Andi Nuraj

Në 25 gusht 2017, një ditë pasi një komision këshillimor, i kryesuar nga Kofi Annan, i përcolli rezultatet e gjetura qeverisë së Mjanmarit, rebelët Rohingya sulmuan disa posta policie dhe një kamp ushtarak, në veri të vendit. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe të arratisurit Rohingya thanë se forcat e sigurisë së Mjanmarit u përgjigjën me atë që e quajtën një “fushatë dhune”, që synonte dëbimin e popullatës myslimane.

Tensionet prej dekadave në Detin e Kinës Jugore janë intensifikuar vitet e fundit rreth një grupi ishujsh në arkipelagun Spratly që besohet të jetë i pasur me burime natyrore dhe një rrugë shume e vlefshme nga ana tregtare. Kina, Tajvani, Vietnami, Malajzia dhe Brunei pretendojnë ishujt Spratly por edhe ujërat përreth tij. Ndërkohë, Kina, Tajvani dhe Vietnami pretendojnë edhe të gjithë Ishujt Paracel në veri të Detit të Kinës Jugore. Mosmarrëveshjet kanë intensifikuar rivalitetin politik dhe ushtarak në të gjithë rajonin midis rritjes së fuqisë së Kinës dhe lojtarit dominues prej kohësh, Shteteve të Bashkuara. Kina ka projektuar një shtrirje në rritje detare, ndërsa SHBA. po thellon lidhjet me aleatët tradicionalë të sigurisë, si Japonia dhe Filipinet, por edhe dhe miqtë e rinj, duke përfshirë Vietnamin, Indonezinë dhe Mjanmarin.

Sirenat e ambulancave gumëzhijnë, ndërsa pacientët që kanë nevojë për oksigjen për të marrë frymë transferohen në spitalin e Monzës, një qytet që ka qenë një nga më të goditurit nga vala e dytë e koronavirusit në rajonin e Lombardisë. Punonjësit e Kryqit të Bardhë të Milanos, një organizatë jofitimprurëse e përbërë nga një numër i vogël stafi me pagesë dhe rreth 130 vullnetarë, u riorganizuan në fillim të vitit, pasi shërbimet e tyre ishin më urgjente se kurrë gjatë shpërthimit të parë të virusit në Europë. Tashmë duhet të përballen me të njëjtën betejë. Të veshur me mjete të plota mbrojtëse ata ndihmojnë në transferimin e pacientëve që kanë dalë pozitiv me Covid-19 dhe të atyre që dyshohet se e kanë sjellë virusin nga shtëpitë e tyre në spital. Pothuajse të gjitha thirrjet që ata marrin, janë nga njerëz që kanë nevojë për oksigjen.

15:01 - 21.11.2020

Largimi i të rinjve…

31-vjeçarja, Ines Alcolea, braktisi jetën e zhurmshme të Madridit në muajin tetor për një fshat afër qytetit të qetë mesjetar të Toledos. Gjithçka erdhi si pasojë e pamundësisë për të përballuar me shumë kufizime të Covid-19 në apartamentin e saj të vogël në kryeqytetin spanjoll. “Emri im është Ines Alcolea,...

Boldizsar Nagy shpresonte që përrallat në librin për fëmijë “Përrallë për të gjithë” do t’i ndihmonin të rinjtë të mësojnë të pranojnë pakicat dhe të luftojnë përndjekjen shoqërore. Në vend të kësaj, ajo ka shkaktuar trazira në politikën hungareze, me ekstremin e djathtë dhe qeverinë nacionaliste në pushtet duke e...

Romanin e saj të parë policesk e shkroi, në fakt, fal një basti me të motrën, Tashmë, 100 vite nga ky botim, autorja e ndjerë Agatha Christie mbetet një emër i njohur, madje me një popullaritet gjithnjë e në rritje. Ajo lindi në Torki (ang. Torquay) në jug të Anglisë,...

10:36 - 7.11.2020

Statujat antike në Itali

Pas dekadash të mbyllura në një bodrum të Romës, disa nga skulpturat më të mira nga antikiteti janë tërhequr nga errësira dhe janë kthyer në sytë e publikut.Buste të perandorëve romakë, sarkofagë të ndërlikuar dhe një reliev antik grek të gdhendur 2500 vjet më parë, janë vetëm disa nga 92...

Jo vetëm kundërshtarë në ide, si në rastin e përplasjes për mbajtjen ose jo të maskave që duket qartë, por presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kundërshtari i tij demokrat, ish-zëvendëspresidenti, Joe Biden, duket se vijnë nga botë të ndryshme. Kjo duket në shumë mënyra. Trump u lind dhe u...

