Bregdeti shqiptar ka qenë këtë verë, kryefjalë e mediave të huaja, me shkrime dedikuar kryesisht jugut të vendit, për bukuritë e tij por edhe për cmimet, sipas tyre, shumë më të lira në Shqipëri sesa në fqinjët Greqi-Kroaci apo Mal I zi. Është rritur numri I turistëve të huaj që na vizituan, jo vetëm në muajt e verës por që prej fillimit të vitit. Një milion e 210 mijë turistë të huaj më shumë hynë në vendin tonë në 7 muajt e parë të vitit, për një total prej 5.2 milionë vizitorësh. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në Korrik hynë 1.7 milionë pushues nga Kosova, rajoni, Italia dhe shtete të tjera. Mbetemi të shohim shifrat zyrtare të gushtit. Megjithatë, edhe pse ne nuk I quajmë të huaj, ata konsiderohen të tillë zyrtarisht. Flas për shtetasit nga Kosova, që mbeten të parët për nga numri I vizitorëve drejt vendit tonë. Për këtë do të flasim sot me Zotin Bakim Hoti, kreu i Unionit të Turizmit në Kosovë.
Kosovarët drejt Shqipërisë, bregdeti i Adriatikut dhe Jonit zgjedhja e parë
