NË PËRDITËSIM

Pandemia e koronavirusit

Rusia ka vendosur sot të mbyllë kufirin e saj tokësor me Kinën, si pasojë e përhapjes alarmante të koronavirusit. Vendimi i Kremlinit vjen si tentativë për të mbrojtur vendin, që për momentin nuk regjistron asnjë rast të virusit vdekjeprurës, ndërkohë që çdo rajon kinez ka tashmë raste të konfirmuara. Masat...

Shënohet viktima e parë nga gripi i stinës në Shqipëri. Një grua e moshës 61-vjeçare, me sëmundje të zemrës, ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pas një pneumonie të rëndë që i shkaktoi gripi. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gruaja nuk ishte e vaksinuar ndaj gripit. Edhe...

Koronavirusi ka detyruar njësitë vendore të shëndetit që, përveç aeroportit dhe portit kryesor në vend, atij të Durrësit, të marrin masa parandaluese edhe në doganat tokësore të vendit. Por, jo të gjitha doganat kanë një standard për kontrollin e udhëtarëve. Në doganën e Morinit në Kukës, një mjek dhe infermiere kontrollon...

Koronavirusi i ri ka marrë vëmendjen botërore për pasojat e rënda dhe përhapjen me shpejtësi në popullatë, por as gripi nuk duhet neglizhuar. Epidemiologët tregojnë se të dy janë viruse respiratore, madje dhe pasojat fatale i kanë në të njëjtat nivele. Në stinën e gripit, specialistët e shëndetit publik këshillojnë...

Një virus i ri vdekjeprurës, mijëra të infektuar, s’ka vaksinë e as kurë. Bota e ka përjetuar jo pak herë një situatë të tillë, ndërsa vetëm në 5 vitet e fundi është përballur me epidemi si ajo e ebolës, zikës, mersit dhe Sarsit. Por ndryshe nga rastet e mëparshme, ku...

Dy të dyshuar si të prekur me virusin e ri vdekjeprurës janë izoluar në spitalin e një anije kroçierë, të ankoruar në portin e Civitavecchia. Burrë e grua nga Hong Kongu të cilët kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe kishin temperaturë të lartë, aktualisht janë nën mbikëqyrjen e mjekëve, të...

Situata e krijuar nga koronavirusi do të mbledhë sot në një konferencë të jashtëzakonshme, me dyer të mbyllura, personalitetet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila pritet të vendosë nëse duhet të shpallet emergjenca ndërkombëtare apo jo. Të infektuarit nga virusi misterioz tashmë regjistrohen në 15 shtete të tjera përveç...

Shumë amerikanë po i drejtohen Google për të mësuar më shumë për virusin kinez koronavirus, por po e ngatërrojnë me birrën meksikane Corona Extra. Kërkimet mbi koronavirusin dhe birrën Corona kanë arritur kulmin në motorin e kërkimit që kur janë konfirmuar rastet e para me virus në SHBA. Sipas Google,...

Koronavirusi po tmerron popullsinë kineze, me 60 mijë rastet e deklaruara deri më tani, dhe të vdekurit që për momentin mbeten 133. Qeveria kineze po ndërton spitale në kohë rekord, dhe ka marrë masa të jashtëzakonshme duke pezulluar çdo aktivitet masiv në vend. Por kjo nuk duket sikur ka qetësuar...

Kina ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive të paktën deri në fundin e muajit shkurt. Shkak është koronavirusi i cili ka paralizuar vendin dhe deri më tani ka vrarë 132 persona. Së fundi, ka qenë  Federata ndërkombëtare e Skive ajo që vendosi anulimin e garave për Kupën e Botës, të...

Spitali i parë në Kinë i dedikuar për të prekurit nga koronavisuri u hap pranë qytetit të Wuhanit, pasi punëtorët dhe vullnetarët punuan për dy ditë për të konvertuar një ndërtesë bosh në një urgjencë me 1000 shtretër. Grupi i parë i pacientëve të prekur nga virusi vdekjeprurës u transferua...

