Kjo ngjarje ka përfunduar

Italia, kampione e Evropës për herë të dytë, mund me penallti Anglinë në Wembley

Mbappe është shprehur se Gjermania është ndeshja më e vështirë për Francës pasi ajo është e para në Europian dhe i gjithë përqendrimi do të jetë aty. “Ndeshja më e vështirë? Kundër Gjermanisë. Sepse është ndeshja jonë e parë. Gjermania ka shumë lojtarë të rinj në moshë. Ka dhe lojtarë...

UEFA ka caktuar holandezin Danny Makkelie si arbitër të ndeshjes hapëse të EURO 2020 në 11 qershor, Itali-Turqi, e cila do të luhet në stadiumin Olimpico të Romës. Bashkëatdhetarët Hessel Steegstra dhe Jan De Vries do të ndihmojnë, ndërsa francezja Stephanie Frappart do të jetë zyrtari i katërt. Në VAR...

Fanella e re e skuadrës kombëtare të Ukrainës, me të cilën do të luajë në Euro 2020, ka sjellë reagim të ashpër nga Rusia. Në fanellë është përfshirë harta e shtetit ukrainas, përfshirë edhe Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, dhe i konsideruar si pjesë e...

Ben White ka bërë ngjitjen e ëndërruar në karrierë. Në 4 sezonet e fundit, futbollisti anglez ka luajtur në kategorinë e katërt, kategorinë e tretë, kategorinë e dytë dhe kategorinë e parë (Premier League). Pasi shkëlqeu në ngjitjen e Leeds në Premier, qendërmbrojtësi u konfirmua me Brighton, duke merituar edhe...

Nga Lothar Matthäus, te Gigi Buffon, zbuoni veteranët e “topkëmbës” që kanë luajtur në turneun më të rëndësishëm të Europës për kombëtare.

Ai është lojtari më i madh që Polonia ka nxjerrë dhe protagonist i futbollit europian në vitet e fundit. Por kur të udhëheqë kombëtaren e tij në Euro 2020, Robert Lewandowskido të ketë një peng të vetëm. Një vit para se të bëhej futbollist profesionist, babai i tij ndërroi jetë....

Disa lojtarë të Belgjikës kanë refuzuar të vaksinohen disa ditë para fillimit të EURO 2020. Edhe pse disa kanë marrë dozën e Pfizer (Castagne, Courtois, Alderëeireld dhe Doku) të tjerët nuk i janë nënshtruar vaksinës për shkak të frikës për ndonjë efekt anësor që mund t’i pengojë të marrin pjesë...

U thërrit në skuadër pas 2 vitesh për shkak se mungojnë emrat cilësorë, por Mats Hummels rrezikon pjesëmarrjen në Europian, të paktën në formë të plotë. Qendërmbrojtësi gjerman, vuan ende nga një problem në tendinë, për shkak të të cilit u detyrua të ndërpresë seancën stërvitore, pasi gjendja po përkeqësohej...

Shumë pak ditë para fillimit të EURO 2020, Anglia është në alarm nga dëmtimet e njëpasnjëshme të lojtarëve. Pas Trent Alexander-Arnold, i cili u largua nga grumbullimi pas një tërheqje muskulore në kofshë, Gareth Southgate do të duhet të heqë dorë edhe nga Jordan Henderson dhe Harry Maguire. Kapiteni i...

Pas fitores kundër Moldavisë, Merih Demiral, mbrojtësi i Juventus dhe Turqisë, ka folur për mediat turke. “Pjesa e parë ishte e vështirë, nuk po arrinim të kuptonim lojën, por në fund dolëm mirë. Po stërvitemi fort për të nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Europian dhe të arrijmë synimet tona....

I pafat në kombëtaren italiane Stefano Sensi, mesfushori ka pësuar një dëmtim muskulor në seancën stërvitore prag miqësores kundër Republikës Çeke. Problem që e detyron lojtarin e Inter të kthehet në shtëpi. Në vend të tij do të jetë mesfushori i Atalantës, Matteo Pessina.

Mesfushori i Spanjës, Rodri foli në konferencën për shtyp në lidhje me shanset e Spanjës për të fituar EURO 2020. “Kemi një brez të ri që në turnet e fundit të mëdha nuk kemi mbledhur rezultate të mira, prandaj mendoj se nuk jemi favoritë për ta fituar trofeun, por jemi...

Kampionati Europian ka qenë gjithmonë skenë e golave të shkëlqyer, realizuar shpeshherë në çaste vendimtare për fatet e skuadrave. Në galerinë e mësipërme mund të shihni festimet e disa prej golave më të paharrueshëm të turneut.

