NË PËRDITËSIM

Zgjedhjet vendore 2023

  • Partia Socialiste fitoi zyrtarisht 53 bashki, ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë vetëm 7. Por Sali Berisha tha se në këto zgjedhje është shtrembëruar vullneti i votuesve.
  • Ndiqni rezultatet LIVE

Partia e Lirisë kërkon nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve që t’i hiqet mandati kreut aktual të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari dhe të mos i jepet mandati i fituar në 14 Maj. Nënkryetari i kësaj partie, Endrit Braimllari tha se Hajdari ka fshehur një dënim në Greqi dhe sipas tij...

Bashkia e Himarës vijon të jetë pikëpyetja e vetme e zgjedhjeve vendor të 14 majit pasi fituesi i garës është prapa hekurave. Me një kryetar të zgjedhur në ambientet e paraburgimit, fati duket se i bie në dorë kryetarit të detyrë Jorgo Gori, i cili do të vijojë ushtrimin e...

PDIU ka dorëzuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve një kërkesë për rinumërim të votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak në Librazhd. Në shkresën e dorëzuar në KAS, PDIU ngre pretendime për parregullsi në këtë bashki sa i takim procesit të numërimit të votave. PDIU thotë se nga procesi i...

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka bërë një rezyme të asaj që ndodhi në zgjedhjet që sapo lamë pas dhe arsyet e humbjes së thellë të tij ndaj kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj. Sipas Këlliçit, këto...

Xhelal Mziu, deputet i Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, se i duket absurde që vjedhja e votave të kthehet në refren të opozitës pas çdo procesi zgjedhjesh. “Është bërë e udhës në Shqipëri, që nga zgjedhjet e pjesshme në Dibër, që ka akoma dosje të...

Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, deklaroi se në zgjedhjet vendore të 14 majit, për herë të parë në histori, vota në vendin tonë u ble hapur. “Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj....

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se shprehu mirënjohjen e pakufishme për qytetarët e Kavajës, që sipas tij, njëjtë si në vitet ’90 e çliruan Kavajën nga monizmi i...

Lideri i rajonit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, denoncoi një komplot të shërbimeve të inteligjencës perëndimore kundër tij, përmes ukrainasve. Në deklarata për “Russia 24”, Kadyrov tha: “Ata po bëjnë të pamundurën për të më hequr qafe. Ka raportime se shërbimet speciale evropiane po përgatisin sulme terroriste kundër meje përmes ukrainasve”....

Sali Berisha, në një dalje për mediat, deklaroi se “një komision po punon për të denoncuar” atë që ai e quajti “krim monstruoz elektoral”, referuar zgjedhjeve të 14 majit. “Dokumentet, dëshmitë, fotografitë, filmimet, faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme ndërhyrjet brutale, antikushtetuese dhe antiligjore të Edi Ramës në kontrollin e votës...

Votim i detyrueshëm i jep fund blerjes së të drejtës së votës. Këtë propozon Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, ai tha se këtë ligj e ka edhe Greqia dhe Australia. “Votim i detyrueshëm që e bën të pavlefshëm blerjen...

Rasti i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, të arrestuar dy ditë para zgjedhjeve është vetëm një episodet, që do të hetohen për vepra penale të lidhura me zgjedhjet e 14 majit. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se deri këtë të enjte në prokuroritë e rretheve gjyqësore janë depozituar 31...

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, të zhvilluara në vendin tonë për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, mësohet se janë regjistruar 31 kallëzime penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, 9 nga këto kallëzime kanë ardhur nga subjekte politike dhe 21 nga Policia e Shtetit, ndërkohë që, në pranga deri tani kanë...

Rezultati i zgjedhjeve vendore ishte fokusi i pak minutave debat parlamentar. Rikthimi në punë pas një muaj fushatë elektorale, ishte i shkurtër për deputetët. Rreth 30 minuta seancë mjaftuan që opozita të artikulonte qartë akuzat e saj mbi procesin zgjedhor, të cilat nuk mbetën pa përgjigjen e maxhorancës. 14 maji...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke folur jashtë sallës së Parlamentit ka komentuar situatën brenda kësaj force politike, pas zgjedhjeve të 14 majit dhe vendimit të Enkelejd Alibeajt për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së zyrtare. Sipas Salianjit, me atë që ka ndodhur këto ditë është vërtetuar ajo...

Analisti Ilir Kalemaj ka folur për dy hipoteza në lidhje me dorëheqjen e Alibeajt dhe humbjen e katastrofike të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se një prej tyre është vetësakrifikimi i Alibeajt për rikthimin e Bashës dhe tjetra me...

