Kjo ngjarje ka përfunduar

Basha: Berisha përjashtohet përkohësisht nga grupi parlamentar i PD. Reagon Berisha: Ai kreu vrasjen e PD-së, duhet të jepte dorëheqjen para vendimit

Situata ekonomike në vend, kriza energjetike, pandemia, gjenocidi serb dhe situata aktuale politike në PD janë disa nga temat që ish-kryeministri Sali Berisha ka trajtuar me demokratët e Peshkopisë në foltoren e radhës së tij. Duke iu kërkuar ndjesë demokratëve që nuk ka diskutuar me ta problemet me të cilat...

Nga Elbasani lideri historik i së djathtës Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të ngrihen dhe të bashkohen për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi, që ai e quajti banditokraci. “Kjo foltore është dritë shprese për PD, Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Vij sot më i motivuar...

Sali Berisha i ktheu përgjigjje ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, e cila kujtoi pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike se “kur të gjithë donin që Shqipëria të zhdukej, Presidenti Wilson tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur”. Në “Foltoren” në Vlorë, Berisha tha:...

Foltorja e iniciuar prej Sali Berishës do të vijojë të qëndrojë në jug, duke kaluar nga Fieri në Vlorë, një tjetër bastion i së majtës. Lideri historik i demokratëve në këtë takim do të ketë në krah edhe ish-Presidentin Nishanin, që gjithashtu e përkrahu në takimin e Tiranës. Njësoj siç...

Gjatë fjalës së tij me demokratë dhe simpatizantë të Fierit, Berisha tha se këto janë ditët më të vështirat për shqiptarët në 30 vite, për shkak të regjimit të Ramës që ka shtuar varfërinë, ka rritur largimin e shqiptarëve nga vendi dhe interesin kombëtar ia ka besuar Vuçiçit. “Sot nafta...

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon në Fier turin e tij “Foltorja” për ringritjen e Partisë Demokratike, pas përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat. Ai është pritur nga kreu i PD-së së Fierit Luan Baci dhe qindra qytetarë. Gjatë fjalës së tij me anëtarë dhe mbështetës të tij, lideri historik i PD...

Diskutimi për çështjen Berisha nuk ka munguar edhe në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të demokratëve, ndonëse fokusi duhej të ishte aksioni opozitar që PD-ja do të ketë në Parlament. Debatin e ndezi deputeti Flamur Noka, i cili i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha t’i japë drejtim kësaj çështjeje duke...

Lulzim Basha ka thirrur sot Kolegjin e kryetarëve të degëve dhe drejtuesve politikë të qarqeve. Ky takim vjen pas situatës së krijuar në Partinë Demokratike, me vendimin e Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat, deri në zgjidhjen e situatës pas shpalljes non grata në Shtetet e...

“Dhimbja që ndjej për vendimin e djeshëm ndaj Sali Berishës, është dyfishuar sot nga reagimi i tij”. Kështu u përgjigj kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët jashtë sallës së Parlamentit, një ditë pasi përjashtoi liderin historik të PD-së nga grupi demokrat parlamentar. “Kam ndjekur me dhimbje...

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka reaguar Flamur noka, i cili ëhstë shprehur edhe në mbledhje kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtim përkohësisht të Sali Berishës nga grupi i PD-së. Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, Noka e ka konsideruar vendimin e Bashës...

I ftuar në një intervistë televizive, ish-kryeministri Berisha shtoi akuza të tjera ndaj kreut të PD Lulzim Basha. Sipas tij, gjatë lidershipit të këtij të fundit, “Partia Demokratike ka patur mbështetje të fuqishme nga Soros”, duke kujtuar një episod të veçantë. “Në vitin 2016 po të kishte shkuar në derën...

Gent Strazimiri, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. “Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka patur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!! Nuk ekziston një kompetencë...

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një interviste televizive, premtoi se do të bëjë gjithçka “për rivendosjen e sovranitetit të PD-së, rikthimin e saj në parimet që sot u shkelmuan nga Lulzim Basha, dhe pa të cilat forca politike është fasadë-opozitë”. Deklaratat erdhën pasi kreu demokrat, Lulzim Basha, tha sot pasdite se...