Një grup kërkuesish në Australi dolën në një deklaratë të shumëpritur për shtyp, ku bënë me dije se kanë zhvilluar një version laboratorik të koronavirusit të ri, i pari i rikrijuar jashtë Kinës, zbulim ky që mund të ndihmojë në përshpejtimin e përpjekjeve për krijimin e vaksinës Kërkuesit e Institutit...

Viktimat nga koronavirusi në Kinë numërohen 132 ndërkohë që listës iu shtuan në 24 ore edhe mbi 1500 raste të reja të prekurish. Pjesa më e prekur mbetet Wuhan, por edhe Emiratet e Bashkuara arabe kanë regjistruar viktimën e parë që është një pjesëtar i një familje me origjinë nga...

Ka shkaktuar polemika dhe protestën zyrtare të ambasadës kineze në Kopenhagën një karikaturë e botuar nga gazeta daneze Jyllands-Posten. Karikatura paraqet një parodi cinike të flamurit kinez, ku në vend të yjeve që e karakterizojnë, janë vizatuar koronavirusi që po frikëson me përhapjen e saj. “Karikatura nuk kishte minimumin e solidaritetit...

Inter prezantoi sot përforcimin e ri të merkatos së janarit, Christian Eriksen, me një fotografi në “La Scala”. Klubi zikaltër postoi në rrjetet sociale edhe foto të mesfushorit danez duke firmosur kontratën dhe duke shtrënguar duart me Steven Zhang, Presidentin e Interit. Por, duke marrë shkas nga fakti që Zhang...

Koronavirusi po i kushton turizmit botëror miliarda dollarë pasi turistët e shumtë kinezë nuk lejohen që të udhëtojnë jashtë vendit. Hotelet, linjat ajrore, kazinotë dhe kroçerat janë bizneset që i vuajnë më shumë pasojat e virusit që deri tani ka marrë 106 jetë njerëzish në Kinë, me më shumë se...

Një studente shqiptare që jetonte në Kinë ka arritur të largohet nga Wuhani, qyteti i futur i pari në karantinë pasi është epiqendra e përhapjes së koronavirusit. Burime për A2 bëjnë të ditur se ajo ka mbërritur në Shqipëri pasi ka kaluar të gjitha testet dhe ka rezultuar që nuk...

Koronavirusi po izolon gjithnjë e më tepër Kinën. Hong Kongu njoftoi masa drastike duke bllokuar të gjitha hyrje-daljet me këtë shtet, ndërsa virusi i ri misterioz vijon të përhapet me shumë shpejtësi. Trenat e shpejtësisë së lartë dhe linjat hekurudhore do të pezullohen gjatë të martës, bëri të ditur liderja...

Doktoreshë Najada Como, shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, ishte e ftuar në A2, nga ku foli edhe për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi në Kinë, ku i ka marrë jetën më shumë se 100 personave. Doktoresha u shpreh se në vendin tonë nuk ka vend për panik,...

Ndërsa situata vijon të mbetet dramatike nga koronavirusi në Kinë, i cili vijon të përhapet me shpejtësi, autoritetet janë duke punuar me ritme rekord për ndërtimin e spitalit të ri në Wuhan. Spitali i ri do të ketë një kapacitet prej 1000 shtretërish dhe pritet të jetë gati për izolimin...

Vijon të rritet me ritme të frikshme bilanci i viktimave nga koronavirusi i ri që ka prekur Kinë. 106 raportohet të ketë shkuar numri i viktimave nga virusi misterioz, nga 81 që u raportuan një ditë më parë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 4515. E ndërsa shqetësimet...

Shtohen masat dhe kontrollet në aeroportin e Rinasit me qëllim evidentimin e rasteve të prekura nga koronavirusi. Shefi i kontrollove mjekësore në Rinas, Lorenc Harshova, deklaron se deri më tani nuk janë konstatuar persona të prekur dhe se shtetasit që udhëtojnë transit nga Kina drejt Shqipërisë i nënshtrohen një interviste...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka mbledhur Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe ekspertëve për të koordinuar masat për koronavirusin e ri i cili ka përfshirë Kinën dhe ka shkaktuar 81 viktima deri tani dhe mijëra persona të prekur. “Kam kërkuar disa ditë më parë me një...

