Po hetohet nga SPAK, Apeli i Posaçëm kthen në detyrë gjyqtarin e pezulluar të vetingut

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 19:51 | Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelimit kthen në detyrë gjyqtarin e pezulluar të Shkallës së Dytë të Vetingut, Luan Daci. Përmes një vendimi të shpallur përtej përfundimit të orarit zyrtar të së premtes, Apeli shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë për “pezullimin nga detyra” të Dacit. Kjo masë ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u mor dy javë më parë me kërkesë të SPAK, pasi ndaj tij nisi një hetim për “falsifikim të dokumenteve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos