Për të komentuar ngjarjet politike të fundit ishte i ftuar në A2 CNN gazetari i njohur Aleksandër Cipa. Sipas tij, edhe opozita “ka një problem serioz, sepse prevalon patologjia e një fjalori agresiv” që gazetar i cilëson si “ndotje e pariparueshme” që ka arsyet e veta në një histori të gjatë ku shoqëria ka qenë e mbytur nga mungesa e lirisë dhe të konfliktit të përhershëm, që nënkuptonte një përplasje të ideve. Por edhe Rama dhe ekzekutivi nuk mbeten pas, me një kryeministër që refuzon të dialogojë me opozitën, që nuk është thjesht një palë por një institucion i demokracisë. (A2 Televizion)