Kjo ngjarje ka përfunduar

Ikën amerikani i fundit nga Kabuli, Talebanët kontrollojnë gjithçka. 607 refugjatë afganë kanë mbërritur deri tani në Shqipëri

Çfarë duhet të dini për krizën në Afganistan?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u larguan përfundimisht nga Afganistani, kontrollin e vendit aziatik tashmë e kanë plotësisht Talebanët.

(Kush janë Talebanët?)

Disa mijëra afganë, bashkëpunëtor të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të NATO-s do të largohen nga vendi i tyre.

Shqipëria ka pranuar të strehojë disa prej tyre, kryeministri Edi Rama tha se do të jenë rreth 4000. Deri tani, në vendin tonë kanë mbërritur 607 refugjatë afganë, të strehuar në Tiranë dhe Durrës.

Thesari me vlerë 1 trilion dollarë i Afganistanit, të cilin e kërkon e gjithë bota, është në duart e Talebanëve

Thirrjet për zgjatjen e operacionit të evakuimit nga Kabuli, përtej afatit të përcaktuar të 31 gushtit, pritet të dominojnë samitin e G7-s që mbahet sot në Britaninë e Madhe. Trupat amerikanë, që po ndihmojnë evakuimin duhet të largohen në fund të muajit, por presidenti amerikan Joe Biden, përballet më trysni...

Këshilltarët më të afërt raportohet se e kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos e zgjasë datën e tërheqjes nga Afganistani përtej asaj të caktuar tashmë në 31 gusht. CNN raporton se Pentagoni i ka sugjeruar presidentit amerikan që të vendosë deri sot nëse do të zgjasë ose jo...

Një grup i rezistencës anti-talebane në Afganistan thotë se ka mijëra njerëz të gatshëm për të luftuar. Por një zyrtar i Frontit të Rezistencës Kombëtare të Afganistanit i tha BBC-së se ata duan të vazhdojnë negociatat paqësore. Por, shtoi ai se “nëse kjo dështon, atëherë ata nuk do të pranojnë...

Dy nga aleatët më të mëdhenj të SHBA, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë përcaktuar shifra preçize të emigrantëve afganë që janë në gjendje të strehojnë, bazuar mbi kapacitet e tyre. Në Shqipëri ende është i paqartë se sa do të jetë numri i emigrantëve nga Afganistani që do të...

Gazetari dhe shkrimtari Roberto Saviano përpiqet të japë një këndvështrim tjetër të asaj që po ndodh gjatë këtyre ditëve të fundit në Afganistan, ku një krizë e vërtetë humanitare po përshkallëzohet pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga vendi. “Të gjithë ata që kanë komentuar mbi këtë...

Talebanët nuk do të lejojnë zgjatje të misionit të evakuimit përtej 31 gushtit. Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden, përballet me trysni në rritje për të zgjatur operacionin me qëllim evakuimin e të gjithë qytetarëve që duan të largohen, Talebanët i japin ultimatum Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësi Suhail Shahin deklaroi se...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden deklaroi se përpjekjet për të evakuuar njerëzit nga aeroporti i Kabulit u përshpejtuan gjatë fundjavës. Mijëra afganë qëndrojnë prej ditësh në radhë para portave të aeroportit në përpjekje të dëshpëruara për të ikur nga vendi pasi talebanët erdhën në pushtet më 15 gusht....

Afganët e parë që janë larguar nga Kabuli të premten pasdite, në bordin e një Globemaster C17, kanë mbërritur në Gjermani, në bazën ushtarake amerikane të Ramstein. Ramstein është një nga bazat më të mëdha të ushtrisë amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara, e cila tashmë është transformuar në një qendër...

Analizë nga Luke McGee, CNN Kur më në fund presidenti Joe Biden theu heshtjen dhe foli për kaosin që përfshiu Afganistanin, aleatët europianë që kishin shpresa të mëdha për një ringjallje të aleancës, mbetën të tronditur. Zhgënjimi i tyre nuk erdhi për shkak të përmbajtjes së fjalimit të Biden, por...

Talebanët dyshohet se po rrëmbejnë fëmijët e atyre që marrin pjesë në rezistencën e organizuar kundër tyre, në male dhe lugina në veri të Kabulit. Kjo është ajo që raportojnë katër zyrtarë, të cituara nga mediat ndërkombëtare. Khair Mohammad Khairkhëa, ish -shefi i inteligjencës në provincën Balkh, Abdul Ahmad Dadgar,...

