Kjo ngjarje ka përfunduar

Ikën amerikani i fundit nga Kabuli, Talebanët kontrollojnë gjithçka. 607 refugjatë afganë kanë mbërritur deri tani në Shqipëri

Çfarë duhet të dini për krizën në Afganistan?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u larguan përfundimisht nga Afganistani, kontrollin e vendit aziatik tashmë e kanë plotësisht Talebanët.

(Kush janë Talebanët?)

Disa mijëra afganë, bashkëpunëtor të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të NATO-s do të largohen nga vendi i tyre.

Shqipëria ka pranuar të strehojë disa prej tyre, kryeministri Edi Rama tha se do të jenë rreth 4000. Deri tani, në vendin tonë kanë mbërritur 607 refugjatë afganë, të strehuar në Tiranë dhe Durrës.

Thesari me vlerë 1 trilion dollarë i Afganistanit, të cilin e kërkon e gjithë bota, është në duart e Talebanëve

Ushtria amerikane publikoi të hënën një fotografi të ushtarit të fundit amerikan që largohej nga toka afgane, si simbol i përfundimit të luftës 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara në vendin aziatik. Gjeneral Majori Chris Donahue, komandant i divizionit të 82-të të Forcave Ajrore, u pa teksa ngjitej në avionin e...

Maqedonia e Veriut bëhet vendi i tretë në rajon që mirëpret shtetasit afganë të larguar nga vendi pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët, pas Shqipërisë dhe Kosovës. Rreth mesnatës së djeshme kanë mbërritur në aeroportin e Shkupit 149 refugjatët e parë. Ata janë sistemuar në një hotel në...

Pas largimit të trupave të fundit amerikane nga Kabuli udhëheqësit talebanë kanë mbërritur në aeroportin e Kabulit dhe kanë deklaruar për gazetarët se vendi ka fituar pavarësinë e plotë, ndërsa ka theksuar se kërkojnë marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe botën. “Sonte saktësisht në mesnatë ushtarët e fundit amerikanë u...

Avionët e fundit amerikanë u larguan nga aeroporti i Kabulit, duke i dhënë fund luftës 20-vjeçare për SHBA-në. Kjo u njoftua nga Pentagoni, ndërsa për të festuar ngritjen e fluturimeve amerikane, talebanët qëlluan në ajër në zona të ndryshme të kryeqytetit afgan. Të shtënat erdhën veçanërisht nga pikat kryesore të kontrollit,...

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për bilancin negativ disaditor me koronavirusin, qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë. Ky komitet do të ketë në përbërjen e tij përfaqësues nga 25 institucione të Kosovës dhe do të drejtohet nga ministri i Shëndetësisë,...

Sulmi amerikan me dron që shënjestroi një kamikaz vrau 10 anëtarët e një familje në Kabul të Afganistanit, përfshirë 6 fëmijë. Konfirmimi erdhi nga të afërmit që mbijetuan, që saktësojnë se mes viktimave ishte dhe një vajzë dy vjeçare. Në shënjestër ishte një automjet i parkuar pranë banesës së tyre...

Talebanët kanë pushtuar një televizion dhe dolën në transmetim të drejtpërdrejtë me armë në duar. Bashkë me prezantuesin, ata u bënë thirrjen afganëve që të mos largohen nga vendi.  “Këto janë disa thirrje që talebanët po ua bëjnë sërish njerëzve, pavarësisht se ka disa kritika lidhur me diferencën mes fjalëve...

Ka shkuar në 607 numri i shtetasve afganë të mbërritur në Shqipëri, pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 150 qytetarë afganë. Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit. 103 persona janë...

Nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm me dron amerikan që kishte në shënjestër një automjet në një lagje rezidenciale të Kabulit, tha një i afërm i viktimave, për një gazetar lokal që punonte për CNN. SHBA-ja kreu një sulm ajror mbrojtës në Kabul,...

Një shpërthim i fortë u dëgjua në Kabul. Korrespondenti i BBC në Afganistan, Secunder Kermani,  raporton se një burim nga Ministria Afgane e Shëndetësisë konfirmon se ka pasur një shpërthim pranë aeroport. Të paktën një fëmijë u vra në shpërthimin me raketë kundër një ndërtese në Kabul. Lajmi raportohet Al...