Ish-kreu i Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar menjëherë pas vendimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar përkohësisht liderin historik të demokratëve, Sali Berisha, për shkak të shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.      Sipas Topallit, që kundërshton vendimin e marrë nga Basha, është kreu...

Deputetët e Partisë Demokratike, Bujar Leskaj dhe Flamur Noka, kanë kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës për distancimin e Sali Berishës nga grupi parlametar i PD-së. A2 CNN ka mësuar se deputetët në fjalë, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Grupit të PD-së, kanë theksuar se ky vendim “na bën të mohojmë...

Pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, ka ardhur edhe reagimi i liderit historik të PD-së. Ish-kryeministri Berisha thekson se vendimi i sotëm i Bashës është jashtë çdo norme statutore dhe ligjore, që asgjëson PD-në si parti sovrane. Berisha thekson se Basha...

Ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike. Vendimi u publikua sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat. Sipas tij, ky vendim bëhet “për të shmangur çdo keqkuptim deri në përfundim të kërkesës ligjore për transparencë”, pas shpalljes non grata nga DASH të...

Kongresmeni republikan, Lee Zeldin, kërkoi nga sekretarin Antony Blinken për të siguruar informacion specifik që detajon akuzat për korrupsion dhe justifikon veprimin drastik të Departamentit të Shtetit për të sanksionuar ish- kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Kongresmeni Zeldin gjithashtu i dërgoi një letër Byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative,...

Shtëpia e Bardhë i shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në një postim në Twitter ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim shprehet se SHBA do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar,...

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, i cili akuzoi Bashën se e dinte më herët që Sali Berisha ishte shpallur non grata nga SHBA-ja. Në një reagim të vonë në rrjetet sociale, Basha hedh poshtë...

Si bashkëpunëtor i Berishës në 4 vite qeverisje, Edvin Kulluri e konsideroi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të liderit historik të PD-së, të qëndrueshme dhe të arsyetuar. Sipas tij, Berisha më shumë ka dhënë kontribute në vend sesa ka bërë gabime, por nuk mund të...

“Heshtja e Ramës ndaj vendimit të DASH tregon një sens vetëpërmbajtje. Kjo është humbja më e madhe e opozitës dhe fitorja më e madhe e Ramës. Po të shikosh ata poshtë tij bëjnë deklarata etjerë. Imagjino sikur të kishte ndodhur në krahun tjetër, do të ishte bërë nami. Tregon që...

Presidenti Ilir Meta thyen heshtjen dhe reagon pa vendimit të DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në reagimin e tij kreu i shtetit thotë se kjo nuk është rastësi që ndodh në një kohë kur procesi zgjedhor nuk është përmbyllur ende. Sipas tij kjo “fletërrufe është porositur...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, foli për herë të parë për mediat pas vendimit të Departamentit të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Sali Berishës dhe familjarëve të tij. “Shqipëria po ndryshon. Shqipëria do të jetë anëtarë e BE, është një vend aleat dhe mik i SHBA-së. Sundimi i ligjit...

Analisti Ben Andoni komenton ngjarjet që në 48 orët e fundit e kanë shndërruar ish-kryeministrin shqiptar në një person zyrtarisht “non-grata” për Shtetet e Bashkuara.

Gazetari i A2 CNN Jul Kasapi shprehet se debati politik dhe juridik për padinë që ish-kryeministri Berisha ka ngritur ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken, do të jetë në atë që kjo mund t’i bëhet një personi apo institucioni. Nw Absolut 4 ai thotë nuk e di sa mund...

Për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është vendimmarrje personale, por në të përfshihen shumë institucione. E ftuar në Absolut 4, Hoxha theksoi se ish-kryeministri Berisha do të jetë në pozitë të vështirë pas ngritjes së padisë ndaj zotit Blinken. “Tokë e...

