Kjo ngjarje ka përfunduar

Italia, kampione e Evropës për herë të dytë, mund me penallti Anglinë në Wembley

Gigio Donnarumma habiti të gjithë tifozët me qetësinë e tij pasi priti penalltinë ndoshta më të rëndësishme të karrierës së tij. Portieri italian priti goditjen e të riut Saka dhe nuk reagoi fare, por eci ngadalë dhe priti të vinin shokët e ekipit që po vraponin si të çmendur për...

Anglezët nuk e përtypën humbjen në finalen e “Euro 2020” ndaj Italisë dhe menjëherë pas ndeshjes shpërthyen trazirat në stadiumin Wembley, aty ku ishte i pranishëm edhe piloti anglez i Formula 1, Lando Norris. Pilotit të McLaren iu vodh një orë Richard Mille me vlerë 46 000 euro, kur po...

Dita e djeshme ishte një ditë feste në të gjithë Italinë, pasi heronjtë e “Euro 2020” u kthyen në shtëpi bashkë me kupën. Pasi bënë vizitat përkatëse të Presidenti dhe kryeministri, futbollistët italianë bënë xhiro me autobus të hapur në rrugët e Romës, për të takuar nga afër tifozët. Gjatë...

Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, kishte vendosur letrën e shënimeve me gjuajtësit e penalltive të Italisë në shishen e tij të ujit. Anglia humbi në serinë e 11-metërshave finalen e madhe të “Euro 2020”, duke dështuar sërish në arenën ndërkombëtare, për më tepër në Ëembley. Numri 1 i Evertonit priti...

Giorgio Chiellini ndaloi me një faull të vrazhdë të riun Bukayo Saka, kur ky i fundit i shpëtoi mbulimit të mbrojtësit në vijën anësore. Juventini e tërhoqi nga jaka e fanellës, duke e përplasur në tokë 19-vjeçarin, moment që provokoi shumë “meme” në rrjetet sociale. Shumica e “meme”-ve tregojnë Chiellinin...

Jo vetëm festa për një trofe të lakmuar nga çdo futbollist. Triumfi në “Euro 2020” do të shpërblehet në mënyrë të përshtatshme edhe në aspektin financiar për Italinë. Të kaltërit përfitojnë edhe 28 milionë euro bonus pas suksesit në Wembley. Konfirmimi u dha nga UEFA, e cila rriti shpërblimin për...

Një pjesë e tifozëve anglezë ka firmosur një peticion për përsëritjen e finales së “Euro 2020”, pasi ekipi i tyre humbi me 11-metërsha ndaj Italisë. Arsyeja e peticionit është se përballja ishte e “padrejtë”. “Padrejtësia”, sipas tyre, qëndron në faktin se italianët luajtën “pistë”, sidomos kur kapiteni Giorgio Chiellini tërhoqi...

Mbrëmja e djeshme ka qenë një natë e mbushur plot me emocione për të gjithë sportdashësit në Evropë. Finalja e Euro 2020, Itali-Angli përfundoi me fitoren e Italisë duke bërë që anglezët të kthehen në shtëpi pa një kupë dhe pa fitore. Por në Wembley ka pasur edhe një tifoz...

Italia rrëmbeu titullin e kampiones së Europës mes mijëra tifozëve në Wembley teksa mundi Anglinë pas penalltive. Festa e stafit italian ishte e jashtëzakonshme në fushën e lojës pas ngritjes së titullit të dytë në historinë e tyre. Por në dhomat e zhveshjes, italianët kanë festuar gjatë, deri diku duke...

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka mbajtur mbi shpatulla përgjegjësinë për humbjen ndaj Italisë, pasi të rinjtë Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka humbën penalltitë duke lënë britanikët zemërthyer. Harry Kane dhe Harry Maguire shënuan dy penalltitë e para të Anglisë, por Rashford dhe Sancho nuk arritën të shënojnë,...

Një natë magjike për të gjithë italianët. Miliona tifozë të kombëtares së Mancinit kanë mbushur sheshet kryesore të Italisë, ku kanë festuar me muzikë dhe alkool deri në orët e para të mëngjesit. Italia mundi me 11-metërsha Anglinë, me Gigio Donnarumma heroin e finales që u zgjidh vetëm pas goditjes...

