Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Politikani prorus zgjidhet në krye të parlamentit malazez

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 07:50 | Bota

Politikani prorus zgjidhet në krye të parlamentit malazez

Politikani prorus dhe gjithashtu proserb, Andrija Mandiç do të jetë kryetari i ri i parlamentit të Malit të Zi, pas votimit që u zhvillua, mbrëmjen e kaluar.

Menjëherë pas kësaj vendimmarrje reaguan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilat e kundërshtuan hapur zgjedhjen e Mandiç në krye të Parlamentit të Malit të Zi, duke e cilësuar atë si kundërshtar të orientimit properëndimor të vendit.

Sipas REL, zgjedhja e Mandiç në krye të kuvendit u mundësua nga votat e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare, partia e tij Europa Tani, deputetët demokratë, Partia Popullore Socialiste dhe dy koalicionet shqiptare, Alternativa Shqiptare dhe Forumi Shqiptar.

Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviç, e braktisën votimin.

Mandiç u propozua në këtë post në bazë të një marrëveshje politike që i mundëson qeverisjen Milojko Spajiç, i cili ka marrë mandatin. Në bazë të kësaj marrëveshje, ish-Fronti Demokratik, që mbledh partitë proserbe dhe proruse në Mal të Zi, mori postin e kryetarit të parlamentit dhe bëhet pjesë e qeverisë, vitin e ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani