Arestina Skënderi

Katër kandidatë të grupimit Alibeaj, të regjistruar në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit janë tërhequr nga gara. Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, bëhet fjalë për Sandër Markun në Lezhë, Genc Doçin në Kurbin, Gjergji Gjatën në Korçë dhe Bujar Vreton në Librazhd. Kandidati...

Partia Demokratike e Enkelejd Alibeaj ka nxjerrë zyrtarisht kandidatin e saj për kryetar Bashkie në Tiranë, që më 14 maj do të jetë përballë Erion Veliajt nga PS dhe Belind Këlliçit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Sipas burimeve për A2CNN, bëhet fjalë për Roland Bejkon, emri i të cilit u miratua...

Përfaqësuesi ligjor i grupimit Berisha ka depozituar ankimim ndaj vendimit të KAS-it për të regjistruar PD-në në zgjedhje, me kryetar Berishën në kolegjin zgjedhor. Gjithashtu, ka ankimuar edhe vendimin për mospërfshirjen e grupimit Berisha në koalicionin Bashkë Fitojmë. Në përditësim...

Pasi gjykata i dha liri, Diana Bahçja tanimë ndodhet pranë foshnjës së saj. Akoma e tronditur nga qëndrimi në qeli, nëna lehonë tregon gjendjen emocionale që kaloi në burg ku ishte e detyruar të qëndronte vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj. Diana kishte shprehur disa herë...

15:00 - 18.03.2023

PD me seli të re

Tanimë Partia Demokratike zyrtare e Shqipërisë nën drejtimin e Enkelejd Alibeaj ka seli të re. Me argumentin se nuk duan të kenë një “8 Janar” të dytë, grupimi Alibeaj ka zgjedhur të marrë zyra të reja, adresën e të cilave e shënoi edhe tek deklarata solemne që depozitoi në KQZ...

Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi ka regjistruar kolacionin “Bashkë Fitojmë”, por hoqi nga lista Partinë Demokratike të grupimit Berisha. Celibashi deklaroi se PD zyrtare nuk ka shprehur asnjë vullnet që do të jetë pjesë e këtij koalicioni. “Në konkluzion dhe në analizë të të gjithë çfarë përmenda do regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë”...

Partia Demokratike mund të regjistrohet në vendoret e 14 majit si subjekt zgjedhor, pasi të ketë dorëzuar deklaratën solemne, të firmosur nga nënkryetari. Ky është vendimi që ka marrë pasditen e së enjtes, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Një ditë pas takimit më ambasadoren amerikane Yuri Kim, kreu i partisë së lirisë Iliri Meta pohoi se nuk ka pasur asnjë presion nga ana e diplomates në lidhje me aleancën që ka me Sali Berishën, i cili është shpallur non grata nga SHBA “Kjo është 0 e vërtetë! Asnjë...

Partia e Lirisë ka publikuar listën paraprake për anëtarët e Këshillave Bashkiak në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në to bien në sy emra të njohur të kësaj force politike, por edhe profesionistë të fushave të ndryshme dhe studentë. BASHKIA TIRANËNR.EMËRMBIEMËRGJINIAPROFESIONI1SILVACAKAFJuriste2ENDRITBRAIMLLARIMFilozofi3FLOIDAKËRPAÇIFFarmaciste4TEDIBLUSHIMGazetar5ANAAZIZAJFJuriste6ARTANDISTAFAMKirurg-Ortoped7ERIONABIXHAFPolitologe/Juriste8GENCIGJOKUTAJMAvokat9BRUNILDAPASKALIFPedagoge10BLERDILIÇAJMSipërmarrës11ELONADHIMAFMenaxhere12LUÇIANQAFOKUMArtist13ELONAGURIFPolitologe14ARTURALSTAFAMInfermier/Jurist15ESMERALDADEMIRAJFJuriste/Avokate16BESMIRHOXHAMInxhinier Mekanik17VALDETEMALAJFMjeke/Pedagoge18AFRIMDERVISHIMInxhinier Mekanik19BRUNILDAHAXHIUFMësuese20BESFORDDOREZIMMjeshtër i Madh i...