Dorëheqja e Alibeajt është një shembull përgjegjësie morale dhe një kambanë alarmi për Berishën. Kështu e shikon analisti Agim Baçi dorëheqjen e kreut të komanduar të Partisë Demokratike, sipas të cilit Alibeaj tregoi edhe zgjidhjen. “Mbajtja e përgjegjësisë edhe pse i komanduar dha dorëheqjen me përgjegjësi dhe dha zgjidhje duke...

Sali Berisha e kundërshtoi tezën se fryma që krijon opozita në prag të zgjedhjeve mjafton të mbysë përpjekjet për të tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. “Ata që besojnë se kjo blerje masive e votës mund të kapërcehet me frymë, mashtrojnë veten. Ata besojnë se Edi Rama bën zgjedhje të lira...

Përveç shumicës dërrmuese të bashkive, socialistët do të kontrollojnë edhe thuajse të gjithë fondet e pushtetit vendor, pas fitores me 53 bashki në zgjedhjet e 14 Majit. Buxheti total i të 61 bashkive të vendit për këtë vit llogaritet në afërsisht 79.2 miliardë lekë, apo 708 milionë euro. Nga kjo...

Pa Tom Doshin, Edi Rama nuk do të kishte pasur suksesin elektoral në disa bashki. Numrat e votave flasin se pa mbështetjen e PSD-së, Benet Beci në Shkodër, Pjerin Ndreu në Lezhë, Kristian Shkreli në Vaun e Dejës dhe Tonin Marinaj Malësinë e Madhe do të kishin mbetur thjesht aspirata...

Sali Berisha ka dalë sërish sot në një deklaratë me gazetarët në lidhje me shitblerjen e votave në zgjedhjet e 14 majit, që sapo lamë pas. Sipas Berishës, qeveria duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe atë Elektoral shpërbleu në mes të fushatës elektorale mijëra pensionistë, po ashtu rriti pagën e administratës...

Prokurorët e SPAK-ut kanë marrë në dorë dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Burime zyrtare të SPAK, konfirmuan për A2 CNN, mbërritjen e akteve nga Prokuroria e Vlorës dhe regjistrimin e procedimit penal ndaj Belerit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim. Brenda...

Në Dibër ka përfunduar numërimi i votave edhe për Këshillat Bashkiak, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 13 mandate. Pas saj, vjen Partia Socialdemokrate me 6 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 5 mandate dhe nga një mandat kanë marrë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane Shqiptare, Partia Lëvizja e Legalitetit,...

Ilir Alimehmeti nuk dha një përgjigje nëse “Rithemelimin” e ka dëmtuar koalicioni me Ilir Metën në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se kjo është shumë e vështirë dhe kërkon një analizë më të thellë e diskutim me njerëzit. “Kjo është e...

Deklarata e Erion Veliajt pas fitores ku tha se do të jetë edhe kryebashkiaku i demokratëve dhe u shtrinte dorën të gjithë kandidatëve për bashkëpunim, është komentuar në studion e Debatit në A2 CNN me analistët Plator Nesturi, Ben Andoni si edhe kryesuesin e listës së këshillit bashkiak të koalicionit...

Rama dekurajoi pjesëmarrjen në votim dhe opozita duhet të kishte qasje më pak politike në këto zgjedhje. Kështu e shikon verdiktin qytetar për pushtetin vendor, kryesuesi i listës për Këshillin Bashkiak nga koalicioni “Bashkë fitojmë”, Ilir Alimehmeti. Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se ky është një...

Në daljen e parë publike pas humbjes në garën për Tiranën, Belind Këlliçi, tha se rezultati nuk pasqyron vullnetin e lirë të qytetarëve, pasi sipas tij është ndikuar nga një makineri shantazhi e dhune. Por tonet e tij ishin ndryshe nga ato të Sali Berishës.  “Isha plotësisht i vetëdijshëm për...

Kryetari i Bashkisë Tiranë, i cili në këto zgjedhje siguroi një mandat të radhës për drejtimin e kryeqytetit mbajti nga selia rozë fjalimin e fitores. Gjatë fjalës së tij, Erion Veliaj theksoi se PS nuk fitoi vetëm bashkinë e madhe, por ka fituar masivisht në të 27 njësitë e kryeqytetit....

Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet vendore të 14 majit është 38.22% për qind. Shifrat i bëri të ditura komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Kjo pjesëmarrje është regjistruar për kandidatët për kryetarë bashkie, megjithatë kryekomisioneri Celibashi theksoi se edhe për kandidatët për këshilltarë bashkiakë shifra është thuajse e njëjtë. Më konkretisht...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të një postimi në Facebook reagoi për rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit, që pa Partinë Demokratike fituese në vetëm 7 bashki. Sipas Tabakut, demokratët duhet të pranojnë gabimet e tyre fillimisht dhe mos të mohojnë faktet. “Sot, jam me kokën ulur...

