NË PËRDITËSIM

Zgjedhjet e pjesshme vendore

Partia Socialiste fitoi 5 nga 6 bashkitë në cilat u zhvilluan zgjedhje. PS fitoi Durrësin, Rrogozhinën, Dibrën, Lushnjën dhe Vorën. Koalicioni Shtëpia e Lirisë fitoi Shkodrën, ndërsa PD nuk mori asnjë Bashki.

Pas këtij rezultati, mbështetësit e Bashës kërkojnë dorëheqjen e tij nga partia.

 

Lulzim Bashës iu deshën 4 ditë pas zgjedhjeve të 6 marsit për të pranuar humbjen. Para gazetarëve u shpreh i gatshëm të mbajë përgjegjësi dhe theksoi nevojën për reflektim, njësoj siç ka deklaruar pas çdo rezultati zgjedhor që ka rezultuar zhgënjyes. Por kërkesat për dorëheqjen e tij vijuan edhe nga...

Alarm për të gjithë klasën politike e ka cilësuar ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume procesin e pjesshëm zgjedhor të 6 marsit. Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se shoqëria e ka të domosdoshme të ristrukturojë klasën politike dhe jo për të zgjidhur problemet e një subjekti politik....

“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua”. Kështu ka deklaruar kreu demokrat lulzim basha në mbledhjen me dyer të mbyllura me kryetarët e degëve të partisë demokratike dhe kandidatët në zgjedhjet e pjesshme vendore, pas humbjes së thellë. Ai u bëri apel demokratëve që të qëndrojnë dhe të...

Pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu kryetarët e degëve dhe kandidatët demokratë në 6 bashkitë e vendit. PD-ja doli forcë e 3-të në 5 Bashki, përveç asaj të Rrogozhinës, duke u...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është rreshtuar në listën e zërave brenda demokratëve që bëjnë fajtor kryesor Lulzim Bashën për rezultatin katastrofik në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se tashmë Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen dhe është  barrë...

Agron Gjekmarkaj, pasi dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë Demokratike në mbledhjen e grupit parlamentar, ka reaguar në Facebook. Në postim, Gjekmarkaj sugjeroi që ashtu si ai, të bëjnë një hap pas dhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha. “Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet...

Shumë deputetë kanë dalë kundër Lulzim Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërkohë, ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në këtë parti edhe Agron Gjekmarkaj, duke mbetur vetëm deputet i thjeshtë. Sipas burimeve të A2 CNN, Grida Duma dhe Ferdinand Xhaferri, mes të tjerëve, kanë shprehur pakënaqësi...

Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike dhe përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se zgjedhjet e pjesshme sqaruan se ku qëndron “balanca në mbështetjen opozitare sot”. “Këto zgjedhje ishin një referendum i pastër, për të treguar pikësëpari situatën...

Zgjedhjet e 6 marsit dhe situata në Ukrainë kanë qenë në fokus të bisedës në studion e Ditari në A2 CNN me analistin Ilir Kalemaj.

“Basha ka fituar gjithmonë nga politika, e humbur është opozita që ka humbur 12 vite kohë, procese, standarde e afrim me BE”. Këtë përgjigje dha ish-nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, në lidhje me deklaratën e kreut demokrat që tha se...

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, gjatë një komunikimi me gazetarët theksoi se në përgjithësi procesi i votimit të 6 marsit ishte i rregullt dhe pa incidente, duke përjashtuar këtu disa problematika me aparaturat e votimit elektronik. Celibashi tha se nuk ka raportime për shitblerje vote, ndërsa u shpreh se...

Bashkitë e mbetura pa kryetarë kanë nga kjo e hënë 6drejtuesë të emëruar nga vota e zgjedhësve. Për afro 300 ditë, Vora, Rrogozhina, Lushnja, Durrësi, Dibra dhe Shkodra nuk do të qeverisen më nga kryetarë të komanduar. Partia Socialiste fitoi 5 bashki, një rezultat që padyshim kënaq të majtën, ndërsa...

Erlis Çela analizon në studion e Ditarit të A2 CNN atë që ndodhi në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, të cilat u dominuan nga Partia Socialiste.