Irani, i cili ndaj një kufi prej 900 km me Afganistanin ka ngritur tenda emergjence dhe shprehet i gatshëm të presë refugjatë. Por ministria e Brendshme e ka theksuar qartë, se menjëherë pas përmirësimit të situatës të gjithë duhet të riatdhesohen. Pakistani fqinj duket se do t’i mbajë të mbyllura...

Në Afganistan talebanët vijojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re gjithëpërfshirëse. Ndërkohë presidenti amerikan nuk dëshiron të ndalet te kritikat, por është i fokusuar te siguria e trupave dhe stafit. Teksa talebanët kërkojnë njohjen e qeverisë, sekretari i përgjithshëm i OKB, Guterres kërcënon me veto. “Çdo amerikan që dëshiron...

Një grua afgane lindi djalin e saj në një avion ushtarak amerikan gjatë një operacioni evakuimi nga Kabuli. Kjo u raportua nga komanda amerikane e operacioneve, duke specifikuar se gruaja lindi menjëherë pasi u ul në bazën amerikane në Ramstein, Gjermani. Avioni po fluturonte nga një bazë në Lindjen e...

Të paktën shtatë persona humbën jetën në kaos jashtë aeroportit të Kabulit, tha të dielën ministria britanike e mbrojtjes, ndërsa vendet perëndimore vazhdojnë të kryejnë evakuime të rrezikshme. “Kushtet në terren mbeten jashtëzakonisht sfiduese, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të...

“Ajo që po ndodh në Kabul është një turp për Amerikën, një njollë e madhe në historinë dhe reputacionin amerikan”. Me këto fjalë ish-presidenti amerikan Donald Trump, sulmoi presidentin Joe Biden, gjatë një tubimi në Alabama. Duke e përcaktuar  si “një gabim të tmerrshëm” atë që Shtëpia e Bardhë ka...

Pas njoftimit të disa ndryshimeve të shpallur që ditën e parë të marrjes së pushtetit në Afganistan, mes të cilave dhe vendosjen e ligjit të sheriatit, talebanët po mendojnë të ndryshojnë dhe vendodhjen e kryeqytetit. Sipas raportimeve më të fundit, në bisedimet që po zhvillohen për krijimin e qeverisë së...

4 gra u shtypën për vdekje nga turma në aeroportin e Kabulit gjatë ditës së shtunë, në një kohë kur mundësitë për evakuimin e civilëve vendas po ulen nga dita në ditë, kjo edhe për shkak të rrethimit të zonës nga talebanët. Skenat e kaosit u rikthyen edhe një herë...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se nuk e njeh pushtetin e talebanëve pas marrjes kontrollit të Afganistanit nga ana e tyre. Zyrtarja më e lartë europiane gjithashtu shtoi se komisioni nuk po zhvillon asnjë bisedim me grupin militant. Gjatë një konference për shtyp, pasi vizitoi një...

Afganistani nuk është dorëzuar plotësisht. Forcat anti-talebane kanë marrë kontrollin e 3 provincave në veri shumë pranë luginës së Panjshir, ku forcat e fundit qeveritare dhe grupe të tjera janë grumbulluar për të bërë rezistencë. Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Bismillah Mohammadi, i cili është zotuar se do të bëjë qëndresë...

Greqia nuk ka ndërmend të lejojë të përsëritet i njëjti skenar me refugjatët e vitit 2015 që e vunë vendin në vështirësi të mëdha për përballimin e fluksit. Zëdhënës të qeverisë njoftuan se një gardh prej 40 km i gjatë është përfunduar në kufi me Turqinë që nuk do të...

Forcat amerikane në aeroportin e Kabulit tregojnë për CNN se rreth 10 mijë persona i kanë kaluar kontrollet dhe janë gati të largohen nga vendi, por nuk kanë ku të shkojnë. Shefja e korrespondentëve ndërkombëtarë të CNN, Clarissa Ward, ishte një nga mijëra personat e ngecur në aeroportin e Kabulit...