Leonardo Bonucci, autori i golit të barazimit ndaj Anglisë, në finalen e “Euro 2020”, deklaroi pasi Italia ngriti kupën në qiell se axurrët u dhanë leksione anglezëve. “Kupa tani do të kthehet në Romë. Na vjen keq për anglezët, por Italia dha sërish leksione. Ishte e mrekullueshme të shikoje 60...

Giorgio Chiellini deklaroi pas fitores së madhe të Italisë në “Euro 2020” se axurrët e merituan plotësisht fitoren. “E ndjenim që kishte diçka magjike në ajër. E meritojmë këtë fitore. Është një emocion i pabesueshëm, jemi të veçantë, tani le ta shijojmë këtë sepse gjithçka është shumë e bukur. Fituam...

UEFA ka shpallur portierin e Italisë, Gianluigi Donnarumma, si lojtarin më të mirë të kompeticionit. Pritjet e tij përcaktuese përgjatë gjithë “Euro 2020”, por sidomos në seritë e 11-metërshave në gjysmëfinalen ndaj Spanjës dhe në finalen ndaj Anglisë, bënë që të vlerësohej si më i miri i turneut.

Italia mundi me 11-metërsha Anglinë, me Gigio Donnarumma heroin e finales që u zgjidh vetëm pas goditjes së penalltive, ku anglezët humbën 3 të tilla. Në serinë e 11-metërshave, Rashford goditi shtyllën, ndërsa goditjet e Sancho dhe Saka u pritën nga Donnarumma, ndërkohë që për italianët gabuan Belotti dhe Jorginho....

Finalja e “Euro 2020”, Itali-Angli, shkon në shtesë. 90 minutat e kohës së rregullt nuk nxorën një fitues, me skuadrat që barazuan 1-1. Anglia shënoi me anë të Shaw që në minutën e dytë të ndeshjes, atë që është goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Evropianit. Trippier...

Italia ka barazuar rezultatin 1-1, me anë të një goli të realizuar nga Leonardo Bonucci. Pas një krosimi nga goditja e këndit, Verrati godet me kokë dhe topi që godet shtyllën ngel në zonën e vogël, ku Bonucci përfiton për ta dërguar në rrjetë.

Finalja e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë ka krijuar një atmosferë të zjarrtë edhe në Tiranë. Qindra tifozë të dy ekipeve kanë dalë në shesh, me flamuj anglezë dhe italianë, për të mbështetur ekipet e zemrës.

Mbyllet 1-0 për Anglinë pjesa e parë e finales së “Euro 2020”. Finalja nisi menjëherë me gol. Luke Shaw kaloi në avantazh Anglinë, pas një goli që në minutën e dytë të ndeshjes ndaj Italisë. Trippier krosoi nga e djathta e sulmit anglez dhe futbollisti i Manchester United goditi menjëherë...

Finalja e kampionatit europian në Wembley, që sheh përballjen midis Italisë dhe Anglisë, u paraprijë nga një spektakël madhështor, që është edhe ai përmbyllës i Euro 2020. Rreth 67.500 spektatorët që prej orësh ndodheshin në stadium patën mundësi të shijojnë spektaklin me një koreografi plot ngjyra, kërcime dhe muzikë, ku...

Finalja e “Euro 2020” nis menjëherë me gol. Luke Shaw kaloi në avantazh Anglinë, pas një goli që në minutën e dytë të ndeshjes. Trippier krosoi nga e djathta e sulmit anglez dhe futbollisti i Manchester United goditi menjëherë me të majtën, duke shtangur portierin Donnarumma. Ky ishte goli më...

Janë publikuar formacionet zyrtare të finales së Euro 2020 që do të zhvillohet në Wembley mes Italisë dhe Anglisë. Të kaltrit do të zbresin në fushë me një formacion identik me atë të ndeshjes së fundit, me skemën 4-3-3, me Donnarumma në portë, Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci dhe Emerson në...

Tension përreth stadiumit Wembley në prag të finales së “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë. Tifozët anglezë kanë “pushtuar” rrugët me kore, por edhe me përleshje. Madje, një grup tifozësh kanë tentuar edhe të hyjnë në stadium pa biletë, duke bërë që policia të ndërhyjë për t’i neutralizuar.

Sot është ndeshja më e rëndësishme prej dekadash për dy kombëtaret që do të përballen në finalen e Europianit, Italia dhe Anglia. Italia nuk fiton një europian nga viti 1968, por ndërkohë ka marrë pjesë në finale të tjera, si në vitin 2000 ndaj Francës, ose në 2012 kundër Spanjës....

