Atmosfera në “Air Albania” ishte një ndër më të nxehtat në ndeshjen ndaj Çekisë, por ambienti u elektrizua edhe më tej në pushimin mes dy pjesëve. Përveç golave, ishte këngëtarja e njohur Shkurte Fezaj ajo që solli mes mijërave zemrave kuqezi këngën e saj “Mora fjalë” ajo që na ka shoqëruar si një ogur i mirë gjatë këtyre eliminatoreve dhe që është rikthyer në himnin e ri të Kombëtares. (A2 Televizion)