Armand Bajrami

Armand Bajrami është reporter i kronikës së zezë në A2.  Ai raporton mbi çështje të gjyqësorit dhe krimit në Tiranë prej vitit 2007.

Angazhimi i tij në media nisi në shtypin e shkruar në të përditshmen “Albania” dhe më pas për 10 vite me radhë në gazetën “Panorama”.

Bashkëpunimi i tij me A2 u parapri nga një angazhim në televizionin “ABC News”.

Armand Bajrami është diplomuar për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në Universitetin e Tiranës, si edhe ka përfunduar studimet master në profilin “Marrëdhënie me Publikun”.

Blerja e 66 biçikletave të vjedhura nëpër rrugët e kryeqytetit i ka kushtuar një dënim me burg një 31 vjeçari në Tiranë. Anderson Fidani u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “përvetësimit të mallrave që rrjedhin nga vepra penale” dhe u dënua me2 vjet e 6 muaj...

Dy nga ish-gjyqtarët Kushtetueses e Gjykatës së Lartë, që po hetohen nga SPAK për “fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë” i kërkojnë Gjykatës së Lartë të çlirojë nga sekuestroja disa pasuri të tyre. Në Gjykatën e Lartë kanë “trokitur” ish-kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja dhe ish-anëtari i Gjykatës së...

3.4 milionë eurot e gjetura në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit, qershorin e vitit 2018, kanë kaluar në llogari të shtetit. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi të premten kërkesën e SPAK për konfiskimin e kësaj shume, si edhe të disa pasurive të tjera të personave...

Një hetim 1-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në bashkëpunim me SHÇBA, ka zbuluar përfshirjen e 5 punonjësve të Policisë së Pukës në kultivimin e kanabisit.

Katër nga gjashtë të dyshuarit si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga i shumëkërkuari Talo Çela, do të gjykohen në Gjykatën e Posaçme për ekzekutimin e katër personave në dy ngjarje të bujshme të pranverës së vitit 2020. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të kaluar...

Një hetim 1-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në bashkëpunim me SHÇBA, ka zbuluar përfshirjen e 5 punonjësve të Policisë së Pukës në kultivimin e kanabisit. Sipas SPAK, efektivët i kishin siguruar mbështetje grupit kriminal që kultivonte drogë në zonat malore të Pukës dhe Mirditës, si edhe i informonin për...

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj grupit të Talo Çelës, të akuzuar për dy ngjarje kriminale me 4 viktima. Në gjykim ka kaluar dosja për katër persona të tjerë, Besian Xhixha, Enver Diva, Altin Ndoci dhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Klevis Alla. Për të pandehurit, Talo Çela dhe...

Policia e Shtetit është duke zhvilluar një operacion për goditjen e një grupi personash të angazhuar në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit, ku dyshohet të jenë të përfshirë edhe disa efektivë policie. Burime zyrtare të SPAK konfirmuan se janë 20 urdhërarreste të cilat po ekzekutohen kryesisht në zonën e Lezhës....

Kjo deklaratë e kryedemokratit dhe sekuestrimi pak ditë më vonë i 3,4 milionë eurove në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit, trazoi skenën politike qershorin e vitit 2018. Por, tre vjet e katër muaj më vonë, gjithë çështja “Toyota Yaris”, që përballi Ballën e Bashën në gjyq për “shpifje”, si edhe vuri nën hetim gjashtë persona, përfundoi me një dënim të vetëm me 1 vit burg.

Kjo deklaratë e kryedemokratit dhe sekuestrimi pak ditë më vonë i 3,4 milionë eurove në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit, trazoi skenën politike qershorin e vitit 2018. Por, tre vjet e katër muaj më vonë, gjithë çështja “Toyota Yaris”, që përballi Ballën e Bashën në gjyq për “shpifje”,...

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka përfunduar hetimin për një nga episodet e kallëzuara si krim elektoral në ditët e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Dyshimet e para të një grupi simpatizantësh të PD në 22 prill, se dy persona po blenin vota në Maqellarë janë materializuar nga SPAK...

