Armand Bajrami

Armand Bajrami është reporter i kronikës së zezë në A2.  Ai raporton mbi çështje të gjyqësorit dhe krimit në Tiranë prej vitit 2007.

Angazhimi i tij në media nisi në shtypin e shkruar në të përditshmen “Albania” dhe më pas për 10 vite me radhë në gazetën “Panorama”.

Bashkëpunimi i tij me A2 u parapri nga një angazhim në televizionin “ABC News”.

Armand Bajrami është diplomuar për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në Universitetin e Tiranës, si edhe ka përfunduar studimet master në profilin “Marrëdhënie me Publikun”.

Infektimi i një prej gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme thuajse ka ndërprerë punën në këtë institucion prej ditës së premte. Përveç të prekurit, janë karantinuar dy gjyqtarë të tjerë që kanë zhvilluar gjykime me të ditët e fundit, si edhe disa punonjës të gjykatës. Për shkak se trupa e kësaj...

Gjykata e Apelit Tiranë la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Adiola Lakrën, 26-vjeçaren e dyshuar si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës. Apeli nuk pranoi kërkesën e të resë për lirim nga qelia. Sipas një tresheje të Apelit, nuk kishin ndryshuar kushtet ligjore që mund të...

Myrteza Çaushi, i njohur gjerësisht si Zani Çaushi, një nga ish-krerët e bandave të Vlorës së vitit 1997, kërkon të lirohet nga burgu. Nga qelitë e burgut të Drenovës, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, Çaushi ka depozituar një kërkesë për lirim të parakohshëm në Gjykatën e Korçës....

Gjykata e Apelit Tiranë, me trup gjyqësore të kryesuar nga Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga avokatët Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamajn. Masa e sigurimit “arrest në burg” u ndryshua...

Infektimi me COVID-19 i një prej gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme, ka vënë në pikëpyetje mbarëvajtjen e punës në këtë gjykatë. A2 mësoi se mëngjesin e së hënës do të vendoset nëse do të vijojë puna për trupat gjykuese ku nuk merr pjesë i prekuri, apo do të ketë një...

Vladimir Gjuta qëndron në qeli prej janarit, pasi u kap me një armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, por këtë të enjte, Gjykata e Tiranës caktoi një tjetër masë “arresti me burg” për të. Ai akuzohet për “kanosje” dhe “goditje për shkak të detyrës”, vepra të kryera brenda burgut 313, gjatë kohës që vuan paraburgimin.

Vladimir Gjuta qëndron në qeli prej janarit, pasi u kap me një armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, por këtë të enjte, Gjykata e Tiranës caktoi një tjetër masë “arresti me burg” për të. Ai akuzohet për “kanosje” dhe “goditje për shkak të detyrës”, vepra të kryera brenda...

Më shumë se një vit e gjysmë pas ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali, Prokuroria ka pushuar çështjen penale të nisur ndaj të vetmit të dyshuar për ngjarjen, Gjergji Cukalit. Ai është zhveshur nga çdo dyshim për vrasjen e janarit 2019 në zonën e Selitës në kryeqytet. Cukali u arrestua me...

24 orë para se Agim Kajmaku të arrestohej, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të shfuqizojë tre urdhrat e fundit të firmosur prej tij, nën petkun e kryebashkiakut. Bëhet fjalë për urdhrat e datës 31 tetor 2019, ku teksa ishte shkarkuar si kryebashkiak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kajmaku liroi nga...

Gjykata e Posaçme rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës për hetim të Taulant Ballës për akuzën e “nxjerrjes së akteve sektete” dhe “shpërdorim të detyrës”. Berisha i kërkoi Gjykatës së Posaçme të prishte vendimin e ish-Prokurorisë pët Krimet e Renda për mosfillim procedimi penal ndaj Ballës. Berisha pretendon se gjatë punimeve...

Talo Çela, personi i vetëm ende i pa arrestuar nga të akuzuarit e SPAK për grabitjen e miliona eurove brenda pistës së Rinasit, dyshohet të jetë i përfshirë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhiu në Durrës. Hetimi i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në 27 prill pranë tregut të automjeteve,...

Gjykata e Posaçme dënon me 7 vjet e 4 muaj burg Gentian Durakun. Ai u shpall i fajshëm për “vjedhje me pasoja të rënda”, në bashkëpunim dhe “grup të strukturuar kriminal”. Gentjan Duraku akuzohej për vjedhjen e 29 banesave të shtetasve të ndryshëm gjermanë në territorin gjerman gjatë viteve 2015-2017,...

