketë infrastrukturë, mjete. Sot në Policinë e Shtetit janë 1000 vende të lira pune. Nga roli bazë, deri te rolet e larta drejtuese”, tha Breçani. “Mund të themi se radhët e policisë nuk janë pastruar ende. Pastrimi ka nisur nga zëvendësimi i drejtorit të përgjithshëm, që për mua është larguar, nuk është dorëhequr. Nëse ka pasur rezultate aq të mira, atëherë duhet të ishte promovuar”. (A2 Televizion)
Breçani: Policia nuk është pronë e politikës, por e qytetarëve. Sot janë 1000 vende të lira pune
