NË PËRDITËSIM

Lufta në Ukrainë

Kronologjia e luftës

01.03 / 16:53
01.03 / 18:39
02.03 / 17:35

Çfarë duhet të dini për luftën në Ukrainë

  • Një raketë ka goditur një qendër tregtare në Kremenchuk, në rajonin ukrainas të Poltavës. Sipas Presidentit Volodymyr Zelensky, në momentin e goditjes, në qendrën tregtare kishte rreth 1000 persona.

Ministria e Brendshme në Ukrainë deklaroi në njoftimin e saj të fundit për shtyp, se ushtria ruse nuk ka bombarduar vetëm bazat ushtarake, gjatë 24 orëve të para të luftimeve. Sipas zyrtarit të kësaj ministrie Vadym Denysenko, forcat ruse kanë bombarduar 33 zona të banuara gjatë sulmit të tyre, duke...

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, foli në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN për sulmin e Rusisë në Ukrainë, teksa ndodhet në Vjenë ku mori pjesë në asamblenë parlamentare të OSBE-së.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar, së fundmi, një mesazh audio të komunikimit të ushtarëve ukrainas në një ishull në Detin e Zi dhe një oficeri të Marinës Ruse. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, të gjithë ushtarët që mbronin Ishullin e Gjarprit, u vranë dhe do të marrin titullin e “Heroit të Ukrainës”....

Pak minuta pasi Vladimir Putin shpalli një “operacion special ushtarak” në agim të së enjtes, shpërthime u dëgjuan pranë qyteteve kryesore të Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev. Sipas zyrtarëve ukrainas, vala fillestare e sulmeve përfshinte raketa dhe sulme ajrore, të cilat goditën infrastrukturën ushtarake dhe pozicionet kufitare. Reporteri Matthew Chance...

Një betejë e ashpër është duke u zhvilluar për kryeqytetin e Ukrainës mes forcave ruse që kanë sulmuar që prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Me dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur, shumë objekte janë shkatërruar, ndërsa edhe disa avionë e helikopterë nga të dyja palët janë...

Forcat ruse prej mbrëmjes së të enjtes, kanë marrë kontrollin e Çernobilit, vendi i katastrofës bërthamore të vitit 1986 dhe një zonë që mbetet radioaktive sot e kësaj dite, duke shkaktuar shqetësim të madh nga mbikëqyrësit bërthamorë ndërkombëtarë. Profesorja Claire Corkhill, eksperte e materialeve bërthamore në Universitetin Sheffield, raporton për...

Ukraina pret që Rusia të sulmojë Kievin me forca të blinduara, duke thënë se e premtja do të ishte dita më e vështirë e luftës, deklaroi një këshilltar i ministrit të Brendshëm. Anton Herastshenko vuri në dukje se ushtria ukrainase në Kiev është gati, e pajisur me raketa antitank, të...

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Shqipërinë, bënë thirrje për votim të premten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për projekt-rezolutën që dënon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Këtë e konfirmojnë burime diplomatike, duke saktësuar se ai do të mbahet në orën 15:00 me orën lokale. Teksti është i dënuar...

Vetëm 24 orë pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, presidentit Vlodymyr Zelensky ka lëshuar akuza të ashpra ndaj vendeve të tjera të botës dhe atyre partnere. Zelensky shkruan se Ukraina u la e vetme që të luftonte Rusinë dhe askush nuk jep një garanci për anëtarësimin e saj në...

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë bën me dije se avionë ushtarakë kanë shkatërruar një urë mbi lumin Teteriv për të ndaluar avancimin e trupave ruse drejt Kievit. Sipas ministrisë, ky operacion rezultoi i suksesshëm dhe avancimi i trupave ruse ka ndalur rreth 50 km larg kryeqytetit ukrainas. Më herët, zyrtarët...