Në seancën dëgjimore, gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj, tha se ishte e gatshme të përballej me procesin e vetting-ut. Dy ditë më vonë, në seancën e shpalljes së vendimit, karrigia e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë ishte bosh. Verdikti përfundimtar u dëgjua nga përfaqësuesi i saj ligjor.Vendimi negativ i komisionerëve...

Është zbardhur shkresa e KLGJ-së drejtuar Ardian Dvoranit, ku argumentohet se përse u deklarua e përfunduar detyra e tij në Gjykatën e Lartë. KLGJ vlerëson se asnjë nga tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk e zëvendëson nominalisht Dvoranin, por secili prej tyre është emëruar për një mandat...

Për Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, ndryshimet kushtetuese dhe ligjore mbi të cilat vepron prokuroria kanë krijuar një dualitet mes prokurorit dhe gjyqtarit paraprak, i cili kontrollon hetimin dhe ka kompetenca që më parë i kishte vetëm prokurori. Gjatë prezantimit të rekomandimeve prioritare të qeverisë për Prokurorin e Përgjithshëm në...

Përballja e gjyqtares së Apelit, Shpresa Beçaj, me komisionerët e vetingut nuk i ngjau asnjë përballjeje tjetër që nga nisja e procesit të pastrimit të drejtësisë më shumë se dy vite më parë. Komisionerët e vetingut nuk relatuan asnjë të dhënë për pasurinë, figurën apo profesionalizmin e ish-kryetares së Gjykatës...

Ditën e ngjarjes lëvizjet e automjeteve të dyshuara si të përdorura në krim janë fiksua nga kamera të ndryshme sigurie në dy zona në Tiranës, në Astir dhe pranë vendit të ngjarjes.  Mesditën e 11 qershorit, mjeti “Smart”, që ishte marrë me qira në Shkodër nga Viktor Marku, i arrestuar...

Adiola Lakra, 26-vjeçarja e dyshuar si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen. Përmes avokatit, në përballjen e saj të parë me gjykatën, e reja zeroi çdo dyshim për përdorimin e saj si karrem në vrasjen e Billës, me...

Shkolla e Magjistraturës hap garën për drejtues të institucionit. Këshilli Drejtues i shkollës që prodhon gjyqtarët dhe prokurorët e rinj, ka shpallur vakant vendin e drejtorit të kësaj shkolle, i mbetur bosh pas emërimit të ish-drejtorit Sokol Sadushi si anëtar i Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit, kandidatët duhet të kenë...

Ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia. Në Gjykatën e Lartë, i bashkëpandehuri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj tij nga Apeli i Posaçëm më 19 maj. Në rekursin e depozituar në...

Kjo është foto e automjetit të atentatorëve të Ardjan Çapjas të cilët arritën të largoheshin pa gjurmë mesditën e 8 qershorit. Foto është shkëputur nga një kamera sigurie në zonën e Fushë Mbretit pak momente pasi snajperi largohet me këtë mjet tip Volkswagen ngjyrë blu.

Mbërriti i buzëqeshur në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku pritej të shpallej vendimi përfundimtar për të. Në hyrje, ish-ministri që humbi ekuilibrin në përballjen e tij me drejtësinë në Shkallën e Parë, komentoi me një kameraman, që u pengua teksa e filmonte. “Kështu e hanë të gjithë këtu...”, komentoi ish-ministri. Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për të premten shpalljen e verdiktit final ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-vartësit të tij, Jaeld Çela. Shkak u bë ndryshimi i përbërjes së trupit gjykues, pas shkarkimit nga vetingu gjatë javës së kaluar të anëtares Nure Dreni. Ajo u zëvendësua në treshe me gjyqtarin Dhimitër Lara, i cili kërkoi më shumë kohë për tu njohur me dosjen. Në Apelin e Posaçëm, Tahiri kërkon rrëzimin e çdo akuze të ngritur ndaj tij dhe deklarim të pafajshëm. Ndërsa prokurorët e SPAK mbajnë qëndrimin e shfaqur në Shkallën e Parë, dënimin e Tahirit dhe Jaeld Çelës për “trafik droge” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Në Shkallën e Parë ish-ministri u dënua me 3 vjet e 4muaj burg për “shpërdorim të detyrës”, por dënimi u zëvendësua me lënien e tij në “shërbim prove” për një periudhë 3 vjeçare.