Padia që ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken është diskutuar në studion e “Absolut 4” me gazetarët Armand Bajrami, Anila Hoxha dhe Jul Kasapi. Sipas gazetarit të A2, Armand Bajrami edhe ekspertët janë të paqartë për këtë institucion gjyqësor që i referohet Berisha dhe...

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për padinë e ngritur ndaj sekretarit të Shtetit amerikan Anthony Blinken tashmë po bën xhiron e botës. Një nga arsyet, vjen edhe nga profili i avokatit francez të Berishës që do të “sfidojë” Departamentin e Shtetit. Jean-Yves Le Borgne është një emër aspak i panjohur...

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron fatalitet për Shqipërinë bashkëqeverisjen PS-PD. Sipas tij kjo nuk i shërben vendit, por thekson se Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo bashkëqeverisje. “Bashkëqeverisja do të ishte fatalitet për Shqipërinë dhe jam i bindur që nuk i shërben Shqipërisë i duhen...

I pyetur se a qëndron George Soros pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata, ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj se nuk mund ta thotë këtë, por shprehet se ai e ka sulmuar Sorosin kur ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve në Kosovë  dhe duke e cilësuar atë...

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u pyet nëse është i gatshëm që të lërë mandatin e deputetit. “Nëse Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë. Por, jo prova të...

lajm i fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka autorizuar avokatin e tij për të ngritur padi ndaj deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken. Ky vendim i Berishës vjen një ditë pas shpalljes non grata nga SHBA. “Jam këtu për t’ju informuar për një vendim të pazakontë por të rëndësishëm timin. Për arsye...

Kandidati i vetëshpallur për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, shprehet se “lajmi i shpalljes së z. Berisha persona “non grata” nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij”. “Në 30-vjetorin e vendosjes se marrëdhënieve diplomatike...

Paralelja e krijuar mes Tom Doshit dhe Sali Berishës, të dy të përfshirë në listën e zezë amerikane, vendos Partinë Demokratike përpara sfidës për të ruajtur koherencën. Kërkesa për largimin e kryetarit të socialdemokratëve nga salla e Parlamentit, ka zënë ngushtë sot demokratët.   “Nisur nga ky artikulim i vazhdueshëm kundër...

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, tha se koha e shpalljes së padëshirueshëm për t’u futur në SHBA të Sali Berishës dhe familjarëve të tij nuk ka rëndësi të veçantë. Në një prononcim për Zërin e Amerikës, ai tha se ky vendim është një ndër mënyrat që...

Diplomati dhe analisti Agim Nesho ishte i ftuar në Ditarin në A2 nga ku komentoi vendimin e një dite më parë të Departamentin. Nesho u shpreh se në këtë moment, Shqipërisë nuk i shërben gjykimi për të kaluarën, por rivendosja e demokracisë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Diplomati dhe analisti Agim Nesho ishte i ftuar në Ditarin në A2 nga ku komentoi vendimin e një dite më parë të Departamentit. Nesho u shpreh se në këtë moment, Shqipërisë nuk i shërben gjykimi për të kaluarën, por rivendosja e demokracisë pas zgjedhjeve të 25 prillit. “Unë jam dakord...

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni e quajti te vonuar vendimin e Shteteve te Bashkuara që i ndalojnë hyrjen në territorin e vet ish-kryeministrit Berisha. Sipas Gjonit, amerikanët duhet të japin prova për akuzat që ngrenë, me qëllim që të bëhet drejtësi.  “Partneri strategjik i Shqipërisë, i cili e ngriti Sali...

lajm i fundit

Sali Berisha nuk do të mjaftohet me një status në Facebook për të sqaruar pozitën e tij, pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur “non grata” në territorin amerikan atë dhe familjarët e tij. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Berisha njofton se në orën 18:00 pritet të mbajë një...

Shpallja “non grata” nga autoritetet amerikane e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ishte pjesë e debatit që u zhvillua në seancën e radhës së Kuvendit të Shqipërisë. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cilësoi si kapital vendimin e DASH për t’i ndaluar hyrjen në vend Sali Berishës, ndërsa...