137 ushtarë ukrainas të vrarë dhe 316 të plagosur, ky është bilanci i zymtë i ditës së parë të luftimeve për të mbrojtur vendin nga pushtimi rus. Shifrën e bëri publike Presidenti Volodymyr Zelensky, në një videomesazh në Facebook. Ai shtoi gjithashtu se shtetet e tjera kishin frikë të mbështesnin...

Pedagogu Ilir Kalemaj dhe pedagogu nga Tokio Medlir Mema diskutojnë mbi rolin e Rusisë dhe të Kinës në këtë konflikt.

Sipas burimeve ushtarake amerikane, Rusia ka hedhur sot në territorin e Ukrainës më shumë se 160 raketa. Bëhet fjalë më së shumti për raketa me rreze të shkurtër, por edhe raketa me rreze të mesme dhe ato “cruise”, të hedhura nga anijet që dominojnë tashmë Detin e Zi.      Nga...

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët paralajmëroi sot për një përkeqësim të shpejtë të situatës në Ukrainë pasi njerëzit largohen nga shtëpitë e tyre duke kërkuar siguri, raporton BBC. Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, paralajmëroi “pasojat humanitare mbi popullsinë civile do të jenë shkatërruese. Nuk...

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur me telefon me presidentin francez Emmanuel Macron pasi Moska dërgoi trupa për të pushtuar fqinjin e saj properëndimor Ukrainën. Mësohet se Putin i ka dhënë presidentit francez një shpjegim “shterues” të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, thotë Kremlini. Kremlini tha se thirrja...

Shqetësimi për Kosovën, në kontekstin e konfliktit të Ukrainës,  është i lartë. Presidenti serb ishte i  vetmi lider në Ballkan që sot nuk kishte fjalë dënimi ndaj Moskës. Sipas diplomatit Lisen Bashkurti, “nuk ka dyshim që rreziku për zhvendosje në Ballakan është shumë i madh për shkak të rrezikut rus...

Kronikë të një ngjarjeje të paralajmëruar e kanë konsideruar analistët pushtimin rus të Ukrainës mëngjesin e kësaj të enjteje. Edlira Gjoni, Aleksandër Çipa, Ilir Kalemaj dhe Besar Likmeta kanë komentuar në studion e “Absolut 4” në A2 CNN përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë pas agresionit rus. Në këndvështrimin e saj...

Rusia tejkaloi vijën e kuqe duke shkelur parimet universale të së drejtës ndërkombëtare parimet e sigurisë euroatlantike dhe marrëveshjet shumëpalëshe. Kështu u shpreh në studion e Debatit me Alba Alishanin diplomati Lisien Bashkurti, duke komentuar zhvillimet e fundit në Ukrainë pas pushtimit rus. Ai thekson se sulmi i Rusisë në...

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë ka njoftuar masat që do të vihen ndaj Kremlinit si përgjigje ndaj agresionit ushtarak ndaj Ukrainës. Këto masa, sipas presidentit, do të kenë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse, duke penguar zhvillimin e teknologjisë në fusha të ndryshme, nga...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dënoi veprimet e Rusisë, duke thënë se Europa “nuk do të pranojë këtë shkelje të sovranitetit të Ukrainës”. Në një dalje para gjermanëve me një mesazh televiziv të regjistruar, Scholz shtoi: “Me sulmin ndaj Ukrainës, Presidenti Putin dëshiron të kthejë kohën mbrapsht, por nuk kemi për...

Pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, presidenti ilir Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të bërë një rivlerësim të situatës dhe masave që do të ndërmerren për sa u përket angazhimeve ndërkombëtare dhe në raport me sigurinë në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Këshilli diskutoi mbi...

“Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre, duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin digjital global”, ishte përfundimi i një raporti të detajuar të vitit të kaluar, mbi rrezikun kibernetik, i përpiluar nga gjiganti i informatikës Microsoft. Moska rezulton, në fakt, jo vetëm baza logjistike e një...

Në një mesazh në Twitter, presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ai ra dakord me liderët e tjerë të G7 për të ecur përpara me paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike ndaj Rusisë. “Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar...