Xhamia e Fushë Mëzezit, në periferi të kryeqytetit, është nga xhamitë me të shkuarë problematike, ku është predikuar ekstremizëm i dhunshëm. Ndërsa funksiononte jashtë ombrellës së Komunitetit Mysliman Shqiptar, imami i vetëshpallur i saj, Bujar Hysa, u arrestua në vitin 2014 si pjesë e grupit të “xhihadistëve”, që rekrutonin dhe dërgonin besimtarë në krah të ISIS në Siri.

Mbërriti i buzëqeshur në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku pritej të shpallej vendimi përfundimtar për të.   Në hyrje, ish-ministri që humbi ekuilibrin në përballjen e tij me drejtësinë në Shkallën e Parë, komentoi me një kameraman, që u pengua teksa e filmonte. “Kështu e hanë të gjithë këtu…”, komentoi...

Gjykata e Tiranës ka shtyrë vendimin për Viktor Markun, i arrestuar fundjavën e shkuar në Malin e Zi, i dyshuar si ekzekutuesi i 40-vjeçarit Hekuran Billa.

Skenat me emigrantë të jashtëligjshëm nga vendet arabe, që kërkojnë ushqim dhe para’ nga drejtues të mjeteve, vijojnë të shihen në kryqëzimet e Tiranës.   Për të gjithë, Shqipëria është vetëm një vend tranzit në rrugëtimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Gjatë qëndrimit në vend, një pjesë e tyre shkon...

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Ridvan Hado, i njëjti që shqyrtoi dosjen “Gërdeci” në Shkallën e Parë në vitin 2009, doli të enjten para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK nuk konstatoi parregullsi në pasurinë, figurën dhe profesionalizmin e gjyqtarit. Vëzhguesi ndërkombëtar vërejti si problematike dy vendimmarrje të KLD, kur gjyqtari...

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Fatmira Hajdari. Nga seanca e mëparshme u njoftua se Hajdari kishte probleme me justifikimin e pasurisë në vlerën e 60 milionë lekëve. Problematik u konsiderua ndërtimi i një pallati 10-katësh në truallin e familjes pranë banesës së saj në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, prej djalit të saj dhe një shoqërie private. Sipas KPK, ndërtimi ishte pa leje dhe mbi një pjesë toke që nuk ishte pronë e tyre. Në lidhje me kriterin e figurës, ajo vlerësohet e papërshtatshme me argumentin se nuk kishte deklaruar faktin se i ishte refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hajdari u përlot, duke thënë se ndihet e fyer që ishte vënë në diskutim figura e saj, duke thënë se kur kishte plotësuar formularët vetingut nuk kishte pasur dijeni për revokimin e vizës.

Gjykata e Tiranës lë në burg gjashtë persona të arrestuar dy ditë më parë për akuzën e “vjedhje me armë” në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet. Në qeli do të qëndrojnë Spartak Qoku, Petro Sava, punonjës banke, Andi Kraja, Aleks Kala, gardist i pezulluar, Emel Hajdaraj dhe Kludio Metaj. Ata...

Gjykata e Apelit shpalli vendimin për vrasjen e Marvi Mihalit, ngjarje e ndodhur në vitin 2017. Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, sipas të cilit, dënoheshin me 19 vite burg Devi Bitraj dhe 12 vite për secilin nga të pandehurit e tjerë, Marsel dhe Kridens Alla, të...

Në një hark kohor prej 30 minutash, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shpalli vendimin përfundimtar për tri gjyqtare të Apelit, duke mbajtur në sistem dy prej tyre dhe shkarkuar të tretën. Karton të kuq në veting mori anëtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Nure Dreni. Në seancën dëgjimore...

Gjykata e Tiranës dënon me 10 muaj burg Muharrem Zelijan për akuzën e “keqpërdorimit të thirrjeve telefonike”. Zeliaj kërcënoi me sms kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agim Ismaili. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Gjermeni.

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit, Nure Dreni. Gjyqtarja e Apelit u ndëshkua për shkak të problematikave të vërejtura në justifikimin e pasurive të saj. Dreni është anëtare e treshes gjykuese në gjyqin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri,...