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve, është rënë dakord ngritja e një grupi prej 3 deputetësh të cilët janë mandatuar për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike. Ky grup do...

Shpallja non grata e Sali Berishës nga SHBA-ja dhe përjashtimi tij nga grupi parlamentar i demokratëve në PD, shkaktoi përçarjen në dy palë brenda kësaj force politike. Pas këtij vendimi, Berisha nisi një sërë takimesh me strukturat që e mbështesnin për t’i ftuar ata në një kuvend që kishte si synim...

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, akuzoi mazhorancën se përdor standard të dyfishtë për përjashtimin e deputetëve për thyerjen e Kodit të Etikës në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, ai tha se mazhoranca nuk përjashtoi ministren Elisa Spiropali, e cila sipas tyre ka përdorur gjuhë fyese dhe duhej të ndëshkohej.

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij malazez Dritan Abazoviç, që pasoi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Podgoricë, për të treguar se nuk ka hequr dorë nga nisma e Ballkanit të Hapur. Ndërtimi i urës mbi Bunë ishte një ndër 10 marrëveshjet...

I bindur se vendimi i gjykatës së shkallës së parë për të njohur kuvendin e 11 dhjetorit thirrur prej tij i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes se kujt i takon vula e PD, kreu demokrat Sali Berisha iu përgjigj akuzave që Enkelejd Alibeaj ka drejtuar ndaj gjykatësit Zhukri, duke thënë...

Partia Demokratike ka bërë një kërkesë, këtë të premte, për përjashtimin me 10 ditë nga kuvendi të Elisa Spiropalit për shkak të sjelljes ndaj Edmond Spahos, deputetit demokrat. Në seancën e së enjtes, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ironizoi situatën e deputetit Edmond Spaho, i cili...

Me të njëjtin skenar si në dy protestat e shkuara, demokratët u grumbulluan sërish para oborrit të Parlamentit.

Me të njëjtin skenar si në dy protestat e shkuara, demokratët u grumbulluan sërish para oborrit të Parlamentit. Këtë herë, mbështetësit ishin më të paktë në numër, ndërsa Sali Berisha u bashkua me ta pas gati 90 minutash. Kreu demokrat i dërgoi një mesazh socialistëve në lidhje me vendimin që...

Të enjten e 23 shkurtit opozita do të protestojë para Kuvendit njëkohësisht me nisjen e punimeve në seancë plenarë. Pengesa që Rama kërkon t’i bëjë hetimit parlamentar për lidhjet e tij më McGonigal është arsyeja kryesore që PD thirri këtë tubim, pohoi kreu demokrat Sali Berisha para deputetëve të cilët...

Socialistët bëjnë përjashtimin e radhës të deputetëve demokratë në sekretariatin e etikës, i mbledhur pas bllokimit të foltores së Parlamentit javën e kaluar. Ndëshkimin më të fortë me përjashtim 10 ditor e morën deputetet Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Elda Hoti Masën. Mbledhja u zhvillua me dyer të...

32-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha e gjen Partinë Demokratike me thirrjen për një tjetër revolucion që synon largimin e asaj që opozita e cilëson regjimi i Edi Ramës. Në një deklaratë për mediat kreu demokrat Sali Berisha shprehu mirënjohjet për ata që kontribuuan në rënien e...

A2 CNN ka zbuluar orën se kur do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur më 3 mars, në të njëjtën ditë që do të merret vendimi se kujt i përket Partia Demokratike. Burime për A2 CNN nga mbledhja e drejtuesve politikë të PD-së bëjnë të ditur se protesta e 3...

Zgjedhjet e 14 majit kanë bërë bashkë në një bashkëpunim paraelektoral të emëruar Aleanca Progresiste, Partinë Bindjen Demokratike dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tregoi se ky bashkëpunim ka për synim këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit. “Aleanca synon të shkojë në zgjedhjet e 14...