11:25 - 4.06.2021

Grupet e EURO 2020

Kampionati Europian i futbollit do të zhvillohet nga data 11 qershor, deri më 11 korrik. Europiani ishte programuar fillimisht për t’u zhvilluar vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë së koronavirusit u shty me një vit. 24 skuadra marrin pjesë në turne, të ndara në 6 grupe me nga...

Kampionati Europian i futbollit nisi të organizohej nga UEFA në vitin 1960. Në atë edicion, Bashkimi Sovjetik u shpall skuadra kampione, duke u bërë edhe shteti i parë në kontinent që siguronte trofeun. Që nga ai vit, Europiani është organizuar edhe 14 herë të tjera. Gjermania dhe Spanja janë skuadrat...

Shumë yje të skuadrave në Europë do të humbasin EURO 2020 për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë pasur këtë sezon. Nga Ramos te Van Dijk, kush janë lojtarët që nuk do të shohim këtë kampionat europian?

I thirrur dhe më pas i larguar nga kombëtarja e Holandës për shkak se doli pozitiv me COVID-19, Cillessen u zëvëndësua nga Marco Bizet. Pakënaqësinë për këtë ai e shprehu hapur për “Telegraaf”: “Një goditje e madhe, e cila do të ketë pasoja në të ardhmen. Nuk e prisja këtë...

Trent Alexander-Arnold humb Evropianin për shkak dëmtimi. Mbrojtësi i djathtë i Anglisë u dëmtua në miqësoren ndaj Austrisë dhe pas analizave u zbulua se duhet të qëndrojë jashtë nga 4 deri në 6 javë. Futbollisti i Liverpool ishte një nga surprizat e listës së Anglisë, pasi nuk zhvilloi një sezon të...

Ndërsa afron data e fillimit të EURO 2020, gazeta e njohur britanike Mirror rendit fanellat më të mira të Evropianit. Shfletoni galerinë e mësipërme për të mësuar renditjen nga vendi i dhjetë te vendi i parë.

Mesfushori i Spanjës, Fabian Ruiz, deklaroi në konferencë për shtyp se në grumbullim ndihet mugesa e Sergio Ramos. “Padyshim që mungesa e tij vërehet sepse ai ka qënë gjithmonë një nga pikat kyçe të kombëtares spanjolle. Këto janë vendime të vështira. Ramos do të punojë për t’u kthyer, por ne...

Anglia ka publikuar sot listën me 26 lojtarë të grumbulluar për Evropianin, që do të nisë pas 10 ditësh. Trajneri Gareth Southgate ka habitur duke përfshirë në listë plot 4 mbrojtës të djathtë (Trent Alexander-Arnold, Kyle Walker, Kieran Trippier dhe Reece James), ndërsa ka lënë jashtë Jesse Lingard, mesfushorin e...

Trajneri i Italisë Roberto Mancini ka shpërndarë listën e 28 futbollistëve të përzgjedhur për kampionatin europian. Lista për t’ u quajtur definitive i duhet të presë 1 qershorin, kur do të ikin edhe dy emra të tjerë, por gjithsesi nuk munguan disa surpriza edhe në 28 të përzgjedhurit, ose më...

Hansi Flick do të jetë trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit pas Kampionatit Europian që do të zhvillohet këtë verë. Ish-trajneri i Bayern München dhe drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit nënshkruan të martën marrëveshjen duke zyrtarizuar kështu një lajm që përflitej prej disa javësh. Flick, i cili fitoi çdo...

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, ka shkaktuar befasinë me listën e tij të të grumbulluarve për Evropianin. Sergio Ramos, lojtari me më shumë ndeshje me përfaqësuesen, nuk do të jetë i pranishëm në turneun që do të nisë pas disa javësh. Kapiteni i Real Madrid u dëmtua në ndeshjen ndaj...

Pas ndërprerjes vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Kampionati Europian 2020 do të zhvillohet këtë verë në disa shtete të Europës nga data 11 qershor deri në 11 Korrik. Pasi kampionatet e ligave në Europë janë pranë përfundimit, kombëtaret kanë publikuar listat e lojtarëve. Finalja do të luhet në...

Përfaqësuesja e Francës po përjeton një periudhë të shkëlqyer vitet e fundit. Potenciali i saj shihet qartë te lojtarët e grumbulluar për Evropian, por bëhet më i dukshëm nëse analizohen futbollistët që nuk janë përzgjedhur nga Didier Deschamps. Me këta të fundit mund të bëhet një formacion i frikshëm, që...

Joachim Low ka bërë publike listën e futbollistëve të thirrur për finalet e Kampionatit e Europian. Ndër 26 lojtarët e grumbulluar, ajo që bie në sy, është rikthimi në Kombëtaren Gjermane e Thomas Müller dhe Mats Hummels, pas mungesës për 2 vite e gjysmë. Të dy futbollistët në fakt nuk...