“Ne nuk mund t’i braktisim fëmijët e Afganistanit në kohë nevoje”. Është ky apeli i drejtorit rajonal të UNICEF-it George Laryea-Adjei. Organizata humanitare vlerëson se 300,000 fëmijë janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre, në disa raste ndërsa ishin duke fjetur, pas mbërritjes së talebanëve dhe nxitimit për të...

Kryeqytetin afgan të Kabulit e ka pllakosur heshtja teksa frika gjendet tek të gjithë banorët e mbetur aty. “Aktualisht dyqanet mbyllen në orën 10:00 të mbrëmjes, por këto dyqane dikur ishin hapur deri në mesnatë ose 1:00 të mëngjesit, sepse njerëzit kanë frikë nga një incident i mundshëm. Kjo është...

Pothuajse të gjitha rrjetet e internetit dhe telekomunikacionit në Panshir janë ndërprerë nga talebanët. Lajmi raportohet nga BBC e cila citon burime lokale. Panshir është krahina në Afganistanin verilindor që është bërë qendra e rezistencës anti-talebane. Së bashku me Baghlan është zona e vetme që nuk kontrollohet prej tyre.

Dy avionë të tjerë me shtetas afganë, mes të cilëve dhe fëmijë, kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Në orën 03:50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se situata në Kabul vijon të jetë shumë e rrezikshme dhe se një tjetër sulm kamikaz, si ai që vrau më shumë se 150 civilë, mund të ndodhë brenda 36 orëve të ardhshme. “Kërcënimi për sulme terroriste në aeroport vijon...

Talebanët kanë dënuar sulmin amerikan me dron që goditi ISIS-K, duke e përshkruar si “sulm të pastër ndaj territorit të Afganistanit”. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, u shpreh për Reuters: “Amerikanët duhet të na kishin lajmëruar përpara se të kryenin sulmin ajror”. Por, disa orë më vonë, zëdhënësi përgënjeshtroi në...

Të shtëna me armë janë dëgjuar në aeroportin e Kabulit përsëri këtë të shtunë, ndërsa forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të larguar njerëzit që kërkojnë me dëshpërim të futën brenda kompleksit me shpresën për të kapur njërin prej avionëve të fundit që të çon larg Afganistanit. Sipas...

E nisur 20 vite më parë, lufta në Afganistan është më e gjata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi amerikanët zbarkuan atje për të kapur Bin Ladenin dhe për të rrëzuar regjimin e Talebanëve, që e strehonin terroristin më të kërkuar në botë, kuptuan shpejt se nuk mund të iknin aq lehtë sa mund të kishin menduar. Dy dekada më pas, amerikanët ikën nga Afganistani dhe shteti për të cilin kishin investuar miliarda dollarë, ra për pak orë përsëri nën kontrollin e Talebanëve.

Qeveria shqiptare ka marr masa për t’i pritur, shoqëruar dhe akomoduar të gjithë shtetasit afganë që po largohen nga zona e rrezikshme. Grupi i parë prej 121 personash ndodhet në një preh hotele të Durrësit, ndërsa të mbërritur e fundit ndodhen në Qytetin Studenti. Gazetarët e A2 CNN, Elitjona Doko dhe Marigen Mulla raportojnë mbi atë që po ndodh në Tiranë dhe Durrës, dy qytetet e para që kanë pritur refugjatë afganë.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë një kundërsulm ndaj organizatorëve të aktit terrorist në aeroportin e Kabulit. Zyrtarët e ushtrisë amerikane konfirmojnë eliminimin e një anëtari të ISIS-K, me anë të një sulmi me dron të telekomanduar. Operacioni në provincën Nangar, pranë Kabulit, pati në shënjestër krahas militantit islamik,...

Gati 24 orë pas mbërritjes së 121 shtetasve afganë në vendin tonë, dy fluturime të tjera me qytetarë afganë pritet të mbërrijnë në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme. Lajmi u njoftua nga Ministria e Punëve të Jashtme. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës dhe pas...

Në një lidhje direkte nga Uashingtoni me studion e “Ditari” në A2 ishte eksperti i sigurisë Adrian Shtuni.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë sulme të tjera në aeroportin kryesor të Afganistanit, të ngjashme me ato të regjistruara gjatë të enjtes. Mediat ndërkombëtare raportojnë se bilanci i viktimave ka shkuar mbi 170, mes tyre civilë afganë, 13 anëtarë të ushtrisë amerikane dhe 3 të misionit britanik, përfshirë një...