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili humbi përballë Erion Veliajt në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka reaguar për herë të parë. Ai u shpreh se rezultati nuk pasqyron realitetin, ndërsa theksoi se do të faktohet çdo shkelje. “Jam këtu për të falënderuar mbi 100 mijë qytetarë...

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështetës të kandidatit të djathtë E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij. Gjykata ka vendosur që Kacolli të hetohet dhe gjykohet...

Luigj Gjoka, kryetari i grupit të “Rithemelimit” të PD-së në Shënkoll njoftoi sot dorëheqjen, pasi njësia e tij pas 30 vitesh ka humbur për herë të parë. Ai i kërkoi dorëheqjen edhe Sali Berishës, i cili sipas Gjokës, ka përgjegjësi për humbjen, së bashku me degën e PD-së në Lezhë....

Partia Demokratike zyrtare ka marrë rezultatin më të dobët në historinë e saj në zgjedhjet e 14 majit. PD u fut në garë me 14 kandidatë, por në fund, asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë fitoren. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 14 kandidatët e...

Sali Berisha deklaroi përpara gazetarëve se zgjedhjet në Shkodër ishin shembulli sesi bandat u përfshinë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ish-kryeministri Berisha u shpreh se shuma të mëdha parash u hodhën në qytetin verior, teksa shtoi se qytetarët shkodranë nuk do ta pranojnë zgjedhjen e krimit. “Shkodra votoi nën...

Sali Berisha reagoi përmes një deklarate për mediat në lidhje me rezultatin zhgënjyes që mori në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të fitonte vetëm 7 nga 61 bashki që ka vendi. Ish-kryeministri akuzoi qeverinë se me presion dhe dhunë shkatërroi zgjedhjet dhe deformoi vullnetin e...

Teksa është mbyllur procesi i numërimit në të gjitha bashkitë, ku janë shpallur edhe kandidatët fitues, janë publikuar gjithashtu edhe votat e pavlefshme, që rezulton se në mbarë vendin janë 39,338 të tilla. Në disa prej bashkive, ku rezultati ka qenë i ngushtë, në rast se këto vota do të...

Arlind Qori ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve të 14 majit, ku ia doli që të renditej i treti në garën për Tiranën, duke lënë pas edhe Roland Bejkon e Partisë Demokratike. Në fjalimin e tij pas fitores, Qori tha se këto vota i sheh si një shpresë për të vazhduar...

Partia Socialiste duket se nuk është dakord me raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, ku u evidentua se “fushata u dominua nga liderët e Partive duke marrë pak në konsideratë interesin e zgjedhësve ku fatkeqësisht fushata dhe pasqyrimi i këtyre zgjedhjeve vendore u përqendrua më së shumti...

Benet Beci, njeriu që arriti që të thyente bastionin e paprekshëm të demokratëve, e konsideruar si molla e ndaluar për socialistët, fitoren zgjodhi të mos e shpallte nga Shkodra, por nga Tirana, krah kolegëve të tjerë fitues të bashkive në këtë qark. Krah Elisa Spiropalit që është dhe drejtuese politike...

14 maji prodhoi një rikonfirmim të socialistëve në pushtetin vendor. Krahas fitimit të zonave që prej vitesh qeverisen nga e majta, Partia Socialiste arrit të fitonte edhe bastionet demokrate si Shkodra, Tropoja e Kamza. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të merrte disa bashki të vogla, ndërsa demokratët e Alibeajt dolën në...

Thuajse brenda 24 orëve nga momenti i mbylljes së kutive të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nxori fituesit për zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa është duke vijuar ende numërimi i votave për këshillat bashkiakë. Partia Socialiste mori një fitore të madhe në këto zgjedhje, ku kandidatët e saj arritën...

Ka përfunduar numërimi i votave për këshillin bashkiak në Bashkinë e Dropullit dhe Këlcyrës. Kështu, sipas të dhënave zyrtare në Dropull, Partia Socialiste ka marrë 15 mandate, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” 3 mandate, MEGA 2 mandate dhe PDS vetëm 1 mandat. Ndërkohë, në Këlcyrë vihet re një larmishmëri në ndarjen...

Ka përfunduar në Bashkinë e Pukës procesi i numërimit të votave për Këshill Bashkiak. Në këtë bashki, Këshillin Bashkiak e kryeson Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila ka marrë 1024 vota, të përkthyera në 4 mandate. Partia Socialiste ka marrë vetëm 2 mandate, por kaq ka marrë edhe Aleanca...