Gjykata e Tiranës vendosi të ekstradojë shtetasen amerikano-kanadeze Lyda Jolanda Harris. 74-vjeçarja e prangosur në gusht përmes avokatit Arben Prenga, kërkoi ekstradimin e drejtpërdrejtë. Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë. Sipas hetimeve, Harris është...

Propozimi i KLGJ për shkrirje të gjashtë gjykatave të Apelit në një të vetme, për llogari të hartës së re gjyqësore, vlerësohet si mundësia më pak e dëshirueshme nga partnerët ndërkombëtarë që ndihmojnë drejtësinë në vend. Gjatë procesit të diskutimit mbi hartën, misioni Euralius ka hartuar dhe një studim fizibiliteti...

Shkrirja e disa gjykatave të vendit për llogari të hartës së re gjyqësore shikohet nga ekspertët e drejtësisë si hap pas në marrëdhënien mes qytetarëve dhe drejtësisë. Problematik për ta vlerësohet edhe propozimi për shkrirjen e gjashtë gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë.

A2 CNN ka siguruar variantet e deritanishme të KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me hartën e re gjyqësore. KLGJ propozon një reduktim të ndjeshëm të numrit të gjykatave të rretheve, nga 22 të tilla në 12, me parimin një gjykatë një qark. Qeveria e gjyqësorit propozon bashkim të gjykatës...

Gjykata e Posaçme vendosi të kthejë në duart e SPAK dosjen penale në ngarkim të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Pasi u përjashtua nga sistemi me një vendim të Shkallës së Dytë të vetingut, Dedja u hetua për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”. Këtë të martë, pas...

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të lënë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi, si dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, përmes avokatit, Gëllçi ka kërkuar masë më të butë, duke e argumentuar me parrezikshmërinë shoqërore...

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia 6 personat e arrestuar nga operacioni “Përfitimi”. Masa e sigurisë “arrest shtëpie” u caktua për Blerim Bitrin, Florian Markun, Margarita Xhaxhiun, Jani Papulin, Florian Lilan dhe Bashkim Osmanin. Në seancë prokuroria kërkoi për ta masën e “arrestit në burg”. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se gjatë...

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit që e ka dënuar me 2 vite burg për “fshehje pasurie”. Kërkesa është argumentuar me problemet shëndetësore të Llallës dhe nevojës për ndihmë të specializuar mjekësore. Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga...

Abuzimi me një tender të vitit 2018 në Radio Televizionin Shqiptar është strumbullari i arrestimit nga SPAK të ish-titullarit të institucionit, Thoma Gëllçi dhe tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. Të arrestuarit dyshohen se kanë shkelur ligjin, kur në garën me...

Gjyqtarët e të gjitha gjykatave në vend votuan për tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët do të zëvendësojnë 3 anëtarë aktuale, mandati i të cilëve përfundon në dhjetor. Anëtarët e rinj do të jenë Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë, Ridvan Hado nga Apeli dhe...

Nga kjo e premte ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai do të kërkohet ndërkombëtarisht për t’u prangosur me qëllim vuajtjen e dënimit me dy vite burg dhënë për të nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Burime zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, SPAK,...

Ish-gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka dhe 4 të bashkëpandehurit e dyshuar për “korrupsion” do të gjykohen me gjykim të zakonshëm. Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Klaudio Zhillës dhe Nejton Balit për gjykim të shkurtuar dhe veçim të dosjes. Me këtë procedurë gjykimi, procesi vijon...

Dashamir Xhepa, 39-vjeçari i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij, Lirie Xhepa, do të qëndrojë përjetë në qelitë e  burgut. Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të lwrë të pandryshuar dënimin me burg përjetë dhënë për të nga Shkalla e Parë në janar të këtij viti. Togat e zeza të...

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e Edlira Naqellarit për t’i kthyer telefonin e sekuestruar pas arrestimit. Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme qëndron në paraburgim pas dyshimeve për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera” në procedurën tenderuese për blerjen e uniformave...