“Është si të vish nga ferri në parajsë”. Me këto fjalë një grua afgane iu drejtuar kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në strukturat hoteliere në Durrës, ku janë strehuar 121 afganët e parë të ardhur në Shqipëri. “Doja t’ju falënderoja për mikpritjen, për afganët në përgjithësi dhe grupin...

A2 ka mësuar se emigrantët afganë që mbërritën në orët e para të mëngjesit në Rinas, janë strehuar në një nga resortet më luksoze të zonës së Malit të Robit në Durrës. Sipas burimeve në terren, afganët janë akomoduar në viletat 2-3 katëshe, brenda perimetrit të rrethuar të resortit turistik....

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale të mbërritjes së kontingjentit të parë të emigrantëve nga Afganistani. Kreu i qeverisë e krahason eksodin e afganëve me atë të shqiptarëve 30 vite më parë dhe shprehet se tashmë shtëpia e shqiptarit përveç e Zotit dhe e mikut do...

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e konsideroi një detyrim ndihmën ndaj qytetarëve afganë që qeveria shqiptare po ofron me strehimin e tyre. “Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mikpritjen dhe besën tradicionale të shqiptarëve, këtu bëhet fjalë edhe për një detyrim moral. Sepse këta afganë, pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë...

121 qytetarë afganë mbërritën në orët e para të mëngjesit në Tiranë për t’u strehuar përkohësisht në Shqipëri si pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare ndaj aleatëve të NATO dhe SHBA. Fëmijë, burra, gra e të moshuar braktisën vendin e tyre pasi ai ra në kthetrat e regjimit të militantëve...

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi përgjegjësit e shpërthimeve pranë aeroportit të Kabulit, si pasojë e të cilave u vranë mbi 60 persona, 12 prej të cilëve ushtarakë amerikanë, se “Amerika nuk fal dhe nuk harron”, duke shtuar: “Do ju gjejmë dhe do na e paguani!”. “Për ata që kryen këtë...

Pas dy shpërthimeve kamikaze në Kabul që i morën jetën 60 personave, mes tyre dhe 12 ushtarakëve amerikanë, në kryeqytetin afgan u dëgjua një shpërthim i tretë orët e fundit. Por, Zabihullah Mujahid, një zëdhënës i talebanëve, tha se bëhet fjalë për një shpërthim të kontrolluar. Sipas tij, trupat amerikane...

Grupi i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit, ku deri më tani raportohet për 60 viktima dhe 140 të plagosur. Pretendimi erdhi në një mesazh të postuar në kanalin Telegram të lajmeve të tyre. Grupi tha se një kamikaz shpërtheu një jelek eksplozivi midis afganëve...

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë e kanë përmendur vazhdimisht grupin ISIS-K që kërkon të sulmojë objektivat perëndimorë në Afganistan. Mediat ndërkombëtare hedhin më shumë dritë mbi grupin xhihadist. ISIS -K – ose për t’i dhënë atij emrin më të saktë, Provinca Khorasan e Shtetit Islamik...

Në Afganistan, muzika do të ndalohet përsëri. Njoftimi u bë nga zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid. “Muzika është e ndaluar në Islam, por ne shpresojmë që të jemi në gjendje t’i bindim njerëzit të mos i bëjnë këto gjëra, në vend që të ushtrojmë presion”, shpjegoi ai për New York...

“Joe Biden duhet të japë dorëheqjen, e cila nuk duhet të jetë një problem i madh për të, pasi ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime që në fillim”. Kështu shkroi ish -Presidenti Donald Trump në një mesazh për votuesit pas sulmit në Afganistan. Ish -presidenti amerikan Donald Trump ka...

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe 140 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet kamikaze që ndodhën sot, pranë aeroportit të Kabulit. Mes viktimave, Pentagoni konfirmoi se kishte edhe 12 amerikanë. Më herët, kishte paralajmërime për një sulm “vdekjeprurës” që do të shënjestronte trupat perëndimore që po mundohen të...

lajm i fundit

Një grup i parë qytetarësh afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pritet të mbërrijë në aeroportin ushtarak në Rinas pas orës 02.00 të mëngjesit. Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për më shumë se 120 persona, mes tyre dhe shumë fëmijë, të nisur nga Kabuli. Ata...

