Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti, tha se fatet e krizës në Ukrainë janë në duart e një njeriut të vetëm, presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas Hotit, pavarësisht retorikave dhe kërkesave për mosafrim të NATO-s pranë kufijve rusë, ai e quan shtetin fqinj, pjesë të pandashme të Rusisë. “Verën që shkoi Putin shkroi një ese ku e quan Ukrainën si pjesë të pandashme të Rusisë. Ai ndoshta e quan veten me një mision mesianik mes shtetarëve rusë, dhe nuk e quan të përmbushur misionin e tij pa Ukrainën”, tha Hoti. (A2 Televizion)