Një lajm jo i mirë vjen për ekipin anglez një ditë përpara finales së Euro 2020 përballë Italisë që do të luhet në mitikun Uembli. Mesfushori Phil Foden është dëmtuar dhe nuk do të jetë i disponueshëm në këtë ndeshje që mund të ishte dhe më e rëndësishmja e karrierës...

Finalja e Euro 2020 po afron dhe e gjithë Britania e Madhe dhe drejtuesit e saj e kanë vëmendjen tek ekipi anglez, që të dielën do të luajë një “betejë” në Uembli përballë Italisë. Vetë Mbretëresha Elisabeth, në vigjilje të kësaj ndeshje, i ka shkruar një letër trajnerit Gareth Southgate...

Britania e Madhe ishte një ndër vendet e para që lehtësoi masat kundër koronavirusit, për shkak dhe programit shumë të mirë të vaksinimit, por situata nuk po shkon në drejtimin e duhur. Janë mbi 32 mijë persona të tjerë të infektuar me Sars Cov-2 në 24 orët e fundit dhe...

UEFA ka gjobitur me 26 mijë paund Federatën Angleze të Futbollit në lidhje me incidentin, ku një lazer u drejtua nga portieri Kasper Schmeichel gjatë gjysmëfinales së Euro 2020. Pamjet televizive treguan një dritë jeshile në fytyrën e portierit danez në momentin që Harry Kane po gjuante penalltinë e fituar...

Një biletë për të parë kombëtaren në Kampionatin Europian, sidomos në ditët e sotme kur numri i tifozëve është i limituar, është një dhuratë e jashtëzakonshme, e parefuzueshme. Kështu mendoi edhe 37-vjeçarja Nina Farooqi, e cila mori një biletë nga shoqja e saj, por sot është e papunë. Shoqja e...

Ekipi i Anglisë e ka menduar që tani se ku do t’i harxhojë paratë që do të fitojë nëse shpallet fitues i Europianit dhe nuk është si mendoni. Mediat britanike shkruajnë se të gjithë lojtarët kanë vendosur të dhurojnë paratë e fituara gjatë Euro 2020 për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar. Sipas...

UEFA ka dhënë dënimet e para për sjelljen e pahijshme të tifozëve gjatë kampionatit europian të futbollit. Kështu, Komisioni i Disiplinës vendosi të dënojë Hungarinë të luajë 3 ndeshje me dyer të mbyllura dhe një gjobë 100 mijë euro për sjelljen diskriminuese të tifozëve të saj. Sipas verdiktit, tifozët hungarezë...

Të dielën në mbrëmje të gjithë sytë e anglezëve do të jenë të ngulur në Wembley, aty ku luhet ndeshja më e rëndësishme e futbollit për ta në 55 vitet e fundit. Edhe pse jemi ende 2 ditë nga përballja e “Tre Luanëve” me Italinë, në Angli ka nisur që...

Dy ditë para finales Angli-Itali, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është shprehur se nuk e mbështet një format të tillë të Kampionatit Europian, i cili për herë të parë këtë vit u zhvillua në disa shtete. “Në njëfarë mënyrë nuk është korrekte që disa ekipe të bëjnë rreth 10 mijë...

Pas elefantit apo maces, tashmë është tigri siberian që parashikon finalen e Kampionatit Europian. Sipas tij, Anglia do të triumfoi ditën e diel në finalen e madhe të Wembley-t, duke siguruar për herë të parë këtë trofe.

Pavarësisht zhgënjimeve për të fituar trofeun më të rëndësishëm kontinental, dështimi  ka kaluar pa pasoja për dy pretendentët kryesorë të Euro 2020. Franca dhe Belgjika konfirmojnë trajnerët. Didier Deschamps do të vijojë punën te kampionët e botës, edhe pse “Gjelat” u eliminuan në 1/8 nga Zvicra. Trajneri do të qëndrojë...

Dy ditë nga finalja e Euro 2020, në Kombëtaren Italiane janë të shqetësuar për mundësinë e një infektimi të mundshëm me Covid. Disa gazetarë, të paktën tre, të cilët kanë shoqëruar Italinë në ndeshjen me Spanjën, por që ka pasur kontakte me skuadrën vetëm gjatë konferencave për shtyp, kanë rezultuar...