Ashtu siç ishte paralajmëruar, më e keqja ndodhi. Dy shpërthime të fuqishme, njëra pas tjetrës, u regjistruan në afërsi të aeroportit të Kabulit në Afganistan. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan disa viktima dhe të lënduar nga sulmi kamikaz dhe me të shtëna armësh. “Mund të konfirmojmë se shpërthimi në...

Talebanët po bëjnë lëshime pas marrjes së kontrollit në Afganistan. Grupi militant konfirmoi se do të falë të gjitha personat e angazhuar në luftë kundër tyre. Shahabuddin Delaëar, zyrtar i talebanëve: “Kemi vendosur të falim komandot, njësitë luftuese dhe forcat e tjera të armatosura që kanë qenë kundërshtarët tanë. Mund...

Pentagoni ka konfirmuar se një numër anëtarësh të shërbimit amerikan janë vrarë në sulmin në aeroportin e Kabulit dhe disa të tjerë janë plagosur. Lajmi u njoftua nga sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby përmes një postimi në Twitter, por pa dhënë shifra të sakta. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm...

Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur pranë aeroportit Hamid Karzai, në Kabul. Lajmin e bënë të ditur për CNN dy zyrtarë amerikanë. Njëri prej tyre foli për plagosje mes afganëve, ndërkohë që raportohet edhe për të shtëna. Edhe zëdhënësi i Pentagonist, John Kirby, konfirmoi se ka pasur një shpërthim...

Militantët talebanë, përveç njerëzve, tashmë nuk kanë lejuar dhe një karvan me 173 mace dhe qen që të hyjnë në aeroportin e Kabulit, për t’u larguar nga Afganistani. Ish-marinsi britanik, Pen Farthing i cili drejton strehën e kafshëve deklaron se ato mund të ngordhin nga i nxehti nëse qëndrojnë për...

Kosova pritet të strehojë rreth 2 mijë shtetas afganë. Këtë e tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri pohoi se për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan, NATO e në Kosovë. Sveçla...

Talebanët, përveç marrjes në kontroll të Afganistanit prej datës 15 gusht, tashmë kanë në zotërim mijëra armatime që ushtria amerikane dhuroi për atë afgane për vite të tëra që qëndroi aty. Një video është shfaqur se fundmi online ku tregohen disa luftëtarë talebanë duke provuar një helikopter amerikan Blackhawk, por...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe iu kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të mos shkojnë në aeroportin e Kabulit. Për motive sigurie, shërbimet sekrete të këtyre dy vendeve iu kërkojnë edhe qytetarëve që janë pranë aeroportit të largohen menjëherë, vetëm në rastet kur ka pasur...

I pyetur nga gazetarja e CNN Bianna Golodryga, nëse u ndikua nga fakti që afganët janë myslimanë dhe vijnë nga një regjim shtypës, që t’i mirëpresë, kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë për njerëz dhe jo etiketa që lidhen me ngjyrën apo besimin. “Unë jam katolik. Bashkëshortja ime myslimane....

Kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë e qëndrimit të përhershëm të shtetasve afganë që do të vijnë të strehohen në Shqipëri. Deklaratën, kreu i qeverisë e bëri gjatë një interviste për CNN, ku tha se Kushtetuta e përcakton qartë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. “Nuk është...

Polonia ka filluar ndërtimin e një muri kundër emigrantëve kufirin me Bjellorusinë. Muri i lartë 2.5 metra do të ketë karakteristikat e atij të ndërtuar nga Hungaria në kufirin me Serbinë në vitin 2015, sipas ministrit polak të Mbrojtjes Mariusz Blaszczak. Ndërkohë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)...

Policia holandeze ka shpërndarë një protestë jashtë një baze ushtarake ku strehohen shtetasit afganë të evakuuar. Protestuesit dogjën gomat e makinave të martën jashtë bazës në fshatin qendror të Harskamp, ​​85 kilometra në lindje të Amsterdamit, ndërsa bërtisnin nën sloganin “Njerëzit tanë të parët” dhe “Harskamp na përket ne”, raportuan...