Demokratët u mblodhën sërish para parlamentit për të protestuar për çështjen McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama, teksa brenda Kuvendit zhvillohej seanca plenare. Lideri Berisha ishte mes deputetëve të përjashtuar, por ndryshe nga të tjerët nuk tentoi të futej në seancë. I shoqëruar nga anëtarë të Këshillit...

Në selinë blu është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike. Arestina Skënderi raporton detajet.

Demokratët u mblodhën para godinës së Parlamentit për të protestuar për çështjen “McGonigal” si dhe përjashtimin e 8 deputetëve të PD nga seanca plenare ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë nga Sali Berisha. Protestuesit i ndoqën punimet e Kuvendit me anë të një monitori të vendosur jashtë. Protestuesit u...

Siç paralajmëroi edhe të shtunën, opozita rikthehet me një protestë të radhës, kësaj radhe përpara Parlamentit. Protesta do të bëhet ndërsa deputetët do të jenë në një seancë plenare. Detajet i sjell reporterja e A2 CNN, Arestina Skënderi

Një lëvizje pa kthim e ka cilësuar PD protestën e 11shkurtit, por deputetët pohojnë se ajo do të jetë paqësore. Luan Baçi tregon për A2CNN se e shtuna e 11 shkurtit nuk do të jetë një përgjigje për goditjen fizike të 6dhjetorit ndaj Sali Berishës, por ka si objektiv të...

Akademia e Shkencave prezantoi raportin vjetor dhe kërkesat ndaj qeverisë përvijimin e reformave gjatë këtij viti. Me këtë rast Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë pret që të marrë një mandat të dytë, nismë për të cilën shumica socialiste në Kuvend duket se e ka siguruar, teksa ka dërguar dhe ndryshimet...

Partia Demokratike ka mbledhur firmat e nevojshme për të kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal. 42 deputetë demokratë kanë firmosur për ngritjen e këtij komisioni.

Çështja e ish-zyrtarit të FBI të arrestuar në SHBA dhe lidhjet e tij me kryeministrin Rama, nuk e bëjnë Sali Berishën të tërhiqet nga fjalët që ka thënë kundër Lulzim Bashës në lidhje me atë që cilësohet si lobimi i PD me fonde ruse. “Basha ka rastin të thotë që...

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Per kete te fundit Berisha ka deklaruar se gjykata amerikane ka dhene urdher qe te hetohen lidhjet e tij me kryeminstrin Edi Rama dhe keshilltaret e tij.

Sajesë të Ardi Veliut e ka cilësuar Sali Berisha transkiptimin publikuar në media, që pretendohet se i përket një audio-përgjimi ku ish-komandati i Gardës jep urdhër të qëllohet mbi protestuesit që thyejnë perimetrin e sigurisë së Kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011.

Në fillim të sesionit të ri parlamentar, Sali Berisha mblodhi deputetët demokratë që e mbështesin, para të cilëve theksoi se viti i sapo nisur është vendimtar për demokracinë e pluralizmin. “Hyjmë në një vit të një rëndësie vendimtare për demokracinë, për pluralizmin, për shoqërinë shqiptare dhe PD, grupi ynë parlamentar,...

Burime për A2CNN bëjnë me dije se deputeti i PD Ervin Salianji ka nisur takimet me kolegë të tij për të gjetur mënyra e tentativa të tjera për bashkimin e PD. Një nga mënyrat për të bashkuar grupin parlamentar të PD që Salianji po e diskuton me deputetët është zëvendësimi...

Sali Berisha është ende nen efektin e virozës, por Ilir Meta nuk mungoi të bënte një vizitë në selinë blu, ku u prit nga sekretari i përgjithshëm aty, Flamur Noka. Mesazhin politik për vitin elektoral 2023 e dha rrëmbimthi për gazetarët: “Më shumë mbi aksionin opozitar Meta kishte rezervuar të...