Giorgio Chiellini është një nga protagonistët kryesorë të Italisë finaliste të “Euro 2020”. Kapiteni i “axurrëve”, në një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s dhe Federatës Italiane të Futbollit, shpjegoi se çfarë ndodhi me Jordi Albën në shortin përpara goditjes së 11-metërshave. “U komentua shumë ai episod, por në të vërtetë...

UEFA ka caktuar arbitrin holandez Bjorn Kuipers si njeriun që do të mbajë drejtësinë në finalen e së dielës në Wembley mes Anglisë dhe Italisë. Për 48-vjeçarin do të jetë sfida e 4-ët që do të gjykojë në këtë Europian, pas dy sfidave të gjykuara në fazën e grupeve Danimarkë-Belgjikë...

UEFA ka hapur një hetim ndaj Anglisë në lidhje me incidentin, ku një lazer u drejtua nga portieri Kasper Schmeichel gjatë gjysmëfinales së Euro 2020. Pamjet televizive treguan një dritë jeshile në fytyrën e portierit danez në momentin që Harry Kane po gjuante penalltinë e fituar nga Sterling në kohë...

Italia siguroi një vend në finalen e madhe të “Euro 2020”, pasi mundi Spanjën me 11-metërsha të martën. Të dielën, “axurrët” do të përballen me Anglinë për titullin kampion dhe media angleze e ka parë të arsyeshme që mos të bëjë analizën e lojës së italianëve, por të “studiojë” partneret...

Polemika e ndeshjes Angli-Danimarkë njollosi një Evropian që deri në gjysmëfinale nuk ka pasur arbitrat protagonistë. Në aksionin e 11-metërshit ishin dy topa në fushë dhe më pas, një kontakt fare i lehtë në zonë u konsiderua i mjaftueshëm për penallti nga ana e arbitrit holandez, Danny Makkiele. Ky arbitër...

Iturralde González, ish-arbitër spanjoll, ka komentuar episodin e 11-metërshit të akorduar për Anglinë në shtesë, kur Sterling u rrëzua në zonë pas një kontakti fare të lehtë me mbrojtësin danez Maehle. Ai shpjegon përse nuk ndërhyri VAR-i në këtë rast. “Nuk është penallti, por ka kontakt. Prandaj nuk ndërhyn dot...

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, vlerëson Danimarkën pasi e mundi në gjysmëfinalen e Europianit për atë që vikingët treguan në fushën e lojës gjatë 120 minutave lojë. “Jam shumë krenar për lojtarët. Ne e dinim që nuk do të ishte e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës në Romë,...

“Çfarë ndeshje, çfarë rezultati! Një provë gjigante për Anglinë. I gjithë vendi do të jetë me ju të dielën”. Ky është mesazhi i ndarë në rrjetet sociale nga Dukët William e Kate pas gjysmëfinales që nxori “Tre Luanët” fitues ndaj Danimarkës. William e ndoqi ndeshjen drejtpërdrejt nga shkallët e mitikut...

Kasper Hjulmand u shpreh i zhgënjyer pas humbjes në shtesë 2-1 nga Anglia në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian. “Zhgënjimi është i madh. Ishim shumë afër përmbushjes së ëndrrës tonë, të arrinim në finale. Kjo ishte ajo që ne kishim në mendje. Për këtë po luftonim dhe ishim kaq afër. Kishte...

I ekzaltuar është shfaqur Harry Kane pas kualifikimit historik që Anglia e tij mori për në finalen e 11 korrikut në Wembley. “Është e pabesueshme, ishte një ndeshje e vështirë. Ata u mbrojtën poshtë dhe këtë gjë e prisnim. Publiku ishte fantastik. Penalltia? Nuk ishte e lehtë të shënoje dhe...

Kasper Schmeichel ishte lojtari më i vlerësuar në humbjen e Danimarkës 2-1 nga Anglia. Portieri danez realizoi disa pritje spektakolare, ndërsa arriti të ndalë edhe Kane nga pika e penalltisë në shtesë, edhe pse anglezi arriti të shënojë pas pritjes. Ndërkohë, lojtari më i dobët i ndeshjes ka qenë danezi...

Me mijëra anglezë janë në pritje të finales së Wembley-t dhe goli i barazimit ndaj Danimarkës i ka ekzaltuar pa masë në të gjitha sheshet e Anglisë ku ata janë mbledhur për të ndjekur gjysmëfinalen.

