Kjo ngjarje ka përfunduar

Nis “Defender Europe 21”. Yuri Kim: Nuk e kemi zgjedhur rastësisht Shqipërinë

  • Ka nisur sot “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
  • Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë.
  • Mbi 1000 trupa shqiptare do të marrin pjesë në stërvitje
  • Mbi 28 mijë trupa nga 16 vende aleate të NATO-s.
  • Në Shqipëri, stërvitja do të zhvillohet në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, Në Zall-Herr, etj.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “Shqipëria ka ende dy fronte të mëdha, të hapura”, në të cilat do të përqendrohet qeveria. “Nga njëra anë, fronti i përpjekjes për zhbërjen përfundimtare të pasojave të tërmetit; nga ana tjetër, fronti i përpjekjes për daljen nga lufta me pandeminë. Plani ynë, siç jemi...

Pas Luftës së Dytë Botërore në rajonin e Ballkanit nuk ishin parë kaq trupa ushtarake sa ata që mbërritën përgjatë 2 muajve, në maj dhe qershor të këtij viti, për të zhvilluar stërvitjen “Defender Europe 2021”. Një numër prej 28 mijë ushtarësh nga 26 kombe, ku mes tyre ishin 1...

Dhurata të vogla, por kuptimplota e sidomos kur dhuruesi nuk është as shteti dhe as ndonjë organizata jofitimprurëse. Ushtarët e divizionit 53 të Gardës Kombëtare të Floridës, që kanë ardhur në Shqipëri për stërvitjen “Defender21”, kishin vendosur nga 2 mijë dollarë secili për të blerë këto dhurata për nxënësit e...

Në stërvitjen më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021” marrin pjesë edhe dy pilote shqiptare, Valdete Mehanja dhe Armela Murati. Nëntogere Valdete Mehanja ka lindur në Kosovë, por prej vitesh ajo është pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131, në Gardën Kombëtare të Alabamës. Ajo ka ardhur në...

Stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 21” është duke vijuar në vendin tonë. Kjo e diel u cilësua si “Dita e hapur” e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane. Në Sheshin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin edhe liderët në vend, si dhe...

Stërvitja “Defender 2021” u zhvendos në repartet e Zall-Herrit, ku oficerët shqiptarë dhe amerikanë kryen dy ushtrime, çminimin e një zone dhe reagimin ndaj një sulmi kimik. Një prej oficerëve amerikanë tregon fazën e parë. “Mjeti ynë gjeti një minë të groposur në tokë dhe e markoi duke përdorur aparaturën tonë. Një tjetër automjet mbërrin dhe gërmon minën e identifikuar. Kolegët shqiptarë çaktivizuan minën dhe siç duket, në momentin që ushtari i parë shqiptar mbërriti aty, mina shpërtheu dhe ushtari u plagos. Më pas kolegët e evakuuan jashtë zonës së rrezikut, për ta dërguar në spital”. Faza e dytë e stërvitjes kishte të bënte me reagimin ndaj një sulmi kimik, ku u improvizua një situatë e tillë. Efektivët e ushtrisë larguan personat e prekur nga ky sulm, për t’i zhvendosur drejt tendës, ku jepet edhe ndihma e parë mjekësore. Ekspozimi i veshjeve që mbrojnë ushtarët nga ky sulm dhe reagimi i shpejtë ishin qëllimet e këtij ushtrimi. Një nga oficerët shqiptarë i sheh bashkëkombësit tanë në radhët e NATO-s, si të barabartë me çdo ushtri tjetër, pjesë e aleancës. Faza e fundit e kësaj stërvitjeje kishte të bënte me përmirësimin infrastrukturës rrugore, në ndihmë të komunitetit.

Stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 21” është duke vijuar në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm, trupat ushtarake kanë kryer ushtrime që kanë të bëjnë me zbulimin e minave. Mbi 1000 trupa shqiptare po marrin pjesë në stërvitje, së bashku me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate...