Gjykata e Tiranës e përfundoi me një seancë të vetme gjyqin ndaj një infermiereje të spitalit Infektiv në QSUT, të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga COVID-19. 30-vjeçarja Ronida Hysa u shpall fajtore nga gjykata për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Ajo u dënua...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një verifikim lidhur me publikimet e “Pandora Papers”, ku janë ngritur dyshime për një zyrtar shqiptar ne listën e 330 zyrtarëve në të gjithë botën që rezultojnë me llogari “offshore”. Emrat e dhjetëra liderëve politikë, e po ashtu të...

Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me burgim të përjetshëm Markel Bushin, i akuzuar për vrasjen e dy kushërinjve në Laç. Krimi ka ndodhur në prill të vitit 2019 në qendër të qytetit të Laçit, ku të vdekur mbetën kushërinjtë Arjan dhe Kelvin Jushi, pas një debati për fotot e...

Gjykata e Posaçme shtyn për në 14 tetor seancën për përballjen mes deputetes Grida Duma dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Seanca e së hënës dështoi për shkak të mospranisë së prokurorit në sallën e gjyqit. Në seancën e kaluar, gjykata kaloi çështjen për gjykim, pasi Duma refuzoi të zgjidhte çështjen me...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi këtë të premte se shumë shpejt vendi do të ketë një hartë të re gjyqësore. Duke e konsideruar miratimin e saj si prioritet të ministrisë që drejton, Manja theksoi se në variantin final shërbimet gjyqësore për qytetarët do të jenë atje ku janë sot. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Fatos Tushen, ish-kryebashkiakun e Lushnjës, i akuzuar nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”. Ish-zyrtari e argumentoi kërkesën me problemet shëndetësore, duke pretenduar zbutje të masës “arrest në burg”, çka nuk u pranua nga gjykata. Fatos...

Përballja e parë me drejtësinë e Aldi Ramës nisi në vitin 2018, 2 muaj pasi ai ishte bërë 18 vjeç. Në gusht të këtij viti ai u arrestua për akuzën e vjedhjes, pasi u kallëzua nga e dashura e tij.  Sipas gjykatës, Rama i vodhi asaj telefonin celular, duke e...

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, i dyshuar për abuzim me një tender, si edhe pengim të procesit zgjedhor në zgjedhjet e qershorit 2019. Bashkë me të, në gjykim do të shkojnë edhe ish-zëvendësi i tij, Avdualla Cano, dy...

Përfundon seanca ndaj Saimir Tahirit. Sipas burimeve, SPAK kërkon lënien në fuqi të vendimit të Apelit, kthimin në Gjykim në Shkallë të Parë. Ndërkohë, avokati Maksim Haxhia ka kërkuar prishjen e vendimit sepse anëtarët e trupës kanë qenë në papajtueshmëri, dhe shqyrtimin e çështjes nga një trup tjetër në Apel....

Gjykata e Posaçme dënon me 1 vit e gjashtë muaj burgim Ervin Nelajn, ish-kreun e Kadastrës së Beratit. Për të, SPAK kishte kërkuar 3 vite burg. Ndërsa Xh. Toto, e bashkëpandehur e tij, u dënua me 1 vit e 4 muaj. Nelaj u arrestua në shkurt të këtij viti pas...

Kalimi i procesit të vetingut të gjyqtarëve në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëse mandati i anëtarëve të KPK nuk zgjatet përtej 5 viteve të parashikuara në Kushtetutë, mund të zvarrisë edhe më shumë më shumë procesin. Kjo për faktin se KLGJ do të ketë nevojë për burime njerëzore...

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rihapë procesin gjyqësor ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me dosjen “Gërdeci”. Procedimi penal ndaj Mediut, deputet aktual në parlament, ishte pushuar në shtator të vitit 2009 nga Gjykata e Lartë. Këtë të premte Apeli i Posaçëm pranoi ankimin e bërë nga...

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, organi ndërkombëtar mbikqyrës i procesit të vetting-ut, është pro zgjatjes së mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionerëve Publikë.

Vajtja në derën e shtëpisë së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla për ta vënë në pranga pas dënimit të tij me 2 vite burg me një vendim të formës së prerë, ishte një shkrepje boshe e Policisë së Shtetit. Ndonëse ishin të vetëdijshëm për shkak të sistemit TIMS, se ish-kryeprokurori...