Gjykata e Tiranës gjobiti me 50 mijë lekë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, për “shpifje” ndaj kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Sipas vendimit të gjykatës, Tabaku duhet të dëmshpërblejë Veliajn në lidhje me një deklaratë publike të dhjetorit 2018, ku pretendonte se kryebashkiaku kishte ndryshuar planin urbanistik të...

Gjashtë muaj pas pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz, ndalohet në Poloni një nga të dyshuarit si autorë të ngjarjes. Interpol Tirana është informuar për arrestimin e të shpallurit në kërkim Marti (Gentian) Bleta. Sipas burimeve, kjo zyrë po shkëmben informacionin e nevojshëm me palën tjetër, përfshi edhe shenjat e...

SPAK ka marrë nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit Adem Lala, i dyshuar për korrupsion. Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Lalën më datë 18 qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij. Ish-kryebashkiakut të Hasit pritet t’i komunikohet akuza nga prokurorja, Enkeleda Millonai. Ai dyshohet...

Mbërriti e buzëqeshur në sallën e përballjes me komisionerët e vetting-ut. Por, gjatë seancës 4-orëshe, pati momente kur u përlot. Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, e veja e deputetit të vrarë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u përball me përfundimet e Komisionit që flisnin për probleme të theksuara të...

Pista kryesore në të cilën po hetohet për identifikimin e autorëve të vrasjes se Hekuran Billës është ajo e hakmarrjes. Krimi i kryer prej tij në Angli në vitin 2006, ku vrau me armë zjarri në një lokal 22-vjeçarin Prel Marku dhe plagosi tre shqiptarë të tjerë, ka ngritur dyshime...

A2 ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Krujës që ka liruar me kusht Hekuran Billën, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e së enjtes në afërsi të Komunës së Parisit. “Hekuran Billa ka manifestuar sjellje dhe qëndrime shumë korrekte në drejtim të respektimit të rregullores së burgut, duke mos...

Gjykata e Tiranës vendos të ekstradojë në Gjermani shtetasin nga Taxhikistani, Komrov Zukurov. Zukurov kërkohej nga drejtësia gjermane si pjesë e një celule të ISIS-it. Zukurov ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për ekstradim, por ka kërkuar që të mos ekstradohet nga atje në ndonjë vend tjetër si Taxhikistani,...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundon hetimet për grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas. Prokurorët e SPAK u kanë komunikuar akuzën personave të arrestuar për ngjarjen dhe në ditët në vijim dosja do të shkojë në seancë paraprake. Të pandehur në këtë dosje janë Klement...

EURALIUS dhe USAID i janë përgjigjur Këshillit të Lartë Gjyqësor, që kishte kërkuar opinion nga misionet e SHBA-së dhe BE-së që ndihmojnë drejtësinë në vend lidhur me çështjen “Dvorani”. “Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një...

Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper brenda qelisë së tij në burgun 313 në Tiranë. Snajperi ishte vendosur në dritaren e një pallati pranë godinës së burgut, gati 200 metra larg në vijë ajrore. Bardhi ishte arrestuari si i dyshuar për një vrasje të dyfishtë.

Gjyqtarët dhe Prokurorët e shkarkuar nga Vetting-u kanë krijuar një shoqatë e quajtur “Drejtësi për Drejtësinë” dhe i kanë dërguar një letër Avokatit të Popullit që të verifikojë procedurën e përzgjedhjes dhe dokumentacionin e anëtarëve të organeve të vetting-ut. Gjithashtu, shoqata thotë se nga verifikimi që ata i kanë bërë...

Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet e dekriminalizimit për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra. Ai u denoncua nga një shoqatë lokale se kishte fshehur disa probleme me drejtësinë. Nga verifikimi i prokurorisë ka rezultuar se Gurra ka qenë i shpallur në kërkim policor në shtator-dhjetor 2008, bazuar në një urdhër-ndalim...

Atentati i së hënës ndaj Ardian Çapjas në Elbasan ishte i treti në radhën e atentateve kundër tij gjatë 5 viteve të fundit. Përpjekja e parë për eliminimin fizik të anëtarit të familjes së dyshuar për lidhje me botën e krimit, u shënua në gusht 2017. Banesa e tij u...

Gjermania kërkon ekstradimin e Komron Zukurov, shtetasin nga Taxhikistani që dyshohet për përfshirje në një organizatë terroriste. Seanca për shqyrtimin e kërkesës do të zhvillohet më datë 12 qershor, në Gjykatën e Tiranës. Në datën 2 maj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin Komron Zukhurov, i...