Mbërritën këtë të diel në Rinas 267 trupa të Marinës Amerikane. Ata u pritën nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Ata janë pjesë e skuadrës së 53-të Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë, të cilët do të zhvillojnë stërvitjen në bazën ushtarake të Bizës. Kjo stërvitje është pjesë e “Defender...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Twitter disa pamje dhe foto nga stërvitja e përbashkët ushtarake “Defender Europe 21”, që ka nisur prej disa ditësh në Shqipëri. Në video shihen momentet nga manovrat ushtarake për evakuimin e ekuipazhit nga mjetet ujore...

Nisi dje në Durrës, “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe, që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane mbërritën në port, diçka që ndodh për herë të pare, që prej Luftës së Dytë Botërore,...

Gazetari Maringlen Mulla nga Durrësi raporton mbi fillimin e stërvitjes së NATO-s, një nga më të mëdhatë e zhvilluara ndonjëherë në vitet e fundit, që kësaj radhe do të zhvillohet në vendin tonë.

Ka nisur sot në vendin tonë stërvitja e përbashkët ndërkombëtare “Defender Europe 21”, e cila do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes “DefenderEurope 21” e Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit, gjeneralët e SHBA Tod Wolters, Jeffrey...

Në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, kryeministri Rama e ka quajtur një moment historik për marrëdhëniet me NATO-n. Kreu i qeverisë u shpreh se ky është një moment historik që na mbush me krenari, por dhe me përgjegjësi. “Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më...

Në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, presidenti Ilir Meta falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për rolin që i është caktuar Shqipërisë. “Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ndihet shumë e vlerësuar për faktin që i është besuar roli mikpritës dhe jam i bindur që forcat...

Nisja e stërvitjes ushtarake “Defender 2021” u përshëndet dhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Diplomatja amerikane në Tiranë falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë SHBA-së dhe NATO-s në misionet e saj dhe u shpreh se ajo nuk është zgjedhur rastësisht për mbajtjen...

Ka nisur sot “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë...

Në prag të çeljes së stërvitjes “Defender Europe 21”, në Tiranë mbërriti Komandanti i Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli, i cili u prit me ceremonitë përkatëse ushtarake. Komandanti i Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli, shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim u pritën fillimisht...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar në rrjetet sociale pamje të zbarkimit të mjeteve dhe trupave amerikane në Portin e Durrësit, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender 21”, të organizuar nga NATO në disa vende, përfshi edhe Shqipërinë. “Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët...

Shqipëria do të jetë pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, Defender 21. I udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mes 28 mijë trupave nga 26 kombe, Defender 21 ka si synim ndërtimin e gatishmërisë operacionale të të gjitha vendeve aleate të NATO-s. Në një informacion për mediat, kolonel...

Ambasadorja Yuri Kim ka pritur sot ushtarët amerikanë të zbarkuar në vendin tonë, në kuadër të “Krenare të mirëpres ushtarët amerikanë në Shqipëri, ndërkohë që përgatitemi për stërvitjen më të madhe shumëpalëshe në Ballkanin Perëndimor, të udhëhequr nga SHBA. Defender 21 do të testojë dhe forcojë aftësinë e aleatëve për...

“Defender Europe 21”, nuk do të jetë një stërvitje e thjeshtë e sfafit të ambasadës amerikane në Tiranë nga marinsat e SHBA-ve, por një spektakël i vërtetë ushtarak, me pjesëmarrjen e mijëra forcave. Kolonel Dritan Demiraj, njëkohësisht ish-ministër i Brendshëm, rrëfen detajet e kësaj stërvitjeje që do të zhvillohet në...

Kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha, ambasadorja amerikane në Tiranë, si dhe zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Europë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard po zhvillojnë një takim në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta për “Defender Europe 21”. Gjenerali amerikan po u jep detaje mbi programin...

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mirëpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë. Për të parë nga afër përgatitjet, vendin tonë po e viziton zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u...