Osama bin Laden ua kishte ndaluar militantëve të Al-Qaeda-s që të vrisnin presidentin e tanishëm të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pasi mendonte që ai do ta fuste Amerikën në krizë. Në një letër dërguar ndjekësve të tij në maj të vitit 2010, Bin Laden jepte udhëzime për të vrarë...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden premtoi se SHBA do të tërheqë të gjithë amerikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, në konferencën e fundit për shtyp që dha në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me situatën në Afganistan. “SHBA tashmë ka marrë në kontroll aeroportin e Kabulit dhe...

Ministrat e Jashtëm të NATO kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në Afganistan, ku prej të shtunës talebanët kanë marrë pushtetin dhe miliona njerëz kërkojnë të largohen nga vendi. Në deklaratën me 6 pika, diplomatët e aleancës së atlantikut verior kërkojnë...

Kapitenia e ekipit afgan të futbollit për femra i ka bërë thirrje FIFA-s që të shpëtojë shoqet e saj të skuadrës nga talebanët që kanë marrë pushtetin ditët e fundit. 25-vjeçarja Shabnam Mobarez, e cila aktualisht banon në SHBA, i ka kërkuar qeverisë së futbollit që të ndërhyjë. Ajo postoi...

Turqia ka evakuuar të paktën 40 zyrtarë të lartë të qeverisë afgane nga Kabuli të hënën, të fshehur në një fluturim riatdhesimi të Turkish Airlines që u ul në Stamboll me 324 pasagjerë në bord. Midis tyre janë; zëvendës presidenti Sarwar Danish, ministri i jashtëm Mohammad Hanif Atmar dhe kreu...

Reporterja e CNN Clarisa Ward është mes të paktëve gazetarë të huaj që po ndjek nga afër zhvillimet në Kabul, duke i dhënë të gjithë botës një vështrim të qartë mbi kaosin dhe frikën që ka mbërthyer vendin, ku mijëra vetë presin të largohen sa më parë nga vendi. Raportimi...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje vendeve europiane që të mbajnë përgjegjësi për afganët që duan të largohen nga regjimi i Talebanëve, duke paralajmëruar që vendi i tij nuk ka ndonjë detyrim që të bëhet “magazinë refugjatësh për Europën”. “Europa, e cila është kthyer në qendër të...

Një foto shokuese tregon një avion evakuimi thuajse bosh, që është nisur me në bord gruan shtatzënë të një ish-marinsi, ndërkohë që talebanët nuk lejojnë mijëra afganë që të futen në aeroport dhe trupat amerikane qëllojnë në ajër dhe përdorin gaz lotsjellës mbi turmën që përpiqet të arratiset nga Kabuli....

Talebanët në Afganistan kanë shënjestruar një gazetar që punon për radion gjermane Deutsche Welle (DW). Nga të shtënat, ata vranë një anëtar të familjes së tij dhe plagosën rëndë një tjetër. Identiteti i reporterit, i cili tani banon në Gjermani, nuk është bërë i ditur. Disa anëtarë të tjerë të...

Facebook ka nxjerrë masa të reja sigurie për të mbrojtur përdoruesit në Afganistan. Pas rekomandimeve nga aktivistët, gazetarët dhe grupet e shoqërisë civile, kompania thotë se përdoruesit tani mund të mbrojnë postimet e tyre nga njerëzit që nuk i njohin. Gjithashtu, përdoruesit e Instagram-it në pronësi të Facebook në Afganistan...

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken është konsultuar me kryeminsitrin Edi Rama në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, bëri të ditur përmes një njoftimi të shkurtër për mediat se Blinken falënderoi Ramën për ofertën e bërë. Në një postim në...

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi të enjten se një rezistencë e armatosur ndaj talebanëve, e cila përfshin forcat e stërvitura nga SAS (Forcat Speciale të ushtrisë britanike) në Afganistan, po formohet në luginën Panjshir. Zyrtari rus konfirmoi gjithashtu se rezistenca drejtohej nga zv.presidenti i rrëzuar Amrullah Saleh dhe...

Pyetja e madhe që bëjnë sot të gjithë analistët dhe politikanët e Perëndimit, por edhe ata fqinjë me Afganistanin, është nëse talebanët kanë ndryshuar vërtet siç thonë, apo jo. Premtimi i tyre se do të jenë të qetë dhe nuk do të dhunojnë femrën si dikur, apo se do të...