16:40 - 19.09.2020

Beteja e statujave!

Rrëzimi i statujave të Konfederatës gjatë protestave mbarëkombëtare kundër padrejtësisë racore solli një vëmendje të re për rëndësinë e monumenteve publike të SHBA, shumë pak prej te cilave u bënë nga skulptorët me ngjyrë. Bazamentet boshe kanë nxitur debatin se kush dhe çfarë duhet të zëvendësojë statujat e rrëzuara. Skulptorët...

Largimi që le një shije të hidhur nga Champions League, mbyllja e derës për Maurizio Sarri dhe afrimi i një embleme të vërtetë. Shumë ndryshime në vetëm pak orë për Juventus që tashmë do të ketë fytyrën dhe idetë taktike të Andrea Pirlos. Është shumë herët për të identifikuar në...

Lacio vazhdon të këmbëngul për futbollistët shqiptarë. Italiania “Gazzetta dello Sport“ i ka kushtuar një artikull të plotë faktit se drejtori sportiv i saj po punon në dy drejtime për të përforcuar sulmin dhe mbrojtjen. Igli Tare ka identifikuar njeriun e duhur për të forcuar sulmin dhe ky është Vedat...

17:40 - 8.08.2020

I mbijetuari i Nagasakit

Terumi Tanaka ishte një djalosh 13 vjeçar që po lexonte një libër në shtëpinë e tij në Nagasaki kur Bomba e Dytë Atomike u hodh në Japoni më 9 gusht 1945. Ai e kujton atë si një tingull me zhurmë të madhe dhe pastaj gjithçka u bë e bardhë. Ai...

Kampionati zviceran i futbollit rrezikon të bëhet i pari që mbyllet pas rifillimit për shkak të alarmit të koronavirusit. Pas daljes pozitiv me Covid-19 të kosovarit Mirlind Kryeziu, klubi i Zyrihut ka bërë të ditur se janë prekur edhe disa lojtare të tjerë. Nuk është specifikuar numri i saktë por...

Tashmë është zyrtare. Xhani De Biasi fillon aventurën e re si trajner. Ka qenë vetë tekniku që ka bërë të ditur marrëveshjen me kombëtaren e Azerbaixhanit. De Biasi ka mbyllur gjithçka në një videokonferencë me drejtuesit azerë, duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare. Objektivi të provojë të udhëheqë Azerbaixhanin drejt kualifikimit...

Vazhdon intriga për të ardhmen e Marash Kumbullës, ndërsa në këto momente gjithçka duket larg zgjidhjes. Edhe pse në javën e fundit, Lazio u takua me Veronën duke hedhur në tryezë një ofertë të rëndësishme për mbrojtësin, pala kundërshtare nuk u bind pavarësisht optimizmit në ditët e mëparshme. Lazio ofroi...

Duket se viti 2020 do të jetë i Tiranës në futboll. Në këtë 100-vjetor të klubit, në prag të kurorëzimit me titullin kampion në Superiore të skuadrës së parë, siparin për bardheblutë e kanë ngritur moshat me dy trofe. Tirana e 19-vjeçarëve është shpallur kampione në grupin A të kësaj...

Skena e një polici që vë gjurin në qafën e George Floyd është e padurueshme për t’u parë nga Mathilla Diagana. Me lot në sy, ajo shikon skenën në video, e cila u bë virale në të gjithë botën. “Është e tmerrshme mënyra se si ai bërtet. Nuk mund ta...

Titulli i 8 me radhë mund të jetë fillimi, ndërsa Hansi Flick mund të përsërisë me Bayernin tripletën historike të vitit 2013 të udhëhequr nga Yup Heynckes. Trajneri i ri, i cili zëvendësoi Niko Kovac, u mendua se do të ishte deri në fund të sezonit, por largpamësia e menaxherëve...

Blerja e Newcastle United për një shumë prej 300 milionë stërlinash nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite dhe i mbështetur nga Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman, është vënë seriozisht në dyshim. Gjithçka ka marrë shkas nga një raport i Organizatës Botërore të Tregtisë, për shkak të vazhdimit të...

Colin Kaepernick ishte i vendosur të vazhdonte të protestonte kundër pabarazisë racore dhe shtypjes së njerëzve me ngjyrë në SHBA. Por protesta e tij e veçantë ndezi polemikat, duke përfshirë edhe Presidentin amerikan Donald Trump, i cili tha se nuk ishte patriotike ajo që futbollisti bëri. Me gjithë këmbënguljen e...