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha nga foltorja e Parlamentit se, pas njoftimit nga ana e Departamentit të Shtetit për bllokimin e hyrjes në SHBA të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, tashmë duhet të flasë drejtësia shqiptare. “Le ta lëmë aq të bukur si është...

Gazetari Aleksandër Çipa ishte i ftuar në “Dita jonë” ku foli rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me ngjarjen ku Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata”, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, si dhe familjarët e tij. Sipas gazetarit Çipa, ky vendim i DASH ishte një goditje për “status quo”-n...

Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar në studion e “Absolut 4” vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion. Ai e ka cilësuar reagimin e Berishës pas këtij vendimi të qartë dhe të drejtpërdrejtë përkundër reagimit të kreut demokrat Lulzim Basha. Reagimi i Sali...

Që prej nisjes së angazhimit të tij në fund të viteve ’80, Sali Berisha u bë pjesë e pandarë e politikës në vend, duke i provuar të gjitha pozicionet politike, që nga deputet deri në krye të Shtetit, si President i Republikës. Aktiviteti i Berishës nis me krijimin e Partisë...

Pedagogu i shkencave politike në Francë, Nezir Kraki, e ka konsideruar vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, qesharak dhe absurd. Në një lidhje me Skype nga Parisi në “Absolut 4” ai tha se nuk do të ishte habitur nëse ky vendim do të kishte ardhur...

Politologu Afrim Krasniqi theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha “duhet të kishte një reagim shumë më dinjitoz, më të plotë dhe një reflektim të thellë” pas lajmit të shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nga zoti Berisha duhet të kishte një moment reflektimi të thellë. Si është e...

Politologu Afrim Krasniqi, në studion e “Absolut 4” në A2, tha se e sheh shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “zhvillim që lidhet me aktualitetin në Shqipëri dhe me një sjellje të re të palës amerikane ndaj Shqipërisë”. “Deri më sot kemi kritikuar...

Pedagogu i komunikimit, Erlis Çela, ishte i ftuar në studion e “Ditari” në A2.

Një hap të madh drejt suksesit në ndërtimin e shtetit ligjor pa korrupsion e ka cilësuar avokat Spartak Ngjela vendimin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në Ditari në A2 CNN ai tha se kjo është goditja e...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas shpalljes “non grata” në SHBA të Sali Berishës. Basha thekson se “gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian,...

Tritan Shehu përdori albumin e kujtimeve për të mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha, që sot u shpall “non grata” nga Departamenti i Shtetit amerikan. “Gjatë gjithë periudhës 30 vjeçare të demokracisë në vendin tonë, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udhëheqësi më pro amerikan dhe pro perëndimor...

Astrit Patozi komentoi në Facebook shpalljen “non grata” të Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me bindje të plotë, në shesh të burrave dhe pa hezitimin më të vogël. Arsyet kanë qenë publike dhe të mjaftueshme për një...

Fatmir Xhafaj ka reaguar pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). “Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh...

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” deri tani 4 figura publike shqiptare. Spikat në këtë listë ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin vendimi u publikua këtë të mërkurë. “Sot, po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar...

Rreth 4 orë pas shpalljes non grata nga Sekretar i Departamentit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, ka ardhur dhe reagimi i ish- kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha  hedh poshtë akuzat për korrupsion. Sipas tij në 30 vite karrierë politike nuk ka ekzistuar kurrë asnjë...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar sërish pas vendimit të DASH, i cili shpalli “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Balla ka postuar një  video në rrjetet sociale, ku rikujton  atë që ai cilëson si afera e CEZ, ku thekson se është “dosja më korruptive për Shqipërinë...

Pas publikimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit të njoftimit për moslejimin e hyrjes në SHBA të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, reagimi i parë nga Partia Demokratike erdhi nga nënkryetari Edi Paloka. Në një postim në Facebook, Paloka nuk ka shkruar asnjë rresht, por thjesht ka postuar dy fotografi,...

Për shpalljen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Eduart Selami. Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se se ky është fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së gjatë në Shqipëri. Ai falënderon Shtetet e Bashkuara...