Rusia nisi në orët e para të mëngjesit të së enjtes një sulm kundër Ukrainës, duke shënjestruar fillimisht me predha bazat ushtarake, magazinat e municioneve dhe aeroportet e vendit. Raketa që po përdoret në këto sulmet besohet se është model Kalibr, një predhë me rreze të gjatë e zhvilluar nga...

Trupat ukrainase kanë rrëzuar deri tani 5 helikopterë rusë, kanë shkatërruar dhjetëra tanke dhe kanë arrestuar gjithashtu dhjetëra ushtarë rusë, që kur Rusia nisi pushtimin e vendit të tyre këtë mëngjes. Edhe pse ushtria ukrainase është shumë më inferiore sesa pala ruse dhe ka një sistem të forcave ajrore që...

Natën ndërmjet 23 dhe 24 shkurtit, Rusia hyri në Ukrainë nga Krimea, Bjellorusia, Deti Azov dhe republikat e pavarura dhe të vetëshpallura të Donbasit, të njohura nga presidenti rus Putin vetëm pak ditë më parë. Rusët kanë rivendosur mbrojtjen raketore të Ukrainës në pak orë, duke hasur deri tani pak...

Një tjetër zhvillim me pasoja të frikshme po regjistrohet në Ukrainë. Sipas presidentit Ukrainas Volodymyr Zelensky, dyluftime të ashpra midis forcave ruse dhe atyre ukrainase po ndodhin në zonën në afërsi të centralit bërthamor të Cernobilit, i njohur botërisht për aksidentin radiokativ të vitit 1986. Sipas burimeve, forcat ruse janë...

Angelo Haruni bën një analizë me detaje mbi mënyrën sesi nisi pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe si pritet të vazhdojë në orët në vijim. Ku u përqendrua ofensiva ruse këtë mëngjes? Pse janë zgjedhur pikërisht këto qytete për t'u sulmuar? Dhe cili ka qenë reagimi i NATO-s?

Më shumë se 4 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar deri më tani përtej kufirit nga Ukraina në Moldavi. Por nuk është ende e qartë nëse ata synojnë të qëndrojnë atje apo të kalojnë në Rumani. Një shpjegim për numrin e madh të grave dhe fëmijëve është se...

Serbia ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Presidenti Aleksandër Vuçiç, kryesoi Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe shkëmbeu informacione me anëtarët e Këshillit për situatën në rajon dhe Ukrainë”, thuhet në një njoftim të presidencës. Në mbledhje mori pjesë kryeministrja, Ana Brnabiç, ministrat e mbrojtjes dhe...

Momenti kur hidhet në erë një bazë ajrore ukrainase në qytetit Melitopol, në jug të vendit, është kapur nga kamerat. Video nisi të qarkullonte me shpejtësi në rrjet dhe është verifikuar nga CNN se bëhet fjalë për këtë bazë ajrore. Megjithatë, ende nuk është e qartë se cili ishte shkaku...

Një anije në pronësi turke që lundronte në Detin e Zi u godit nga një bombë në brigjet e qytetit-port ukrainas, Odesa, raporton “Anadolu Agency”. Lajmi u raportua më herët edhe nga media ruse “Sputnik”. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve Detare të Turqisë, nuk ka pasur viktima në incidentin...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim diskutoi me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka mbi pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO-n, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe gjetkë për të bërë...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Rusia do të jetë gjithmonë gati për dialog pavarësisht se forcat e saj ushtarake kanë pushtuar Ukrainën. “Fatkeqësisht, miqtë tanë në Perëndim nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar, përpiqen të shkatërrojnë dhe të promovojnë atë që ata quajnë rend të bazuar në rregulla”, tha...

“Sot instagrami im ishte mbushur plot me pyetje”. Me këtë përgjigje, Alla Simacheva nis të shpjegojë se si ajo ndihet pasi vendi i saj prej orës 05:55 minuta të mëngjesit të së enjtes nisi bombardimet ndaj Ukrainës. “Unë jam ruse, vij nga Moska, kam lindur në Tokio. Gjeografia ime është...