Ka përfunduar në mëngjes numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Korçë. Referuar shifrave zyrtare të dala nga numërimi, socialistët, krahas kryetarit, kanë marrë shumicë të cilësuar edhe në Këshill. Ndarja e mandateve sipas partive politike pjesëmarrëse: KORÇAPS – 23 mandateBashkë Fitojmë – 9 mandatePAA – 2 mandatePR – 1...

Fieri votoi sërish majtas në zgjedhjet e 14 majit duke i dhënë një mandat të ri kryebashkiakut Armando Subashi. Megjithatë pjesëmarrja në votime ishte tejet e ulët, nën 30 për qind, me qytetarët që ankohen për gjendjen e rëndë ekonomike. Ndjekim raportimin e gazetarit Erald Kodheli.

Flet në “Dita Jonë”, Angelo Haruni, gazetar A2CNN

Pas disa problematikave të vogla është mbyllur procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie dhe në Kurbin, ku është rikonfirmuar për një mandat të dytë, Majlinda Cara. Kandidatja socialiste mori rreth 500 vota më shumë se rivali i saj në garë i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhiu. Ndërkohë që...

Është mbyllur dhe procesi i numërimit të votave për Kryetar Bashkie në Tiranë, zonë e cila kishte dhe më shumë qendra votimi se çdo bashki tjetër në vend. Sipas të dhënave të KQZ-së, Erion Veliaj, ka fituar bindshëm në këtë garë përballë rivalit të koalicionit të “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi....

Benet Beci ka shkruar historinë në Shkodër. Pas 30 vitesh, kandidati socialist ka bindur shkodranët që të votojnë për herë të parë majtas. Partia Socialiste ka fituar 54 bashki në të gjithë vendin, por padyshim vëmendja ka qenë në Shkodër, bastionin historik të së djathtës. Këtë ndryshim, disa prej qytetarëve...

Kutitë e hapura pasditen e së hënës rikthyen shpresën te demokratët e Kavajës, duke nxjerrë në avantazh kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja. Mbrëmja duket se hoqi shpresat e kandidatit socialist Redjan Krali, i cili ende pa mbaruar numërimi i kutive të fundit u largua duke përqafuar rivalët e...

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, ku fitoi me një diferencë prej 19 votash Fredi Beleri nga PBDNJ, aktualisht në burg për blerje votash. Ai tha se PS është siguruar që zgjedhjet në këtë Bashki të jenë të qeta dhe transparente....

Kryeministri Edi Rama tha se fitorja e Fredi Belerit në Himarë është tregues se kjo qeveri dhe PS nuk ka përdorur mjete të jashtëligjshme për të fituar këtë Bashki. Ai tha se gjithashtu vërteton se akuza e ngritur ndaj Belerit nuk është politike. “Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka tjetër,...

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dështim spektakolar të KQZ, lidhur me mos funksionimin e pajisjes së identifikimit elektronik. “Zgjedhjet nuk kanë pasur asgjë të veçante në asnjë aspekt, përveç dështimit spektakolar të KQZ, për të filluar në kohë votimin në 500 qendra, njerëzit ishin në radhë, por...

Kryeministri Ei Rama bën deklaratën e parë pas fitores në më shumë se 50 Bashki. Ai njoftoi se do bëjë një tur falënderimesh në të gjithë vendin, nga ku do e nis nga Shkodra. “Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar. Duhet të ruhemi nga era e...

Safet Gjici ka fituar një tjetër mandat si kryebashkiak i Kukësit. Kandidati i Partisë Socialiste, pas përfundimit të numërimit të votave, ka marrë 10 472 (49.78%), ai i “Bashkë Fitojmë”, ndërsa Admir Sinamati 8 546 vota (40.88%).

Fisnik Qosja në një intervistë për A2 CNN ka zbuluar se cili është suksesi i fitores së tij në Kavajë, një bastion i cili është rikthyer sërish në duart e demokratëve. “Falenderoj për gjithë mbështetjen që më dhanë gjatë gjithë fushatës. Kam shpalosur programin tim, shtëpi më shtëpi, derë më...

Kur kanë mbetur ende pak kuti për t’u numëruar në Kavajë, kandidati socialist Redjan Krali është larguar nga qendra e numërimit dhe është përshëndetur me rivalin e tij në garë Fisnik Qosja, i cili kryeson bindshëm ndaj tij. Kandidati i koalicionit Bashkë fitojmë Fisnik Qosja kryeson me 9420, përkundër rivalit...

Mbaron procesi i numërimit të votave për këshilltarë në Bashkinë e Kolonjës. Në total janë 15 këshilltarë dhe mandatet janë të ndara në këtë formë: 10 Partia Socialiste, 2 Bashkë Fitojmë, 2 Partia Agrare dhe 1 Partia Republikane.