Shkon në 81 në total numri i viktimave nga koronavurisi në Kinë, një shifër e rritur ndjeshëm vetëm gjatë orëve të natës nga 56 që ishte mbrëmjen e djeshme. Rreth 2800 numërohen të infektuarit. Zona më e prekur është rajoni i Hubeit prej nga ku mendohet se e ka origjinën...

Drejtori i italianes “Tgcom24”, Paolo Liguori, ka deklaruar se një burim shumë i besueshëm i ka bërë me dije se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan ku realizohen eksperimente ushtarake. “Kam marrë informacion nga një burim shumë i besueshëm se gjithçka ka lindur nga një laborator në Wuhan,...

Një infermiere me kostum mbrojtës dhe maskë, e cila po trajton të sëmurët në Wuhan të Kinës, ka thënë se të prekurit nga koronavirusi në këtë vend janë rreth 90 000 persona. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo që kanë dhënë autoritetet kineze. Sipas tyre, të prekurit...

Fati i keq duket se nuk po i ndahet Australisë gjatë këtij viti. Pas zjarreve shkatërruese që iu morën jetën mbi 20 personave dhe përmbytjeve në disa zona, kontinenti është prekur së fundmi dhe nga virusi vdekjeprurës që e ka origjinën nga Kina. Autoritetet australiane bëjnë me dije se janë...

“Përhapja e virusit të ri vdekjeprurës është duke u shpejtuar”, kështu deklaroi presidenti kinez, Xi Jinping gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë. Sipas televizionit shtetëror, kreu i shtetit Xi iu tha zyrtarëve të lartë se vendi është duke u përballur me një situatë shumë të vështirë, për shkak të...

Në mars të 2003-shit një virus i frikshëm, misterioz dhe i panjohur më parë, u përhap me shpejtësi marramendëse në mbarë botën. SARS, sindroma e vështirësisë akute respiratore infektoi brenda pak javësh mbi 8 mijë persona dhe vrau 800 vetë. Shumica prej atyre që u infektuan, përfshirë këtu edhe mjekët,...

Zërat demokratë për shkarkimin e Presidentit amerikan u dëgjuan që prej fillimit të presidencës së trazuar të Donald Trump. Skandali i Rusisë, që lidhte kreun e Shtëpisë së Bardhë me përpjekjet e Moskës për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016-të, shtoi ndjeshëm thirrjet për impeachment, e madje nxiti hetime...

Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja, ka bërë një apel për shqiptar pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Me anë të një postimi në “Facebook”, Belortaja u bën thirrje shqiptarëve që të shmangin kontaktet fizike me Kinën derisa situata të merret plotësisht nën kontroll. “Të dashur miq e bashkëkombës, kudo...

Kina feston sot Vitin e Ri kinez ne gjendje emergjence kombëtare. Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar këtë të shtunë në 41. Ndërsa autoritetet njoftojnë zyrtarisht se 1200 të tjerë janë konfirmuara të prekur nga virusi. 15 të vdekur u konfirmuan këtë mëngjes në provincën Hubei, prej nga mori...

Koronavirusi që është përhapur në Kinë në ditët e fundit dhe që ka shkaktuar më shumë se 26 viktima, zyrtarisht ka mbërritur dhe në kontinentin evropian. Qeveria franceze konfirmon dy persona që shfaqin simptoma të njëjta me ato të të prekurve nga virusi i tmerrshëm në Kinë, një në Bordeaux...

Autoritetet në Wuhan, epiqendra ku shpërtheu koranavirusi i ri, kanë marrë masa për të ndërtuar një spital të ri për të gjithë personat e prekur nga kjo sëmundje. Spitali i ri do të ketë një kapacitet prej 1000 shtretërish dhe pritet të jetë gati për izolimin dhe mjekimin e personave...