Presidenti i Ukrainës u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë në shtëpie të mos dalin pasi ushtria po ruan territorin, por mijëra ukrainas kanë nisur të largohen në rrugë tokësore nga vendi. Në mesin e tyre është edhe një valltare shqiptare, Neli Supejor. Së bashku me djalin e saj, ajo tregon se...

Lufta Rusi-Ukrainë pritet të japë ndikim në ekonominë botërore. Kjo në një kohë kur Europa po përjeton rritjen e çmimeve të gazit dhe naftës e për rrjedhojë dhe rritje të inflacionit. Importuesit më të mëdhenj janë Holanda dhe Gjermania, të cilët po e vuanin shtrenjtimin e naftës edhe para përshkallëzimit...

Nisja e pushtimit rus ndaj Ukrainës kapërceu me disa kapituj debatin në parlamentin shqiptar duke marrë një vëmendje të veçantë në nisje të punimeve në seancën plenare, ndonëse politika shqiptare tregoi se edhe në këtë rast nuk ishte në gjendje të kapërcente ndarjet e brendshme. “Jemi përpara një agresioni të...

Perëndimi do të bëjë gjithçka për të rivendosur sovranitetin e Ukrainës mbi tokat e saj, tha Kryeministri italian, Mario Draghi, teksa premtoi sanksione të ashpra kundër Rusisë për pushtimin e vendit fqinj. Në një dalje për mediat, Draghi tha se ishte e pamundur që të zhvillohej një dialog kuptimplotë me...

Pas nisjes së bombardimeve të Rusisë në Ukrainë, bursat botërore kanë pësuar ndër tronditjet më të mëdha të dekadës së fundit. Çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në mbi 100 dollarë për fuçi, nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, shoqëruar me frikën se mund të...

Denis Deliu, deputeti i Partisë Socialiste, pjesë e misionit të Shqipërisë në Afganistan, foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN për sulmin e Rusisë në Ukrainë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka folur për sulmet e Rusisë mbi Ukrainë, këtë të enjte, duke thënë se “operacioni i posaçëm”, siç ai u quajt që në fillim nga Putin, po kryhet për të mbrojtur popullin e Donbasit dhe për të çmilitarizuar Ukrainën. Më tej, Zakharova...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajtur një tragjedi atë që po ndodh në Ukrainë, pas sulmit nga ana e Rusisë, në orët e para të mëngjesit. “Kemi ndërmarrë disa masa dhe disa konkluzione, lidhur me bashkërendimin dhe bashkëpunimin sa më të ngushtë me Perëndimin demokratik në përgjithësi, e posaçërisht...

Që prej orës 04:00 të së enjtes, forcat ruse vijojnë sulmet mbi Ukrainë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur në një deklaratë të fundit se deri tani, nga sulmet ajrore, janë shkatërruar 74 objektiva ushtarake të Ukrainës. Më herët, është raportuar për më shumë se 50...

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Ukrainës, pas sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse. Mediat në Moskë raportojnë se një avion i Ukrainës, është rrëzuar në periferi të Kievit, ku si pasojë kanë ndërruar jetë edhe 5 persona. Ndërkohë, CNN raporton se Ministria e Brendshme e...

Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, raporton Reuters. Gitanas Nausėda ka thënë se do të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj në përgjigje të shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të grumbullimit të një numri të madh forcash ushtarake në Bjellorusi. Ndërkohë, Kaja Kallas, kryeministrja...

Ndërkohë që forcat ruse janë futur në Ukrainë duke e pushtuar thuajse plotësisht shtetin fqinj, Vladimir Putin ka vijuar i qetë agjendën e tij të ditës. Në një video të publikuar nga Reuters, Putin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur teksa takohet me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në Moskë....

“Të ndalojmë diktatorin Putin, nëse është e nevojshme ushtarakisht, diplomatikisht, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Kjo aventurë e tmerrshme dhe barbare e diktatorit Vladimir Putin, duhet të përfundojë me dështim”. Kështu u shpreh kryeministri britanik, Boris Johnson, gjatë një konference emergjente për shtyp, lidhur me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë....

