NË PËRDITËSIM

Inceneratorët

Gjithçka duhet të dini për çështjen e inceneratorëve.

Edhe pse shprehet pesimist për zbardhjen e aferës së inceneratorëve, Sali Berisha vijoi denoncimet për atë që e quan aferën e shekullit. Nga konferenca e përjavshme me gazetarët, Berisha deklaroi se ka njohuri për vendndodhjen dhe aktivitetin e pronarëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. “Mirel Mërtiri që ndodhet...

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha, është ndalur të flasë edhe sot në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Sipas Berishës, të gjitha përpjekjet e mazhorancës për të mbyllur hetimin për atë që ai e quajti “afera e djegësave”, dështuan. Ndërkohë, ai shtoi se, përgjegjësi kryesor i kësaj afere...

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se ka pasur një rol kryesor në dhënien e koncesionit të inceneratorit të kryeqytetit, teksa tani po kërkon të hiqet si viktimë. Sipas Berishës, Veliaj është një ndër pronarët e këtij djegësi i cili ndryshoi strategjinë se si do...

Sali Berisha ka dalë, këtë të hënë, në një deklaratë për mediat, teksa ka folur edhe njëherë për çështjen e sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës. Sipas Berishës, Ministria e Financave e ka refuzuar gjashtë herë kërkesën për ndërtimin e këtij inceneratori. “Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të...

Arben Ahmetaj po kërcënohet me jetë dhe për këtë arsye, hetuesit duhet të marrin masa për t’i ofruar ndihmë atij dhe familjarëve të tij. Është ky denoncimi që bëri të enjten kreu i Rithemelimit, Sali Berisha në një konferencë për mediat. “Së pari, u informoj se prej tri javësh, breshëri...

Inceneratorët do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe për djegien e miliarda lekëve nga buxheti i shtetit. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se deri në qershor nga arka e shtetit kanë dalë...

Vendim të vonuar e ka cilësuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sekuestrimin nga SPAK të inceneratorit të Tiranës.Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se çështja e inceneratorëve është toleruar për një kohë të gjatë nga autoritetet shqiptare. “Pa asnjë diskutim, siç kanë treguar faktet që janë...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar me një postim në X (Twitter) pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme për të vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare të inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.. Kryemadhi i drejtohet organit të akuzës duke kërkuar që të ndiqen paratë në...

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike ka përshëndetur SPAK për punën e bërë me çështjen e inceneratorëve. Sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, Lulzim Basha e cilëson si hapin e duhur të marrë nga drejtësia për zbardhjen e, siç u shpreh ai, mega-skandalit korruptiv. Basha shpreh mbështetjen e tij për drejtësinë...

Prokuroria e Posaçme vë nën sekuestro inceneratorin e Tiranës. Në një njoftim për shtyp, SPAK bën të ditur se nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të kompanisë e cila ka përfituar koncesionin me vlerë mbi 128 milionë...

Pas më shumë se 18 muajsh në kërkim nga drejtësia shqiptare, biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto, u bë i gjallë në Gjykatën e Posaçme. Pa qenë vetë i pranishëm, por përmes avokatit të tij Ardian Leka, Zoto i kërkoi gjykatës të shpallej i pafajshëm për akuzat e SPAK-ut kundër tij...

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend për t’u përballur me deputetët e opozitës që kërkojnë interpelancë për çështjen e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Sula shkoi më tej në çështjen e inceneratorëve, duke deklaruar se djegësi i Elbasanit është vendosur në punë vetëm dy...

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se SPAK nuk duhet të ndalë punën në aferën e inceneratorëve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se është ai që qëndron pas këtij skandali. Basha i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të çojë para drejtësisë cilindo politikan që është i lidhur...

Një raprezale e radhës ndaj familjes së tij. Kështu i ka komentuar ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kontrollet që BKH-ja kreu paraditen e së martës në banesa të familjarëve të tij në Gjirin e Lalëzit dhe në kryeqytet. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Ahmetaj thotë se të moshuarve...

Konferenca e Kryetarëve rrëzoi dy kërkesat e opozitës për të zhvilluar të enjten një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, si dhe një mocion me debat, për çështjen e inceneratorëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi akuzoi maxhorancën se po e kthen Kuvendin në një dyqan të pronarëve...

Veprimet e SPAK ndaj Arben Ahmetajt nuk mjaftojnë për Sali Berishën, i cili qëndrimin e shprehur në Parlament e detajoi më tej në konferencën e përjavshme për mediat. E gjithë qeveria – sipas tij – duhet të përballet me drejtësinë teksa e quan kabinetin si organizatë kriminale. “Qeveria shqiptare është...