Një javë nga zyrtarizimi i 8 garave të Botërorit të Formula 1 në të gjithë Europën, vijnë dorëheqje të tjera për pjesën tjetër të botës. Botërori i Formula 1 për vitin 2020 nuk do të zhvillohet në Singapor, Japoni dhe Azerbajxhan, duke iu bashkuar Australisë dhe Tajlandës. Organizatorët e cirkuitit...

Futbolli italian rikthehet këtë mbrëmje pas 3 muajsh mungesë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në orën 21:00, Juventus sfidon Milan në “Alianz Stadium” në ndeshjen e kthimit të vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, do të ketë një tjetër efekt, ku...

Uefa e ka vendosur; do të jetë Lisbona qyteti që do të presë fazën përfundimtare të Champions League. Formula do të jetë ajo e eleminimit direkt me “Final Eight”, ndërsa stadiumet do të jenë ato të “Da Luz” dhe “Alvalade” në një periudhë mes 8 dhe 23 gushtit, të gjitha...

Vazhdon lufta mes Mario Balotelli dhe Brescia. Pas certifikatës mjekësore të lojtarit për mungesë në stërvitje, çka solli edhe apelin e klubit për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën, këtë herë futbollistin nuk e kanë lënë as të stërvitet. Mario Balotelli u shfaq 20 minuta përpara orarit në qendrën sportive...

9 qershori përkon me përvjetorin e protestës masive të Hong Kongut, ku, sipas organizatoreve, rreth 1 milionë njerëz dolën në rrugë. Ishte një vit ku qyteti u drithërua prej muajsh nga protestat antiqeveritare, ndonjëherë edhe të dhunshme. Ishte një prej sfidave më të mëdha për stabilitetin e shtetit kinez, që...

Tekniku i Tiranës, Emmanuel Egbo, ka bërë të ditur se do të presin udhëzimet nga Federata nëse mund të ketë një zhvendosje të ndeshjes ndaj Bylisit. Rasti i lojtarit pozitiv me Covid-19 te skuadra ballshiote e ka çuar në një situatë të ndërlikuar rifillimin e Superligës, ashtu siç e pranon edhe...

Trofta krudo me salcë kosi, shkurta me lulelakër dhe salcë bajame. Edhe pse në kohë jo normale, shefi i tre yjeve Michelin, Guy Safoy, nuk heq dorë nga gatimet cilësore. Një nga kuzhinierët më të famshëm në botë, hapi një nga katër restorantet e tij në Paris, “La Chiberta”, afër...

Roland Garros, një nga 4 “grand slam” e tenisit do të zhvillohet dhe për më tepër me tifozë. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës Francezë të Tenisit. Bernard Guidicelli u shfaq optimist për zhvillimin e edicionit të Roland Garros 2020 në shtator dhe pa detyrimin me dyer...

Programi është ende në fazë fillestare, por një skuadër veterinerësh francezë po shpreson shumë që të përdorë qentë për të nuhatur koronavirusin te njerëzit e infektuar, përmes erës së veçantë të djersës së tyre. Skuadra kërkimore ka gati dy javë që punon për këtë projekt, duke përdorur qentë e kërkimit nga zjarrfikësit e “Seine-et-Marne”. Qenët prezantohen me tre kampionë të ndryshëm, djersë nga një njeri që ka rezultuar pozitiv në test, një që ka rezultuar negativ dhe një neutral. Nëse qeni gjen kampionin e duhur, atëherë merr si shpërblim lodrën e preferuar.

Rrjeti i veshjeve në SHBA, “Gap Incorporation” po shpejton prodhimin e robotëve të magazinave për paketimin e porosive “online”, kështu që mund të kufizojë kontaktin njerëzor gjatë pandemisë së koronavirusit. Gap arriti një marrëveshje në fillim të këtij viti për të trefishuar numrin e robotëve që përdor në 106 brenda vjeshtës....

UEFA i rikthehet edhe një herë Champions League për mënyrën se si do të përfundojë sezonin. Drejtuesit e organizatës europiane të futbollit janë të mendimit se 4 ndeshjet e kthimit të vlefshme për raundin e 1/8-ve do të luhen rregullisht. Ndërsa më pas fillon dhe merr formë formula e re....