Demokratët ecin drejt 14 majit, në një provë tjetër që nuk e kanë vetëm me qeverinë, por përsëri me veten. Teksa Sali Berisha i ka në terren kandidatët e votuar në Primaret e partisë, tre grupimet analizojnë pjesëmarrjen e grupimit Alibeaj në zgjedhje, i cili po ndesh vështirësi për gjetjen e kandidatëve.

Me një çarje që vazhdon, e ndihmuar edhe nga vendimmarrja e munguar e gjykatës, demokratët ecin këtë vit drejt një tjetër prove përballjeje mes veti. Nëse asgjë nuk ndryshon, 14 maji do të jetë sfida e radhës për të provuar se kush zotëron shumicën në Partinë Demokratike. Pyetja që lind...

Pas përçarjes së partisë në dy grupime, në prag të dekretimit të datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2023, deputetët që mbështesin Enkelejd Alibeaj mandatuan Gazment Bardhin dhe grupimi Berisha Edi Palokën për të ulur në bisedime që PD-ja  të dalë me 1 kandidat në zgjedhje. Të dyja palët i...

Bashkimi i demokratëve nuk mund të ndodhë në kurriz të rezultatit të primareve, pohoi Sali Berisha, duke e bërë të qartë se nuk ndërmerr asnjë hap pas nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiakë. Qëndrimi i tij hedh poshtë edhe zërat që flisnin për një dakordësi të gjetur në...

Deputetët që mbështesin grupin Berisha ngritën zërin njëherazi në parlament për sulmin fizik që iu bë kreut demokrat në 6 dhjetor. Flamur Noka: Data 6 ka vetëm një autor, Edi Rama. Luçiano Boçi: Nuk është goditur Sali Berisha. Është goditur opozita, janë goditur qytetarët dhe ka vetëm një të akuzuar....

Balotazh në Primaret e Tiranës. Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti do të përballen me njëri-tjetrin të dielën e 11 dhjetorit, ditën kur do të përcaktohet se cili prej të dyve do të jetë kandidati, i cili do të përfaqësojë opozitën në garën për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës.

Balotazh në Primaret e Tiranës. Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti do të përballen me njëri-tjetrin të dielën e 11 dhjetorit, ditën kur do të përcaktohet se cili prej të dyve do të jetë kandidati, i cili do të përfaqësojë opozitën në garën për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës....

Përtej korrespondencës me shkresa, Policia e Shtetit ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur demokratët të mos protestojnë para Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por ta zhvendosin grumbullimin e tyre përtej perimetrit të sigurisë së samitit të BE-së në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...

Zgjedhjet vendore të 14 majit po afrojnë dhe Partia Demokratike e përçarë në dy grupime do të dalë me 2 kandidatë në këtë garë elektorale. Po si do të ndikojë kjo në përballjen që opozita do të ketë me mazhornacën socialiste. Për mikrofonin e A2 CNN analistët Agim Baçi dhe...

23 amendamente do të paraqesin deputetët e Partisë Demokratike në seancën plenare ku pritet të miratohet nen për nen dhe në tërësi buxheti i vitit 2023. Kryetari Sali Berisha tregoi në mbledhjen me deputetët se për të njëjtën temë është thirrur në interpelancë nga PD edhe kryeministri Edi Rama.

Një mocion me debat për integrimin ishte në krye të rendit të ditës, por minutazhi i rezervuar deputetëve të Sali Berishës, solli reagimin e kryedemokratit. Vendimi i nënkryetares Felaj për të mos i dhënë fjalën, e detyroi Berishën që t’i drejtohej shqiptarëve nëpërmjet Facebook-ut të tij.

Një mocion me debat për integrimin ishte në krye të rendit të ditës, por minutazhi i rezervuar deputetëve të Sali Berishës, solli reagimin e kryedemokratit. Vendimi i nënkryetares Felaj për të mos i dhënë fjalën, e detyroi Berishën që t’i drejtohej shqiptarëve nëpërmjet Facebook-ut të tij. “Ky Parlament funksionon si parlamentet...

