Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Izraeli thirrje banorëve të Gazës: Korridori i shpëtimit sot, mes orës 10:00 dhe 13:00

Nga A2 CNN
15 Tetor 2023, 12:01 | Aktualitet

Banorët e Gazës janë lajmëruar prej disa ditësh tashmë që të largohen nga qyteti dhe nga pjesa veriore e Rripit për t’iu shmangur sulmit të Izraelit. Atyre u është kërkuar që të zhvendosen në jug të Wadi Gaza. Të dielën, korridori i shpëtimit për ta do të jetë mes orës 10.00 dhe 13.00 sipas orës lokale. Gjatë kësaj fashe orare, Izraeli ka njoftuar se nuk do të godasë në itinerarin e paracaktuar në hartë për të arritur në jug të Wadi Gaza. Njoftimin e bëri mëngjesin e së dielës një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Ndërkohë, ushtria izraelite do të nisë sot zhvendosjen e banorëve nga qyteti i Sderot-it, i cili ndodhet shumë panë Rripit të Gazës dhe që u bë skenë e brutalitetit nga komandot e Hamasit. “Kjo nuk është kohë për të qëndruar në qytet,” u shpreh Majori Allon Davidi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani