Në studion e emisionit “Dita Jonë” në A2CNN ishin të ftuar Ervin Kalemi i aplikacionit “Publer” dhe Edmir Uku nga “Serra Edmir”. Dy të rinjtë tregojnë sfidat për hapjen e sipërmarrjeve të tyre. Ndërkohë që Edmiri kultivon në Vaqarr varietete autoktone perimesh të Shqipërisë së Mesme, tashmë të harruara nga tregjet e mëdha, Ervini ka krijuar një aplikacion që ndihmon ndërmarrjet të menaxhojnë më mirë reklamat e tyre në rrjetet sociale. (A2 Televizion)
Nga aplikacionet tek serrat, të rinjtë që ia dalin në sipërmarrje