Grida Duma, një nga nënkryetaret e Partisë Demokratike, deklaroi se lidershipi i PD ka përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. “Është dëshpërues rezultati, në një mënyrë apo në një tjetër, krejtësisht i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe duhet të mbahet përgjegjësi,...

Përfundon zyrtarisht numërimi në Shkodër. Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” është zgjedhur kryebashkiak i Shkodrës. Me gati 20 mijë vota, kandidati i Komisionit i Rithemelimit të PD-së mundi në garë Majlinda Angonin e Partisë Socialiste dhe atë të PD-së, Xhemal Bushati. Në një deklaratë për mediat, direkt pas përfundimit...

Ndërkohë që procesi i numërimit në Shkodër është drejt fundit dhe Bardh Spahia kryeson me mbi 43% të votave, ka reaguar edhe Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Komisioni i Rithemelimit falënderon të gjithë demokratët dhe anëtarët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për...

Emiriana Sako, Kryetarja e Bashkisë dhe njëherësh kandidate e PS-së, ka fituar me rezultat të thellë zgjedhjet në garën për kryebashkiak Në përfundim të numërimit në të gjitha kutitë e votimit në 4 KZAZ-të e bashkisë Durrës, kryeson Sako me mbi 58 % të votave. Emiriana Sako ka arritur të...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha se humbja në zgjedhjet e pjesshme vendore ishte “tronditëse” për këtë forcë politike. “Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo...

Kur procesi i numërimit është duke shkuar drejt fundit, kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako, ka shpallur fitoren me anë të një postimi në Facebook. Sako falënderon qytetarët e Durrësit që e votuan, ndërsa thekson se ky besim i jep privilegjin t’i shërbejë me përkushtim e pasion qytetit dhe të...

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet lokale të 6 marsit, ku projeksionet nxjerrin fituese Partinë Socialiste në 5 prej 6 bashkive. Kreu i PS-së, Rama tha se në këto zgjedhje zgjeruan hendekun e votave me rivalët, por kjo sipas tij nuk është një arsye për të...

Sali Berisha reagoi në rrjetet sociale pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha për rezultatin paraprak të zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku subjekti që ai drejton doli forcë e tretë në 5 prej 6 bashkive ku u votua. Sipas Berishës, Lulzim Basha është i vetmi njeri në glob që...

Rahim Spahiu, i Partisë Socialiste, është kryetari i ri i Bashkisë së Dibrës, pasi fitoi zgjedhjet e pjesshme vendore në këtë bashki. Spahiu mori 13 995 vota, duke lënë pas me diferencë të madhe votash kandidatët Premtim Kryemadhi dhe Luan Haka. Kryemadhi, përfaqësues i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, mori vetëm...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se zgjedhjet e 6 marsit ishin një anomali që ka ardhur si pasojë e humbjes së besimit të shqiptarëve te vota. Basha u shpreh se mospjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje, tregon se ata nuk kanë asnjë garanci, duke shtuar nevojën për një reformë...

Pak orë pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale, ku PD-ja nuk ka fituar asnjë bashki dhe rezulton forcë e tretë në 5 prej 6 tyre, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mësuesit me rastin e 7 marsit. Sipas Bashës, mësuesit ndodhen sot në...

lajm i fundit

Eriselda Sefa ka fituar me një diferencë të konsiderueshme zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Lushnjës, duke u zgjedhur kryetare. Kandidatja socialistëve ka marrë 21 477 vota në këto zgjedhje, rreth 10 mijë vota më shumë nga Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” Partia Demokratike ka pësuar një rënie...

Ka vijuar përgjatë gjithë natës procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku u votua në 6 bashki të vendit. Deri në këto momente, procesi i numërimit ka përfunduar në Vorë dhe në Rrogozhinë, ku është konfirmuar fitorja e kandidatëve socialistë. Në Vorë, aty...

lajm i fundit

Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, fitoi garën për të drejtuar Bashkinë e Rrogozhinës. Në zgjedhjet e pjesshme vendore, Memolla mori 5438 vota, duke lënë pas dy rivalët, Ferdinand Saraçi nga PD, me 1966 vota, dhe Hekuran Xhani, nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, me 1550 vota. Rrogozhina bëhet bashkia e...