Talebanët i kanë kërkuar Turqisë asistencë teknike për të menaxhuar aeroportin e Kabulit. Megjithatë insistojnë që edhe trupat e misionit të Ankarasë, si gjithë të tjerat, duhet të largohen nga Afganistani. Konfirmimi ka ardhur nga dy zyrtarë të qeverisë turke për agjencinë Reuters. Ndërsa vetë talebanët kanë pohuar dëshirën për...

Pasi vendosi pranimin e emigrantëve afganë në territorin e Shqipërisë, qeveria vuri 6,7 mln lekë nga buxheti i shtetit në dispozicion për rikonstruksionin e Qendrës së Azilkërkuesve, por ende nuk ka dhënë detaje specifike në lidhje më këtë çështje. Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike Erjon Tase, tha për A2...

Misionet e huaja janë në garë me kohën për t’u larguar nga Afganistani. Me mijëra njerëz evakuohen çdo ditë nga aeroporti i Kabulit, teksa afrohet afati i fundit i 31 gushtit. Mbi 10 mijë të tjerë janë në pritje të një bilete shpëtimi. Sipas të dhënave të Shteteve të Bashkuara...

“Joe Biden gënjeu Amerikën dhe botën kur na tha se “Amerika është kthyer”. Në vend të kësaj ai iu dorëzua talebanëve dhe la prapa qytetarët amerikanë për të vdekur në Afganistan”. Me këto fjalë ish-presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka sulmujar presidnetin aktual Joe Biden për...

Qeveria ka ngritur task-forcën për menaxhimin e afganëve në Shqipëri. Në mbledhjen e saj të fundit, kabineti qeveritar Rama 2 miratoi ngritjen e kësaj task force që do të kryesohet nga dikasteri për punët e Jashtme dhe përbëhet nga: Ministria e BrendshmeMinistria e Mbrojtjes;Ministria e Financave dhe Ekonomisë;Ministria e Arsimit,...

Mediat e huaja raportojnë se një ish i dënuar i burgut famëkeq të Guantanamos do të jetë ministri i Mbrojtjes në Afganistan, pasi talebanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht. Mullah Abdul Qayyum Zakir u lirua nga kampi që drejtohej nga SHBA në Kubë në vitin 2007, gjatë presidencës...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u shpreh pas mbledhje së G7-s se që nga 14 gushti, 70 700 persona janë evakuuar nga Kabuli dhe shtoi se me ritmin aktual, evakuimet do të përfundojnë brenda afatit të 31 gushtit. “Sa më shpejt që të mbarojmë punë, aq...

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri është rritur. Krahas tyre, në vend pritet të vijnë edhe rreth 3 mijë shtetas afgan, çka ka detyruar ekzekutivin të nisë procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë. Prej më shumë se një jave, qeveria shqiptare është angazhuar për pritjen...

Drejtori i CIA-s, William J. Burns, udhëtoi për në Kabul këtë javë për t’u takuar me lidershipin Taleban, raporton “Neë York Times” duke cituar një zyrtar të agjencisë që kishte informacion mbi çështjen. Ky është takimi i nivelit më të lartë i një zyrtari të administratës Biden me udhëheqësit e...

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë një raport të besueshëm për shkelje serioze të të drejtave të njeriut të kryera nga talebanët në Afganistan. Në të detajohen ekzekutimet e civilëve dhe kufizimet e mëdha për gratë dhe protestat paqësore kundër sundimit të talebanëve. “Në veçanti, ne kemi marrë një...

Për shumë qytetarë afganë nevoja për evakuimin nga vendi është urgjente, këtë e tregon më së miri letra si kjo me vulën e talebanëve të cilat u janë dërguar vëllait të një përkthyesi që ka punuar për forcat amerikane. Fillimisht atij iu kërkua të paraqitet e më pas, kur ai...

Imazhet e shkrepura nga një fotograf britanik, që tregojnë Afganistanin në kohë paqeje, janë zbuluar në një libër të ri. Në këtë libër, shkrimtari udhëtar Christopher Balfour, zbulon një anë të panjohur të vendit. Fotografi Christopher Balfour shfaq në imazhe një Afganistan zhytyr mes jetës së përditshme dhe larg dekadave...