Vetëm 3 ditë pas shkresës së Ministres së Arsimit Besa Shahini për pezullimin e rektorit të universitetit të Tiranës Mynyr Koni, 4 nga 6 dekanët e këtij universiteti kanë dalë në një konferencë për shtyp. Ata e kane cilësuar vendimin e Ministres se Arsimit si të vonuar. Largimi i rektorit sipas tyre do të rikthejë normalitetin në universitetin e përfshirë nga kolapsi. Për drejtuesit e katër fakulteteve problemi i universitetit është Mynyr Koni dhe jo ligji i arsimit të lartë. Sa i përket vendimit të ministres për pezullimin e tij, dekani i drejtësisë thotë se ministria nuk ka anashkaluar presidentin, ndërsa dy dekanët e tjerë në universitetin e Tiranës nuk kanë asnjë qëndrim publik për pezullimin e rektorit. Ndërkohe nga 12 prilli zyrtarisht zv rektori është dhe kreu i përkohshëm i universitetit të Tiranës. (A2 Televizion)
Dekanët për shkarkimin e Konit: I vonuar
