Ambasada Amerikane vazhdoi të mbrojë reformën në drejtësi, edhe pasi Presidenti Meta publikoi disa mesazhe të diplomatëve që ngrenë pikëpyetje mbi pavarësinë e saj prej politikës. Papërsosmërinë për të cilën flet Ambasada Amerikane, presidenti Meta e quajti pazar, kur nga studio e Opinion publikoi disa mesazhe që tha se stafi i tij i ka marrë nga diplomatë që punojnë në Tiranë. Ato i referohen periudhës së debatit mbi Gjykatën Kushtetuese, kur Presidenti nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit duke kërkuar pezullimin e procedurës, ndërsa më pas dekretoi në të njëjtin pozicion Marsida Xhaferllarin. Sipas Presidentit, këto mesazhe janë prova se ndërkombëtarët kanë qenë palë me Kryeministrin, ndërsa reforma në drejtësi është kthyer në Pazar. (A2 Televizion)
Meta nxjerr mesazhet e diplomatëve, ambasada e SHBA: Të mos çorientohemi