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Nikolla të ndërpresë seancën dhe të thërrasë kryeministrin të vijë e të japë llogari për dy ngjarjet e rënda të ditëve të fundit. Sipas Bardhit, zhvillimet e fundit për inceneratorët tregojnë se afera e inceneratorëve nuk është...

Lefter Koka i kërkoi pafajësi në Gjykatën e Posaçme për tre akuzat e SPAK kundër tij në çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Përmes një materiali prej 114 faqesh në total avokati i tij tha se Koka nuk ka “shpërdoruar detyrën”. Procedura e kontratës koncesionare është kryer nga një komision 7...

Policia e Shtetit njofton se, një 30-vjeçar i identifikuar si Silvester Driza është arrestuar në Gjermani, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai është lënë nën masën e sigurisë arrest me burg nga GJKKO për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer...

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, i cili është marrë i pandehur nga drejtësia në dosjen e inceneratorit të Fierit ka hedhur akuza në drejtim të SPAK. Në nisje të seancës së konkluzioneve të mbrojtjes, ai e konsideroi një goditje të orkestruar dhe me agjendë mosndryshimin e akuzave ndaj tij nga...

Prokuroria e Posaçme, kërkoi një tjetër dënim me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Këtë radhë, ish-zyrtari i lartë u kërkua të fajësohet për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimi ttë parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit. Në pretencën e lexuar në gjykatë ,SPAK...

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i pandehur në dosjen e inceneratorit të Elbasanit, ishte i gatshëm të bënte mbrojtjen e tij para Gjykatës së Posaçme. Argumentet e tij kundër kërkesës së SPAK për ta dënuar me2 vjet e 8 muaj burg për “shpërdorimit të detyrës” duket se i kishte...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë për më 8 qershor seancën për inceneratorin e Elbasanit. Shkak i shtyrjes mbetja pa avokat e të pandehurve Bardhyl Cabiri dhe Serafin Papa. Në sallë, avokati i Lefter Kokës, Tritan Hamitaj pretendoi paqartësi në pretencën e prokurorisë. Sipas...

Rreth 20 punëtorë të inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën, paraditen e kësaj të marte, duke bllokuar hyrjen e automjeteve që kryejnë shkarkimin e mbetjeve urbane të 6 bashkive të Qarkut Fier. Punëtorët pohojnë se kanë 5 muaj pa marrë pagat dhe disa muaj pa sigurime shoqërore. Ata pohojnë të...

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako, do të ulen në tavolinën e të pandehurve në Gjykatën e Posaçme, për t’u përballur me akuzat e SPAK kundër tyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit. Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën...

Monika Kryemadhi si një prej aktoreve politike që kanë bërë kallëzimet për aferën e inceneratorëve në SPAK, përshëndeti veprimet e sotme, veprime, sipas së cilës, tregojnë se faktet që ka publikuar janë të pamohueshme. “Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!”, deklaroi ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste...

11 urdhërarreste çuan në pranga 5 persona të përfshirë në aferën e incineratorit të Fierit, ndërsa 6 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim pas dyshimeve të prokurorisë se kanë marrë shuma deri në 4 milionë euro për të raportuar punime të pakryera. Nga hetimet ka rezultuar se fillimisht Ministria...

Apeli i Posaçëm la në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka i arrestuar për korrupsion lidhur me aferën e  inceneratorit të Fierit. Gjykata refuzoi kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie duke lënë ne fuqi vendimin e shkallës së parë. Ankimimi  u bë me pretendimin se Koka  nuk...

Vendimi për masën e sigurisë ndaj për ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, lidhur me akuzat për inceneratorin e Fierit, pritet të jepet ditën e mërkurë. Koka ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin. Avokati i ish-ministrit, Përparim Kulluri, tha se Lefter Koka nuk ka...

Ish-ministri Lefter Koka provon më 17 maj në Gjykatën e Posaçme të Apelit të kërkojë lirinë. Apeli caktoi këtë datë për seancën gjyqësore ku do të shqyrtojë kërkesën për liri nga masa e “arrestit në burg” të ish-ministrit të mjedisit të akuzuar për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “pastrim të...