Porti i Durrësit është kthyer në kryefjalën e akuzave që Sali Berisha drejton prej ditësh ndaj qeverisë së Edi Ramës. Por, këtë herë kryetari i PD drejtoi gishtin edhe ndaj Lulzim Bashës, duke e cilësuar si një nga personat që përfiton nga ky projekt.

Është mbyllur procesi i regjistrimit për kandidatët e primareve të PD-së në të gjitha bashkitë. Luçiano Boçi, nënkryetari i PD njëkohësisht, deputet i Elbasanit ka vendosur që të futet në garë për primaret e bashkisë së Elbasanit. Për Durrësin ka depozituar zyrtarisht dokumentacionet ish-deputeti i PD Igli Cara. Disa ditë...

Të gjitha metodat e mosbindjes civile do të përdoren nga opozita në shesh në protestën e 12 nëntorit. Këtë deklaroi kreu demokrat Sali Berisha 1 ditë para protestës, duke u rezervuar në detaje, por theksoi se detyrat mes partisë demokratike dhe partisë së lirisë për organizimin e tubimit janë ndarë....

Një situatë dramatike e ka cilësuar Ilir Meta atë me projektbuxhetin e vitit 2023. Kryetari i Partisë së Lirisë pohoi se në planet e Qeverisë mungon mbështetja financiare për shtresat më të dobëta, me arsimin dhe shëndetësinë që humbasin fonde në krahasim me një vit më parë.

Peqini është një prej bashkive që nuk ka pyetur se si është atmosferta në qendrën e demokratëve. “Me një kandidat të përbashkët do të jemi në Peqin. Dhe po ju them që kandidati i Peqinit do të jenë nga ana e Komisionit të Rithemelimit sepse kemi rënë në një konsensus...

Në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kryetari Sali Berisha, mbajti që një qëndrim zyrtar të forcës më të madhe të opozitës, duke u solidarizuar plotësisht me autoritetet dhe popullin e Kosovës, lidhur me tensionet e krijuara së fundmi në raport me Beogradin dhe pakicën serbe atje. Kreu...

Situata në Partinë Demokratike, ku vijon përçarja prej më shumë se një viti, ishte aryesja kryesore për të cilën Grida Duma thotë se la mandatin e deputetes së fituar në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. “Lënia e mandatit tim është moslënia e përgjegjësisë që i njoh vetes. Nëse...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vlerësuar publikisht 3 kandidatët e PD-së që garojnë në primare për Bashkinë e Tiranës. “Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi është një hap shumë pozitiv. I ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies...

Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë për më 10 nëntor, në orën 9:30, seancën ku do të gjykohet një prej ankimeve të bëra nga Partia Demokratike. Seanca në Apel ishte parashikuar të zhvillohej mëngjesin e së enjtes, por nga avokati i grupimit “Alibeaj”, Indrit Sefa, ishte kërkuar shtyrja e saj,...

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti është kandidatura e tretë zyrtare që futet në garën e primareve të PD-së për bashkinë Tiranë pas Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani. Prezantimin Alimehmeti e nisi me kontributin që familja e tij ka dhënë në PD, teksa u zotua se me të njëjtin përkushtim që...

Partia Demokratike do të zgjedhë përmes primareve kandidatët që do të paraqesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Sigurisht vëmendja më e madhe shkon për bashkinë e kryeqytetit, si më të rëndësishmen për palët. Socialistët do të paraqiten në garë me kryebashkiakun në detyrë, Erion Veliaj, i cili kërkon...

Harta e vendit nuk ndryshon. Ky ishte qëndrimi dhe raporti i socialsitëve në Kuvend, i njëjti nga ai i fundit në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.

Harta e vendit nuk ndryshon. Ky ishte qëndrimi dhe raporti i socialistëve në Kuvend, i njëjti nga ai i fundit në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Ndonëse grupimi Alibeaj e cilësoi reformën e 2014 dështim dhe në raportin e tyre kërkon që numri i bashkive të shkojë nga 61 që...