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, në një komunikim për mediat pas fitores së kandidatit socialist në bashkinë e Vorës, Blerim Shera, falënderoi të gjithë qytetarët për besimin e treguar dhe të gjithë personat e angazhuar në këtë proces zgjedhor. Veliaj u shpreh se Vora dha një...

Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera, do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Vorës, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të mbajtura këtë të diel. Shera mori në total 7530 vota, duke u renditur i pari në garën me tre kandidatë. Lulzim Vrana, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”,...

Pak minuta pas mbylljes së procesit të votimit në bashkinë e Lushnjes, kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka përgëzuar kandidaten socialiste Eriselda Sefa. Balla shkruan se Lushnja  zhvilloi një proces zgjedhor të lirë dhe gjithashtu falënderoi simpatizantët dhe patronazhistët e PS. “Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së...

Në studion e A2 CNN ishte analisti Aleksandër Çipa.

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në 6 bashkitë e vendit ku do të zgjidhet për rreth një vit drejtuesi i ri lokal. Në publikimin e fundit të saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi edhe njëherë pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në këto zgjedhje të pjesshme, ndikuar kjo dhe nga...

lajm i fundit

Është mbyllur zyrtarisht orari për procesin e votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. 654,538 qytetarë shqiptarë kishin mundësinë të ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar se kush do e drejtojë bashkinë e tyre në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. Në...

Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, tha se në 6 qytete ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore, vetëm në 15 qendra votimi janë ndryshuar pajisjet e verifikimit elektronik. Ajo tha se vetëm në një rast, komisionerët kanë kaluar në mënyrë të parregullt në verifikim manual. “Në një...

Analisti Erlis Çela ishte i ftuar në studion e A2 CNN për të komentuar zgjedhjet e pjesshme në vend.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zyrtarizoi se në 3 qendra votimi, nga 942 gjithsej në 6 bashkitë ku po zhvillohen sot zgjedhjet, nuk ka nisur votimi dhe procesi nuk do të nisë. “Bëhet fjalë për dy qendra në Shosh dhe një në Pult. Shkaku është pamundësia për të shkuar...

Zgjedhjet në 2 qendrat e votimit në Shosh dhe në Pult të bashkisë së Shkodrës janë  anuluar për shkak se votimi nuk u hap brenda 5 orëve sipas parashikimeve në Kodin Zgjedhor. Por shkak për mos nisjen e procesit të votimit në këto dy njësi administrative janë bërë kushtet e...

Një ortek bore ka rënë mbrëmë në segmentin rrugore Bogë – Theth në vendin e quajtur Qafa e Thorës. Për pasojë rruga është e bllokuar, ndërsa rreth 100 banorë që janë nisur drejt Thethit për të votuar ende nuk kanë mundur të kalojnë, ndonëse ka borëpastruese të cilat po punojnë...

Gazetari Angelo Haruni përmes infografikës tregon pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore, si dhe krahasimet me zgjedhjet e mëparshme.

Oerd Bylykbashi, Arbër Malltezi dhe kandidati i Shtëpisë së Lirisë për bashkinë e Durrësit Ardian Muka, kanë denoncuar në Durrës se punonjës të administratës, Policisë Bashkiake dhe Bashkisë së Durrësit fotografojnë njerëzit, kartat e identitetit dhe intimidojnë votuesit brenda qendrave të votimit.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka bërë apel nga Durrësi që procesi zgjedhor të drejtë i qetë, dhe njerëzit të votojnë pa presione. Në një postim në Instagram, Kim tregoi se kishte vizituar një qendër votimi në Durrës, ndërsa zbuloi se stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të...

Edlira Gjoni, pedagoge e komunikimit, ishte në studion e A2 CNN për të analizuar procesin e zgjedhjeve të pjesshme në vend.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit rezulton deri në këto momente ndjeshëm më e ulët se sa në ato të shkuarat, të 25 Prillit 2021. Kjo për faktin se në Prill qytetarët i drejtoheshin kutive për të zgjedhur se kush do të qeveriste, ndërsa sot për të caktuar...

Analisti Aristir Lumezi komenton zgjedhjet e pjesshme vendore që po zhvillojnë në 6 bashki të vendit, duke i cilësuar ato si tejet të veçanta.

