NË PËRDITËSIM

Meta nuk shkarkohet, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë vendimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Sipas vendimit të Kushtetueses, shqetësimet e ngritura nga Presidenti para dhe gjatë fushatës së 25 prillit dhe gjuha e përdorur ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë nuk përbëjnë shkelje të ligjit themeltar të shtetit.

Përplasja politike e Presidentit me maxhorancën

Plani i Metës për një mandat të dytë

Si reagoi Meta kur u pyet nëse do të lironte zyrën pas vendimit

Analisti Lutfi Dervishi, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën. Teksa komentoi reagimin e ambasadës amerikane për këtë vendim, ai e vlerësoi atë si korrekt për momentin kur u mor. “Reagimi i SHBA është korrekt. Duhet pasur parasysh konteksti...

Në raportin përfundimar për shkarkimin e Presidentit, Kuvendi kishte renditur një sërë shkeljesh nga ana e Kreut të Shtetit. Pretendimi i parë i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, lidhet me përfaqësimin e unitetit të popullit, për të cilin deputetët besonin se Meta kishte shkelur nenin 86 të Kushtetutës. “Sipas pretendimeve në...

Ambasada amerikane ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e presidentit Ilir Meta. “Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët...

Edmond Spaho, deputet i Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, se “Gjykata Kushtetuese nderoi veten me vendimin” për të mos shkarkuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta. “Do të ishte turp i madh nëse do të shkarkohej Presidenti. Nuk shkarkohet Presidenti i Republikës për “më the e...

Lulzim Basha nuk komentoi mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ndërsa socialistët që votuan pro largimit të tij nga zyra, pohuan se respektojnë qëndrimin e trupës. Nga ana tjetër, Erion Braçe mendon se Ilir Meta duhet t’i kërkojë ndjesë Gjykatës Kushtetuese.  “Kur...

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u tha deputetëve të opozitës të tërheqin akuzat se PS-ja ka kapur drejtësinë. Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Balla tha se vendimi tregon se kjo është prova se drejtësia është e pavarur. “Nëse do të kontrollonim Gjykatën Kushtetuese, do të shkarkonim Ilir...

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Metës. “ZERO SURPRIZË për Presidencën! Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar! ??”, shkroi Blushi në Facebook.

Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. “Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës”.Pjesë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese Sipas vendimit të Kushtetueses, shqetësimet...

Me anë të dy postimeve të shkurtra në Facebook, presidenti Meta është rikthyer të komentoi sërish procesin për shkarkimin ose jo të tij në Gjykatës Kushtetuese, aty ku po pritet vendimi. Meta shkruan se atë nuk e duan president, siç i quan ai, “dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush...

Ilir Meta publikoi dopio-padinë penale, në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës, ndaj zyrtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët i vë nën akuzën se kanë falsifikuar dokumentet që depozituan si prova në Gjykatën Kushtetuese. Në foltoren presidenciale, Ilir Meta, e konsideroi procedurën e shkarkimit, si një grusht shteti ndaj...

“Ta harrojnë të gjithë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjithë ata rilindës vendas e ndërkombëtarë, mavi dhe blu, se do të varrosin “de facto” pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pafund. Ata do të marrin përgjigjen e merituar...

Presidenti Ilir Meta ironizoi Lulzim Bashën duke thënë se nuk do të fortifikojë Presidencën në ditën e fundit të mandatit të tij, më 24 korrik të këtij viti. “Ju thoni nëse 24 korriku është sot? Unë do të doja të ishte dje. Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë. Nuk...

Në konferencën për mediat, këtë të mërkurë, ku bëri të ditur se ka firmosur kallëzimin penal kundër strukturave dhe funksionarëve përgjegjës të Kuvendit, Meta u shpreh se ai do të largohet nga Presidenca, më 24 korrik. “Më 24 korrik, do të bëjmë një festë të gjithë së bashku dhe pastaj...

Presidenti Ilir Meta, tha se ka firmosur kallëzimin e paralajmëruar penal, kundër Kuvendit të Shqipërisë, “për veprat penale të kryera në bashkëpunim, të falsifikimit të dokumenteve”. “Kallëzimi do të depozitohet në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës”, tha Meta në konferencë për mediat. Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, tha se...

Teksa Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të dhënë vendimin për shkarkim ose jo të presidentit, Meta ka publikuar në faqen zyrtare të institucionit përgjigjet e 72 pyetjeve që i ka dhënë Kushtetueses. Ky veprim, sipas presidentit, bëhet në funksion të transparencës. “Pas shqyrtimit të përmbajtjes së të gjitha pyetjeve, rezultoi...

“Se çfarë bën Gjykata Kushtetuese, ajo është punë e saj, nuk ka rëndësi për Ilir Metën”. Pas seancave gjyqësore, Ilir Meta zgjodhi të flasë vetë për të treguar se sa besim ka tek drejtësia kushtetuese. Mbrëmjen e së hënës, Presidenti i Republikës bëri publike përgjigjet e disa pyetjeve që kishin...

Presidenti Ilir Meta, i pyetur nga A2 CNN nëse i beson drejtësisë kushtetuese, deklaroi se Presidenca ka kërkuar gjithmonë që të respektohet procedurat dhe shtoi se ky institucion mbështet “drejtësinë europiane”. “Presidenca është institucion shumë serioz dhe respekton procedurat. Ne kemi kërkuar që kjo çështje të gjykohej deri në 9...

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së hënës, deklaroi se Kuvendi ka dhunuar procedurat në procesin farsë, sipas tij, “që synon kapjen e institucionit më legjitim të këtij shteti”. Kreu i Shtetit u ndal te zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese, duke lexuar disa nga pyetjet dhe përgjigjet...

Në sallën e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës akuzoi Kuvendin se kishte falsifikuar procedurën e ngritjes së komisionit hetimor, rrjedhimisht duke cilësuar si antikushtetues të gjithë vendimmarrjen e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës. “Në 6 maj 2021 është zhvilluar edhe seanca e fundit e Komisionit të...

Presidenti Ilir Meta tha se falsifikimi i provave nga ana e Kuvendit në dosjen e dërguar për të në Gjykatën Kushtetuese, do të paditet në Prokurori. Pasi falënderoi dy përfaqësuesit e tij në Gjykatën Kushtetuese, Meta tha se u ka kërkuar të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga...

Ditën e hënë, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Ndërkohë, në “Intervistë me Merita Haklaj”, në A2 CNN, kreu i shtetit u shpreh se nuk është aspak i shqetësuar për përfundimin që do të ketë ky proces. Madje, ai zbuloi të tjera...

“Ka tre vite me hetime, procese farsë për nenin që nuk ekziston më në Kushtetutë, që është për “agjitacion dhe propagandë”. Ajo është një çështje e tyre që mua nuk më preokupon aspak. Sa i takon përgjegjësisë që kam si President i Republikës, kjo është e rëndësishme, pasi kuptohet që...

Që në ditën e parë që pranoi të zgjidhej në Krye të Shtetit, Ilir Meta pohoi se ishte i palumtur, por askush nuk kishte imagjinuar se do të bëhej presidenti i parë në historinë e vendit që shkonte në prag të shkarkimit nga detyra. Marrëdhënia e brishtë mes tij dhe...