Kina refuzoi të dënojë sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke iu bërë thirrje palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe duke akuzuar SHBA-në se po i hedh benzinë zjarrit. Në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Jashtme, zëdhënësja e këtij institucioni, Hua Chunying, iu shmang pyetjeve të gazetarëve për veprimet e...

lajm i fundit

Forcat ruse raportohet të kenë marrë kontrollin e aeroportit “Antonov”, i cili ndodhet rreth një orë në veri të Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Ukrainës pas disa videove që qarkulluan në rrjetet sociale, në të cilat shiheshin helikopterë ushtarakë rusë duke sulmuar aeroportin. Sipas...

Rusia nisi këtë të enjte pushtimin e Ukrainës, duke bombarduar qytete të ndryshme në të gjithë territorin, jo vetëm në lindje, ku pretendon se po i vjen në ndihmë separatistëve që kanë vetëshpallur Republikën Popullore në Donetsk dhe Luhansk. Sulme me predha janë kryer në afërsi të Kievit, në qytetin...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Ai tha se ndërhyrja ushtarake është e papranueshme. Erdoğan theksoi se Turqia ka marrëdhënie të ngushta me të dyja shtetet dhe do të bëjë pjesën e saj për sigurinë e Ukrainës. “Veprimi ushtarak është i papranueshëm...

“Rusia ka sulmuar Ukrainën dhe ky është një akt i rëndë lufte. Ajo që kishte thënë prej muajsh, tashmë ndodhi. Është një moment i vështirë për ne, lufta tashmë është në Europë”, kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjatë një deklarate për shtyp. Shefi i NATO-s, shtoi gjithashtu...

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi për mediat se trupat bjelloruse nuk janë aktualisht të përfshira në sulmin rus ndaj Ukrainës, por nëse kjo gjë do të jetë e nevojshme, atëherë kjo gjë mund të ndodhë. Kujtojmë që më herët, Rusia përdori dhe kufirin bjellorus për të futur ushtrinë e...

lajm i fundit

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se është sulmuar edhe godina e Inteligjencës ukrainase në Kiev, nga ku është parë të ngrihet tym i zi. Ukraina ka thënë se disa nga bazat e saj ushtarake janë goditur nga sulmet raketore të Rusisë, mëngjesin e së enjtes, pasi Moska nisi një...

Mediat ruse deklarojnë se dy anije civile mallrash me flamur rus, kanë qenë objektiv i sulmeve me raketa nga Ukraina në Detin Azov. “Në orën 11, dy anije civile mallrash “SGV-FLOT” dhe “Seraphim Sarovskiy” u sulmuan nga forcat e armatosura ukrainase  në Detin Azov. Raketat u lëshuan nga Mariupoli”, shkruhet...

Tanket ruse raportohet të jenë futur edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Sipas raportimeve të BBC, në qytet po zhvillohen luftime. Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë disa tanke në flakë. Sipas raportimeve të paverifikuara, bëhet fjalë për tanke ruse, të shkatërruara nga forcat...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se 40 ushtarë janë konfirmuar të vdekur, ndërsa me dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, që prej fillimit të pushtimit rus. Ndërkohë, Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit, ka thënë se veç viktimave në radhët e ushtrisë, kanë mbetur të vdekur edhe 10...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti qëndrimin nga foltorja e Kuvendit që Shqipëria të mbajë një qëndrim të qartë e të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës. Basha shtoi se Ukraina u zgjua të enjten nën një agresion rus të paprovokuar. “Kemi...

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Vladimir Putin si diktator, duke komentuar pushtimin rus të Ukrainës. “Për të përmbushur ambiciet imperialiste të carit të saj, Rusia sulmon një vend të pavarur dhe sovran. Sot Shqipëria është vend anëtar në NATO. Në Luftën I Botërore ishte vendi i parë që u pushtua dhe...