Kina është vënë në garë me kohën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që deri më tani ka shkaktuar 26 viktima. Epiqendra e virusit, Wuhani është izoluar plotësisht, ndërsa në të paktën 10 qytete të tjera me popullsi prej 60 milionë banorësh, janë bllokuar shërbimet e transportit. Dy...

Situata nuk mund të ishte më dramatike. Koronavirusi, i cili ka shkaktuar disa dhjetëra viktima dhe ka përhapur panik në Kinë dhe në disa vende të tjera të botës, po bëhet shkas për ngjarje tepër të rënda. Pas videove me persona të rrëzuar në rrugë për shkak të sëmundjes, një...

Kina është vënë në garë me kohën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që deri më tani ka shkaktuar 26 viktima. Epiqendra e virusit, Wuhani është izoluar plotësisht, ndërsa në të paktën 10 qytete të tjera me popullsi prej 60 milion banorësh, janë bllokuar shërbime të transportit. Dy...

Kina i kaloi ditët e para të shpërthimit të virusit koronavirus duke arrestuar njerëzit që flisnin për të nëpër rrjetet sociale dhe duke kërcënuar gazetarët që të mos publikonin artikuj për koronavirusin. Edhe pse zyrtarët kinezë e njoftuan menjëherë Organizatën Botërore të Shëndetësisë për sëmundjen e re, u munduan që...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron opinionin publik se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri, i i identifkuar në Wuhan të Kinës. Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka nxjerrë një urdhër...

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vendosë sot nëse duhet shpallur emergjenca globale, lidhur me përhapjen e virusit të ri përtej Kinës. Nëse diçka e tillë miratohet, do të jetë emergjenca e gjashtë ndërkombëtare e kësaj dekade, sa i përket shëndetit publik. Bilanci me 17 të vdekur dhe mbi 600...

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një qytet i tretë në Kinë është futur në karantinë, pas Wuhan dhe Huanggang, ndërsa autoritetet në Pekin kanë anuluar festimet madhështore të Vitit të Ri kinez në një përpjekje të radhës për të mbajtur sa më të izoluar koronavirusin që po përhapet me shpejtësi në...

Dy qytete kineze me 19 milionë banorë janë izoluar në përpjekjen për parandalimin e përhapjes së virusit, epiqendra e epidemisë, Wuhani dhe Huanggang ku sipas Reuters janë raportuar 12 raste. Fluturimet dhe shërbimet e transportit publik u pezulluan fillimisht në qytetin me 11 milionë banorë të Wuhan, ku po mbretëron...

Virusi vdekjeprurës koronavirus, i cili ka vrarë deri tani 17 persona, mund të jetë përhapur nga një supë me lakuriq nate, një pjatë shumë popullore në qytetin kinez të Wuhanit. Ekspertët mendojnë se këto kafshë mund të jenë bartëset e virusit, sipas një publikimi në “Buletinin Shkencor Kinez”. “Koronavirusi mund...

Autoritetet kineze këshillojnë qytetarët të mos udhëtojnë më nga dhe për në Wuhan, epiqendra e epidemisë së virusit të ri që deri më tani ka shkaktuar 9 viktima. Ata që jetojnë në qytetin me 8.9 milion banorë janë udhëzuar gjithashtu të shmangin turmat me njerëz dhe të minimizojnë grumbullimet publike....

Virusi i ri që po merr jetë njerëzish e po përhapet me shpejtësi në Kinë, nuk e ka prekur Shqipërinë. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se nuk kemi raste me koronavirus, një sëmundje që fillimisht ngjan me gripin, por shkakton komplikacione, deri në humbje jete.   Mjekët thonë se është i ngjashëm...

Autoritetet kineze raportuan 17 raste të reja pneumonie të shkaktuara nga një lloj i ri virusi, duke rritur shqetësimin për përhapjen e tij, ndërsa vendi përgatitet për të festuar vitin e ri hënor, ku miliona njerëz udhëtojnë. Sipas autoriteteve shëndetësore në bashkinë Wuhan, 3 nga pacientët janë në gjendje të...