Shtimi i numrit të azilkërkuesve që shkojnë në qendrën kombëtare pritëse në Babrru ka ngjallur shqetësim te banorët pranë saj. “Ky është një skandal, kampi i emigrantëve në mes të lagjes dhe banorëve. Është diçka që se kemi parë ndonjëherë”, shprehet një prej banorëve. Për shkak të kushteve dhe mbipopullimit...

Gjykata e Posaçme e Apelimit kthen në detyrë gjyqtarin e pezulluar të Shkallës së Dytë të Vetingut, Luan Daci. Përmes një vendimi të shpallur përtej përfundimit të orarit zyrtar të së premtes, Apeli shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë për “pezullimin nga detyra” të Dacit. Kjo masë ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u mor dy javë më parë me kërkesë të SPAK, pasi ndaj tij nisi një hetim për “falsifikim të dokumenteve”.

Gjykata e Posaçme e Apelimit kthen në detyrë gjyqtarin e pezulluar të Shkallës së Dytë të Vetingut, Luan Daci. Përmes një vendimi të shpallur përtej përfundimit të orarit zyrtar të së premtes, Apeli shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë për “pezullimin nga detyra” të Dacit. Kjo masë ndaj anëtarit të...

Gjykata e Posaçme shtyn për të dhjetën herë radhazi seancën ndaj Arbër Cekajt, Donaldo Lushajt dhe Armando Pezakut, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri. Avokati i Pezakut, Ardian Visha, rikërkoi veçim të çështjes. Ai i tha gjykatës se ka përgatitur konkluzionet e mbrojtjes prej 26...

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka refuzuar kërkesën e Operacionit Forca e Ligjit për sekuestrimin e 48 prej 120 pasurive të sekuestruara në kushte emergjente, të dyshuara si kriminale. Sipas bilancit të SPAK për 5 muajt e parë të 2020, deri më 31 maj Policia e Shtetit ka paraqitur 80 kërkesa...

Më 1 qershor 2018, ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nënshkruajnë një marrëveshje për shtrirjen e projektit të Oficerëve të Sigurisë në të gjitha gjimnazet e vendit. Oficerët në fjalë janë persona të trajnuar nga Akademia e Sigurisë për ruajtjen e sigurisë në shkollë dhe...

Gjykata e Tiranës dënoi me nga 3 vjet e 6 muaj burg tre persona të akuzuar për “dëmtim me dashje të materialeve zgjedhore”. Altin Picari dhe Leonard e Ylli Hajdari, përkatësisht 38, 29 dhe 24 vjeç u fajësuan për tentimin e djegies së një dhome të fshehtë votimi në një...

Zaida Çobo, nëna e të miturit që u dhunua nga policia padit në Gjykatën e Tiranës, kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Çobo kërkon dëmshpërblim 1 milion lekë nga Veliu për shkak të publikimit të të dhënave personale të saj. Në padi Çobo pretendon se nga veprimet e Veliut...

Numri i krimeve seksuale në vend ka ardhur në rritje gjatë tre viteve të fundit. Referuar të dhënave zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, nga viti 2017, në vitin 2018, numri i procedimeve penale për krime seksuale është rritur me 10.7 për qind. Ndërsa një vit më vonë, në 2019 rritja...

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, kallëzon në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, gjyqtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj (Vokopola). Gjyqtarja e Shkallës së Parë të vetting-ut është kallëzuar për akuzën e “falsifikimt të dokumenteve”. Vepra penale pretendohet të jetë kryer prej saj gjatë aplikimit për emërim në...

Plot 66 fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt, apo janë dhunuar fizikisht nga familjarët e tyre prej 1 janarit 2019 deri në 1 qershor 2020. Shifra në fjalë është pjesë e përfundimeve të një studimi të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të...

Dështon seanca e parë gjyqësore ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Gjykata u detyrua të ndërpriste seancën dhe ta shtynte për në 4 qershor për shkak të mosparaqitjes së avokatit mbrojtës të Kajmakut. Ish-Kryebashkiaku po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe...

Gjykata Kushtetuese refuzon të shqyrtojë ankimin e bërë nga ish-prokurori Besnik Cani kundër anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari. Ankimi i ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Cani, u bë gjatë kohës që ai po kalonte në filtrat e Shkallës së Dytë të vetingut, në përfundim...