Emergjenca Covid-19, sa para u shpenzuan për shëndetësinë?
Pandemia e koronavirusit dhe situata që duhet të përballonte sektori i shëndetësisë ka dhënë një ndikim të madh ekonomik, duke zënë një pjesë të madhe edhe të shpenzimeve buxhetore. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se për 5-muajt e parë të vitit, ku përfshihet edhe faza e shpërthimit të virusit në Shqipëri, fondet e shpenzuara nga Ministria e Shëndetësisë kapin vlerën e 26.2 miliardë lekëve apo rreth 40% e totalit të shpenzimeve vjetore për këtë sektor.