Liga e futbollit profesionist në Skoci deklaroi përfundimin e sezonit të këtij viti për shkak të pandemisë se koronavirusit, duke shpallur Celtic kampion të vendit. Diçka e ngjashme, ashtu si në Francë dhe disa vende të tjera evropiane. Ky është titulli i 9 me radhë për Celtic. Në një komunikatë...

Pandemia e koronavirusit solli pjesën më të madhe të industrisë së argëtimit në një ndalesë të papritur, pothuajse brenda natës, ndërsa prodhimet televizive dhe ato të filmit janë ende duke luftuar në baze të protokolleve për të parandaluar infeksionin. Por një sektor është i pajisur më mirë se të tjerët,...

Ndërsa klubet e natës janë mbyllur në Gjermani që nga mesi i muajit mars për shkak te kufizimeve të koronavirusit, me qindra gjermanë zhvilluan party-in e tyre të parë mbrëmjen e së shtunës së 9 majit me të parin drive-in. Por çfarë është ky lloj party? Makinat u parkuan në...

Kalendari alternative i Formula 1 po merr formë me autoritetet që po nisin përgatitjet për të mirëpritur garat. Drejtori i pistës së Silverstone, Stuart Pringel, deklaroi se është arritur një marrëveshje në parim me Formula 1 që të zhvillohen dy gara pa publik, pikërisht në këtë cirkuit, në datat 26...

Zakonisht në këtë periudhë të vitit, arena Las Ventas e Madridit është plot me matadorë, të cilët përballen me demat rreth 500 kg, në betejat ditore gjatë festivalit vjetor San Isidro. Por sheshet në të gjithë Spanjën janë bosh këtë sezon, pasi epidemia e koronavirusit i ka mbajtur matadorët, por...

Protokolli, siç është aktualisht, nuk është i mjaftueshëm për të garantuar rifillimin e kampionat, me Serie A që po përpiqet të bëjë korrigjimet e nevojshme. Në takimin mes Federatës, Ligës dhe përfaqësuesve të mjekëve, u diskutuan disa pika të protokollit, të cilat, sipas tyre, janë të vështira për t’u zbatuar....

Ditët e kulturës së keqe të birrës në futbollin anglez kanë kaluar dhe pak profesionistë do të zgjedhin biftekun dhe patatet, gjatë një kohe e detyruar, si pjata e tyre e preferuar. Tashmë, gjërat po kalojnë në një nivel krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për kujdesin për veten. Pavarësisht nëse mund...

Edhe nëse do të zbulohen të infektuar nga Covid-19, Kampionati Botëror i Formula 1 nuk do të pezullohet përsëri. Deklarata erdhi nga kreu i komisionit mjekësor të FIA-s, Gerard Zailant. “Nëse ka përsëri kontaminim, aktiviteti nuk duhet të ndalet. Do të ishte sikur të thoshim do të mbyllim metronë sepse...

Izolimi në shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit, kampionen botërore të heqjes së shtizës, Kelsey Lee Barber, e ka lënë për momentin pa ushtruar profesionin e saj. Por, australiania me qendër në Kanberra po mundohet të bëjë gjithçka për të qenë në formë.

Të luash kampionatin në vit kalendarik nuk është një ide për t’u hedhur poshtë, pasi mund të jetë një zgjidhje në funksion të dy viteve të ardhshme dhe për më tepër të Kupës së Botës, që do të luhet në dimër. Ideja ka ardhur nga nënkryetari i FIFA-s Victor Montagliani....

Kaos në Skoci për pezullimin e kampionatit. Liga skoceze u kishte kërkuar 42 skuadrave të saj, në tre kategori, të jepnin mendimin e tyre për një mbyllje ose jo të parakohshme të kampionatit. Vota e Dundee nuk mbërriti kurrë përmes postës elektronike, duke përfunduar në kutinë “spam”. Pas 5 ditësh,...

UEFA ka vendosur të ndajë 236.5 milionë euro për 55 federatat e saj  për t’i ndihmuar ato  të përballen me krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Me këtë rast federata shqiptare e futbollit do të përfitojë 4.3 milionë euro. Fondi vjen nga programi i ndihmës “HatTrick”, i lindur në...

Bundesliga dëshiron që të rinisë fundjavën e dytë të majit, por tashmë ka një pengesë për t’u kapërcyer. Duket serioze pasi shqetëson edhe zbatuesit e ligjit. Disa grupe tifozësh nuk dëshirojnë që kampionati të rifillojë me dyer të mbyllura. Sipas Presidentit të Sindikatës Gjermane të Policisë, Rainer Vendt, tifozët kërkojnë që...