Edhe pse premtuan se nuk do të ketë hakmarrje apo sulm ndaj kundërshtarëve, talebanët janë duke bërë krejt të kundërtën në orët e fundit në Afganistan. Kreu i një grupi që ofron shërbime inteligjente për Kombet e Bashkuara bën me dije se talibanët kanë nisur bastisjet derë më derë në...

Gratë udhëhoqën ditën e dytë të protestave kundër talebanëve në Afganistan, duke valëvitur flamujt kombëtarë në ditën e pavarësisë së vendit. Atyre iu bashkuan mijëra persona nga i gjithë vendi, një ditë pasi 3 persona u vranë në një protestë të ngjashme. Ndërkohë, edhe vetë talebanët e festuan ditën e...

Këngëtarja më e suksesshme femër e Afganistanit arriti të largohet nga vendi me një avion amerikan. Aryana Sayeed, këngëtare dhe anëtare jurie të versioni afgan i emisionit “The Voice”, shkroi në rrjetet sociale se ishte mes personave fatlumë që kishin arritur të largoheshin të mërkurën nga vendi, ndërkohë që Talebanët...

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter u shpreh se populli shqiptar nuk duhet të harrojë se dikur ka qenë në pozitën e afganëve që po largohen nga vendi i tyre, pasi talebanët morën pushtetin. “Dikur afganët ishim ne, që largoheshim nga Ferri ynë. Shqipëria nuk duhet...

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për BBC, deklaroi se aleatët evropianë duhet t’i gjenden pranë njerëzve që sot kanë nevojë. “Ne i kemi parë tmerret e luftës dhe na është dashur të strehojmë në vendin tonë jo shumë kohë më parë. Strehuam gjysmë milionë refugjatë nga Kosova, që po...

Rënia e shpejtë e Afganistanit në duart e Talebanëve, dy dekada pasi Shtetet e Bashkuara pushtuan vendin, i hapi rrugë një krize politike dhe humanitare. Por disa ekspertë të sigurisë kanë ngritur edhe pyetjen: Çfarë do të ndodhë me pasurinë e madhe dhe të pashfrytëzuar minerare? Afganistani është një prej...

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për gazetën italiane “Il Foglio” se Shqipëria do të presë 2-3 mijë afganë, të cilët largohen për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve. Duke i bërë thirrje edhe vendeve europiane që të hapin dyert për refugjatët, Rama thotë: “Bëhet fjalë për 2-3 mijë persona. Nuk dua...

Nënat e dëshpëruara afgane kanë hedhur fëmijët e tyre në tela me gjemba në aeroportin e Kabulit, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i nxjerrë ata jashtë vendit. Ndërsa ushtarët amerikanë lëshuan granata për të mbajtur turmën mbrapa. Mediat britanike kanë publikuar pamjet tronditëse nga Kabuli, ku nënat u përgjërohen...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje vendeve demokratike të mos hezitojnë të strehojnë afganët që po largohen nga vendi i tyre për shkak të regjimit të talebanëve. “Askush nuk largohet sepse do, por për shkak të dëshpërimit. E për këtë arsye do t’u bëja thirrje të gjitha qeverive...

Luftëtarët talebanë rrethuan aeroportin e Kabulit të enjten dhe qëlluan me armë në ajër për të penguar hyrjen e shumë afganeve që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara. Skena kaotike u raportuan pranë zonës, ndërsa qeveritë e vendeve të ndryshme nxitojnë të kthejnë në atdhe shtetasit e vet, dhe kolegë...

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka shprehur vlerësimin e tij për vendin tonë, në ditën botërore humanitare, për vendimin që kanë marrë autoritetet për pritjen e afganëve që largohen nga vendi i tyre, “Vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehë për refugjatët afganë. Në vendet e...

Situata në aeroportin e Kabulit mbetet e ndërlikuar dhe e dhunshme, disa ditë pasi talebanët morën kontrollin e qytetit. Shumë qytetarë afganë që kanë bashkëpunuar me forcat e koalicionit duan të largohen por talebanët kanë bllokuar aksesin. Gazetarja e CNN  Klarisa Ward, sfidon rrezikun nga militantët dhe raporton mes krismave...

Presidenti Joe Biden premtoi trupat amerikane do të qëndrojnë në Afganistan derisa të evakuohet çdo amerikan, edhe nëse kjo do të kërkonte të mbahej një prani ushtarake atje përtej afatit të 31 gushtit. Presidenti hodhi poshtë kritikat se Shtetet e Bashkuara duhet të kishte bërë më shumë për të planifikuar...

Më shumë se 20 vite luftë, një kosto prej 2300 miliardë dollarësh dhe 241 mijë viktima. Janë këto disa nga shifrat e bilancit të luftës në Afganistan. Ai që i bën llogaritë është Instituti Watson në universitetin Brown, që në raportin Kostot e Luftës rendit listën e kostove, ekonomike dhe...

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për gazetarin e Fox News, Sean Hannity, deklaroi se ajo që po ndodh në Afganistan është e pabesueshme dhe se talebanët po ia hedhin amerikanëve. “Po na e hedhin njerëz të fortë, që janë negociatorë fantastikë. Janë shumë të mirë në negociata, pasi...

Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni, ishte e ftuar në studion e “Ditari” në A2 për të komentuar strehimin e afganëve në vendin tonë.

Këshilli Europian, me anë të një deklarate të firmosur edhe nga Shqipëria, ka shprehur shqetësimin mbi situatën e grave dhe vajzave në Afganistan, pasi talebanët morën pushtetin ditën e dielë, me hyrjen në Kabul. “Jemi shumë të shqetësuar për gratë dhe vajzat afgane, për të drejtët e tyre për arsim,...

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në cilësinë edhe të koordinatores për operacionin humanitar në ndihmë të shtetasve afganë inspektoi qendrën pritëse dhe strukturat akomoduese, të ngritura posaçërisht për këta refugjatë Ministrja Xhaçka ndoqi nga afër punën e bërë në qendrën pritëse në aeroportin e Rinasit, ku...

Ish-Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është arratisur me plot 169 milionë dollarë dhe i është ofruar azil në Dubai “për arsye humanitare”, sipas ambasadorit afgan në Taxhikistan. Ghani u largua nga vendi ditën e dielë, ndërkohë që talebanët kishin rrethuar kryeqytetin Kabul, me arsyetimin se donte të shmangte gjakderdhjen. Sipas...

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në Jalalabad për të protestuar kundër heqjes së flamurit kombëtar dhe të zëvendësuar kudo me atë të talebanëve.  Të paktën dy persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në protestën kundër heqjes së flamurit afgan nga...

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për gazetën spanjolle “El Periodico” numrin e afganëve që pritet të mbërrijnë këtë javë në Shqipëri. “Do të jenë rreth 1000”, citohet Rama nga gazeta spanjolle. “Do të jenë aktivistë, gra, gazetarë, mësues dhe persona që kanë punuar për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Kryeministri...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, fajësoi dështimin politik të liderëve të Afganistanit për situatën në vend. Ai paralajmëroi se do të kundërpërgjigjen nëse talebanët do të mbështesin sulme terroriste ndaj Perëndimit. “Gjatë dy dekadave të fundit nuk ka pasur sulme terroriste në tokën e shteteve aleate, të organizuara...

Në pritje të mbërritjes së avionit të parë me afganë në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, inspektoi çadrat që janë vendosur në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas. Më pas, Xhaçka u zhvendos në godinat e Qytetit Studenti, ku refugjatët do të strehohen përkohësisht. Ata do të qëndrojnë aty...

Forcat britanike në aeroportin e Kabulit “Hamid Karzai” po bashkëpunojnë me Talebanët, tha shefi i Shtabit të Mbrojtjes Nick Carter, për Sky News. “Po bashkëpunojmë në terren me ta dhe deri tani duket një marrëdhënie shumë e drejtpërdrejtë. Mendoj se gjithçka duket e qetë për momentin”, tha Carter. “Ata po...

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, tha se vendi i tij dhe i gjithë Bashkimi Europian kanë një detyrim ndaj bashkëpunëtorëve të tyre në Afganistan, të cilët duhet të mirëpriten për të mos vuajtur nga hakmarrja e regjimit të talebanëve në vend. Por ai shtoi se të gjithë duhet të bëjnë...

Ndërsa konsolidojnë pushtetin, udhëheqësit talebanë zbulojnë fytyrat për botën duke lënë pas krahëve jetën në fshehtësi të së kaluarës. Por çfarë dimë për eksponentë kryesorë të grupit, dhe me gjasë liderët e rinj të Afganistanit? Në krye të lidershipit qëndron Hibatullah Akhundzada, i emëruar komandant suprem i talebanëve në maj...