Pesë muaj pasi u prangos nga hetimet e SPAK për inceneratorët, Lefter Koka dha për herë të parë shpjegime të hollësishme mbi akuzat e ngritur kundër tij. Pas orës 10:00 të se premtes, në një zyrë në katin e nëndheshëm të SPAK, Koka qëndroi për 4 orë para dy oficerëve...

Për gati dy orë me radhë ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dha shpjegime të enjten në SPAK për akuzat e ngritura ndaj tij në hetimin për inceneratorin e Fierit. Bllako u shoqërua në godinën e Prokurorisë së Posaçme nga burgu 313, ku qëndron prej dy javësh, pas arrestimit të...

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mbi të cilin rëndojnë dy masa sigurie “arrest në burg”, është zhvendosur në paraburgimin e Durrësit. Burimë për A2 CNN pranë SPAK bënë me dije se lëvizja e Kokës është bërë pas lënies në paraburgim të ish-deputetit Alqi Bllako dhe shmangien e kontaktit të tyre...

Nëse do të lihej i lirë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, rrezikon të kryejë krime të rënda, ose të njëjta me ato për të cilat po hetohet nga SPAK. Ky është thelbi i arsyetimit të gjykatave të Posaçme, për lënien në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i akuzuar...

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka humbur një tjetër betejë me drejtësinë. Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e tij për lirim nga qelitë e paraburgimit, ku qëndron prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar. Ish-ministri kundërshtoi në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë nga Apeli...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha se nuk kishte ndjesi të mira kur sheh që një ministër dhe një deputet i maxhorancës kanë përfunduar në qeli, të akuzuar për korrupsion. “Nuk më vjen mirë, sepse hidhet baltë edhe mbi punë të mira të bëra nga qeveria”, tha...

Drejtoria e  Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në media, mbi arratisjen e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako. Në një njoftim të fundit, policia sqaron se ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme. “Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar...

Efektivë të forcave operacionale shkuan në banesën e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, në orët e para të mëngjesit për të mbikqyrur lëvizjet e tij. Edhe pse pritej që ashtu si dorëheqja edhe arrestimi të kryhej sipas procedurave rezultoi që të mos ndodhte ashtu. Pas zbardhjes së vendimit të masës së...

Pesë nga të akuzuarit e SPAK pas hetimit për inceneratorin e Fierit u përballën me gjykatën për vlerësimin e masave të sigurisë. Gjyqtarja Irena Gjoka la të pandryshuara masat e firmosura prej saj në mungesë, duke lënë të pandryshuara masën e sigurisë “arrest në burg” për katër prej tyre dhe...

Gjykata Posaçme lë të pandryshuara masat e sigurisë ndaj të arrestuarve për inceneratorin e Fierit. Bëhet fjalë për shtatë masa “arrest ne burg” dhe dy “arrest në shtëpi”, për dy të akuzuarat e gjinisë femërore. U caktuan masa të sigurimit për shtetasit: Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, arrest në burg...

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) konfirmon zyrtarisht që SPAK i ka dorëzuar kërkesën për caktim mase sigurie “arrest me burg” për ish-deputetin Alqi Bllako. Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por subjekt i institucioneve ligjzbatuese. Ish-deputeti socialist dha...

Jorida Tabaku kryesoi komisionin parlamentar të ngritur atë që opozita e quan afera korruptive e inceneratorëve. Sipas saj, që në nisje të procedurave për inceneratorin e Elbasanit, që ishte i pari impiant i ngritur, u bë e qartë që kishte probleme. “Fakti që pas inceneratorit të Elbasanit, i njëjti aplikues,...

Inceneratorët janë rikthyer në qendër të debatit publik, pas kërkesës së SPAK për të arrestuar Alqi Ballkon, deputetin e Partisë Socialiste, i cili pak orë më parë dorëzoi edhe mandatin. Një hetim që ka muaj që ka nisur tashmë dhe në fokus janë inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, ndërsa për...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, teksa foli për inceneratorët, u shpreh se Klodian Zoto ka fituar 16 milionë euro me një kompani të hapur vetëm për administrimin e mbetjeve. Sipas Kryemadhit, këto para kanë shkuar në...

Alqi Bllako nuk e priti mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por dorëzoi mandatin e deputetit dy orë para mbledhjes. Këtë veprim të tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, e ka cilësuar si një pranim të gjykimit të shkurtuar nga Bllako....

“Me vullnetin tim të plotë dorëzoj mandatin parlamentar si deputet i Partisë Socialiste”. Kjo është një pjesë e tekstit nga kërkesa që Alqi Bllako ka dorëzuar sot me postë në Kuvendin e Shqipërisë për të vënë në dije dorëzimin e mandatit të deputetit. Lënia e mandatit nga Bllako erdhi pasi...

Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako. SPAK e akuzon atë për falsifikim të dokumenteve për inceneratorin e Fierit, në bashkëpunim me ish-ministrin e atëhershëm, Lefter Koka, në kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Sipas prokurorisë së Posaçme, dy ish-zyrtarët e lartë akuzohen...

Në Dita Jonë me Blendi Salaj dhe Aulona Minga. I ftuar: Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN

Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit pas kërkesës së SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e tij si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit. Në një postim në Facebook, Bllako shkruan se nuk kërkon asnjë trajtim ndryshe edhe pse është deputet dhe se Kuvendi nuk ka...

“Afera e inceneratorëve është një skemë piramidale, më e madhja në Shqipëri që prej vitit 1997”. Kështu e etiketoi gazetari Gjergj Erebara çështjen më të nxehtë të kronikës dhe politikës, atë të kontratave koncesionare të inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Sipas tij, çdo ditë po dalin prova edhe më...

Para pak javësh, kur inceneratorët po hetoheshin në Kuvend, seanca dëgjimore e kryeministrit u shndërrua në një maratonë të vërtetë batutash. Por mesazhet që donte të theksonte, ishin të qarta mbi vizionin e tij për mjedisin, përgjegjësitë individuale të shkelësve të ligjit dhe koston 430 milionë euro të tre kontratave.

Që aksioni i SPAK të ketë sukses duhet të arrestohen peshqit e mëdhenj. Partia Demokratike shprehet se urdhërarrestet e deritanishme nuk përfaqësojnë autorët e vërtetë të aferës së inceneratorëve duke akuzuar zyrtarët e lartë të qeverisë si të përfshirë në këtë çështje. Belind Këlliçi kërkoi nga maxhoranca të jap menjëherë autorizimin për arrestimin e Alqi Bllakos.

Që nga viti 2013, zgjedhje në të cilat Partia Socialiste erdhi në pushtet, maxhoranca është dashur të përballet me beteja ligjore e publike kur prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetëve të saj. Viti 2015 do të shënojë edhe fillimin e kërkesave për arrestimin e deputetëve socialistë. I pari që ra...

Korrupsioni në dosjen e incineratorëve ka bërë që SPAK të vijojë me urdhërarrestet ndërkohë që Kuvendit i është kërkuar heqja e i muniteteit të deputetit socialist Alqi Bllako. I dyshuar si i përfshirë në marrjen e shumave të mëdha të parave në mënyrë të jashtëligjshme, nga të dhënat e sistemit...

“Njihuni me Alqi Bllakon, ai është dëshmia se po të punosh fort, mund t’i arrish qëllimet e tua në jetë”. Ky është mesazhi me të cilin prezantohej asokohe kandidati për deputet i Partisë Socialiste, në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Rrugëtimi politik i Alqi Bllakos nis në vitin...

Pas kërkesës së SPAK drejtuar kuvendit për arrestimin e deputetit socialist, Alqi Bllako, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i cili theksoi se Partia Socialiste nuk do shërbejë si zyrë avokatie për askënd. Balla njoftoi se kryetarja e Kuvendit ka thirrur mbledhjen e këshillit të mandateve...

Arrestimi i një deputeti kërkon angazhimin e të gjithë Parlamentit, pasi deputetët gëzojnë një imunitet të veçantë. Kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Alqi Bllakos kërkon të paktën 71 vota pro në Parlament, ku deri në arritjen e seancës së votimit, do të duhet të zhvillohet debati parlamentar në Këshillin...

Pas urdhërarresteve të SPAK për çështjen e inceneratorëve, reagoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ajo tha se për inceneratorët ka pasur kontrata të cilat janë jashtë kësaj fushe, ndërsa meritat për hetimet ia faturoi LSI-së, kurse komisionin hetimor e akuzoi për zvarritje...

Partia Demokratike, me anë të një deklarate për shtyp, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që “të mos bllokojë kurrsesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri”. “Sot, SPAK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist, Alqi Bllako....

Pas urdhërarresteve të SPAK-ut për çështjen e inceneratorëve, ka reaguar edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila udhëhoqi edhe komisionin hetimor për këtë çështje. Në një deklaratë për mediat Tabaku tha se arrestimet e sotme janë një hap përpara, por jo të mjaftueshme, pasi sipas saj nuk janë arrestuar persona...