Eridian Salianji, përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, theksoi se pamundësia e Partisë Demokratike për të gjetur anëtarë komisioni në Vorë nuk është shkelje e ligjit. “Kjo problematikë e ka gjetur zgjidhjen nga vendimi i Komisionerit, por ende PD-ja mund të dërgojë anëtarët e saj. Gjithsesi,...

Zgjedhjet në Vorë mund të përfundojnë edhe pa komisionerë të Partisë Demokratike në Vorë. Konfirmimi erdhi nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, kur u pyet nga A2 CNN, pas shqetësimeve të raportuara nga Partia Demokratike. “Nëse është kjo situatë kështu do të përfundojnë dhe do të jenë ata anëtarë...

Kandidatja e PS për bashkinë e Durrësit, Emirjona Sako voton dhe bën thirrje për pjesëmarrje në votime. “Shpresoj që të jetë një proces i qetë dhe përfitoj nga rasti që të ftoj qytetarët e Durrësit të marrin pjesë për të vendosur për të ardhme e Durrësit”.

Një tjetër incident është regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore sërish në qarkun e Durrësit. Mësohet se pas përplasjes në lagjen 8 të qytetit mes komisionerit të PD-së dhe përfaqësuesve të foltores, një tjetër konflikt ka ndodhur në zonën e Spitallës në Durrës. Këtë herë dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër...

Kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër, Majlinda Angoni, tha se beson që shkodranët këtë radhë do të thyejnë bastionin e së djathtës. Duke folur për gazetarët pas votimit, ajo tha se aktualisht procesi vijon normalisht, përveç dy zonave në Dukagjin, ku nuk ka nisur ende procesi, për shkak të motit...

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ kërkesën për thirrjen e një seance publike të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për situatën në qendrat e votimit në Vorë. Sipas PD-së, me 22 QV Partia Demokratike nuk është e përfaqësuar, ndërsa në 22 të tjerat janë të përfaqësuar nëpërmjet sekretarit të QV. Nënkryetarja...

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Dibrës, Luan Haka, ka denoncuar ndarjen e ndihmës ekonomike në disa zona në mënyrë të paligjshme, duke deklaruar se rastet i ka denoncuar edhe në SPAK. “Shkeljet janë konstatuar para zgjedhjeve, se PS-ja nuk i lë në fund, dje ka shpërndarë ndihmë ekonomike duke...

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti, ka votuar sot në orën 08:00 në Lagjen 1, në qendrën e votimit tek Universiteti “Aleksandër Moisiu”. Ai u bëri apel qytetarëve të Durrësit që të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e këtij qyteti. “Kam vetëm një mesazh...

Në dy qendra votimi në Shkodër nuk ka filluar procesi i votimit për shkak të moti të keq. Kështu deklaroi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në deklaratën e parë për mediat që nga nisja e procesit të votimit. Ai bëri një përmbledhje të procesit të votimit që nga nisja dhe problematikat e hasura si nga kushtet atmosferike dhe incidentet në dy qarqe.

Në dy qendra votimi në Shkodër nuk ka filluar procesi i votimit për shkak të motit të keq. Kështu deklaroi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në deklaratën e parë për mediat që nga nisja e procesit të votimit. Ai bëri një përmbledhje të procesit të votimit që nga nisja...

Shënohet edhe incidenti i parë në zgjedhjet e pjesshme vendore në qarkun e Durrësit. Incidenti ka ndodhur mes përfaqësuesve të foltores dhe komisionerit të PD-së Fatri Mezini, të cilët janë përplasur fizikisht me grushte. Mezini pohon për A2 CNN se është provokuar nga “personat e jashtëm të PD-së”. Incidenti ka...

Procesi i votimit ka nisur me vonesë në Vorë për shkak se disa komisionerë të PD-së, mbërritën me vonesë. Ndërkohë në qarkun e Shkodrës në dy njësi administrative, Shosh dhe Pult, nuk ka nisur ende votimi, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës. Mësohet se kutitë e...

Zhvillohen sot zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashki të vendit. Në votime do të marrin pjesë 654 538 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës mes kandidatëve të PS-së, PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”....