Italia merr dritën jeshile për 1000 tifozë që mund të udhëtojnë nga Italia drejt Londrës për të ndjekur finalen e Wembley. Lajmin e bën të ditur Federata Italiane e Futbollit që tregon se UEFA ka pranuar kërkesën e tyre, por me disa kushte. Tifozët nuk mund të qëndrojnë më shumë...

Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel, ka “thumbuar” gazetarët anglezë në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales së “Euro 2020” mes Anglisë dhe Danimarkës, që do të luhet mbrëmjen e sotme. Schmeichel u pyet nëse e ka dëgjuar ndonjëherë shprehjen e tifozëve anglezë “Po kthehet në shtëpi” (It’s coming home) dhe...

Christian Eriksen, bashkëshortja e tij dhe 6 mjekët që i shpëtuan jetën futbollistit, janë ftuar nga UEFA në finalen e “Euro 2020”, që do të luhet të dielën, në Wembley. Agjenti i futbollistit të Interit, Martin Schoots, tha për “Sportsmail”: “Christian ndihet ende pjesë e ekipit. Danimarka është vend i...

Leonardo Bonucci pranoi pas kualifikimit për në finalen e “Euro 2020” se ndeshja ndaj Spanjës ishte një nga më të vështirat e karrierës së tij. Mbrojtësi i Juventusit pati punë jo vetëm me sulmuesit spanjollë, por edhe me punonjësit e sigurisë së stadiumit. Një prej tyre e ngatërroi futbollistin italian...

“Kemi bërë një Europian të shkëlqyer. Ne ishim më superiorë. Pas 9 vitesh, Spanja është rikthyer. Ata po prisnin me padurim penalltitë. Ishin të etur, ndërsa ne do të donim të luanim edhe 30 minuta”. Kështu u shpreh trajneri i Spanjës, Luis Enrique, pasi u eliminua nga penalltitë nga Italia,...

“Janë vetëm tre ditë për të marrë veten. Është me të vërtetë diçka e pabesueshme ajo që po bëjmë. Do të rikthehemi këtu pas 5 ditësh dhe duhet të kemi të njëjtin agresivitet për të çuar në Itali atë që na mungon prej 50 vitesh”, këto ishin fjalët e mbrojtësit...

Italia arriti të kalojë në finale të Euro 2020, pasi triumfoi pas penalltive ndaj Spanjës, ndërsa 120 minutat e lojës u mbyllën në barazim 1-1. Chiesa është shpallur lojtari më i vlerësuar i ndeshjes pas golit spektakolar, ndërsa edhe lojtari më pak i vlerësuar në këtë takim është në radhët...

“Merita i takon djemve, sepse ata besuan në gjithë këto tre vite, por nuk ka mbaruar ende. Duhet të mbledhim forcat, ato që kanë mbetur dhe të përgatitemi për në finale”. Kështu u shpreh trajneri Mancini pas fitores së mundimshme që Italia mori ndaj Spanjës pas gjuajtjes së penalltive. Tekniku...

Itali-Spanjë ishte një ndeshje me shumë emocione, e cila u vendos në fund pas goditjeve të penalltive, ku të kaltrit siguruan finalen. Ndërkohë, në tribunat e Wembley-t dhuruan spektakël.

UEFA ka caktuar dhe arbitrin që do të “mbajë drejtësinë” në gjysmëfinalen tjetër të Euro 2020, atë mes Anglisë dhe Danimarkës. Do të jetë holandezi Danny Makkelie ai që do të ketë këtë detyrë të vështirë që do të luhet të mërkurën në mitikun britanik të Wembley. Arbitri holandez do...

Një moment emocionues është regjistruar përpara nisjes së gjysmëfinales mes Italisë dhe Spanjës në stadiumin e Wembley. Organizatorët përkujtuan yllin me muzikës Rafaella Carra, e cila ndërroi jetë një ditë më parë, duke vendosur një nga këngët më të njohura të saj “A far l’amore comincia tu”. UEFA pranoi kërkesën...

Danimarka po bën gati përgatitjet e fundit për përballjen me Anglinë dhe kapiteni i saj Kjaer nuk harron në këto momente për të falënderuar tifozët që i kanë ndjekur hap pas hapi në këtë aventurë. Përmes një mesazh në Twitter, Kjaer shkruan se do të japin gjithçka në Wembley dhe...