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, organi ndërkombëtar mbikqyrës i procesit të vetting-ut, është pro zgjatjes së mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionerëve Publikë. I pyetur nga A2 CNN, lidhur me propozimet e Partisë Socialiste për ndryshime të Kushtetutës, me qëllim zgjatjen e mandatit të organeve...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Më 20 maj, gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Po...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Dritan Gina. Vendimi u shpall në mungesë të tij, për shkak se Gina nuk u lejua nga Garda që të merrte pjesë në seancë. Prokurori është konfliktuar me oficerët e Gardës, pasi nuk ka pranuar që të kontrollohet....

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin ndaj dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e një taksisti 71 vjeçar, pas dyshimeve të një raporti intim mes tij dhe nënës së tyre. Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera, 33 dhe 21 vjeç, do të përballen në gjyq me akuzën e “vrasjes me paramendim”,...

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj Florenc Çapjas dhe Jorgo Lekut. Ata dyshohet të jenë të përfshirë në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirajt në vitin 2012 në Elbasan.

Gjykata e Lartë cakton datën 26 tetor për shqyrtimin e rekursit të Prokurorisë së Durrësit kundër vendimit gjyqësor që liroi nga qelia Lulzim Berishën, ish-drejtuesin e “bandës së Durrësit”. Berisha fitoi lirinë në dhjetor 2016, teksa vuante një dënim me 25 vite burg për krimet e kryera nga banda. Aktualisht,...

Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen në ngarkim të ish-gjyqtarit kushtetues, Fatos Lulo, i akuzuar për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.  Në seancën paraprake GJKKO vlerësoi të mos e kalojë për gjykim dosjen, por ta ridërgojë në prokurori për plotësim të hetimit. Përmes avokatit të tij, Klodian Skënderi, Lulo...

Gjykata e Posaçme refuzoi një tjetër kërkesë të mjekut Edvin Prifti për të shfuqizuar masën e sigurimit “pezullim nga detyra” dhënë ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Kjo masë sigurie e pengon ish-kreun e kardiokirurgjisë në QSUT të futet në sallën e operacionit prej muajit shkurt të...

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale për katër nga gjashtë personat e akuzuar nga SPAK për ekzekutimin e bujshëm të Gentian Beqirit dhe babait të tij në vitin 2012 në Elbasan. Sipas vendimit të gjykatës, në bankën e të akuzuarve do të ulen Ardian Çapja, Ervis...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, sa i përket kërkesës së tij për informacion mbi emrat e dërguar nga Rama për dekretim si ministra të kabinetit të ri qeveritar Sipas SPAK, asnjë prej emrave te paraqitur nuk është i regjistruar...

Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të 8 kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtaren e Krujës nën akuzë për korrupsion. Kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin e gjendjes shëndetësore të fëmijëve të ish-gjyqtares. Ku përveç djalit të saj që ka probleme...

Përpjekja e radhës e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, për të lënë qelitë ka rezultuar e dështuar. Gjykata e Apelit të Posaçëm refuzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”, në të cilën ish-zyrtari i lartë i akuzuar nga SPAK për “shpërdorim të detyrës” qëndron...

Nga dozat e kanabisit që zëvendësojnë bërthamat e ullinjve e shollën e atleteve, tek telefonat celularë në tubin e një porte futbolli. Këto janë disa nga përpjekjet e “çmendura” për të futur sende të jashtëligjshme brenda burgjeve në vend. A2 CNN sjell video të disa prej tentativave të dështuara për...

Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Viktor Ymerin, i akuzuar për pjesëmarrje në ekzekutimin e Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005. Pretendimet e tij për zëvendësim të masës së sigurisë nuk u morën parasysh nga gjykata. Ymeri qëndron në qeli prej dhjetorit...

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Emiliano Shullazit për lirim nga qelia. I dënuari me 14 vite burg për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal” kërkoi në gjykatë shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, me argumentin e tejkalimit të afatit ligjor të qëndrimit në paraburgim. Pretendimi nuk...

Vendimi për ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla, do të jepet më 22 shtator. Llalla kërkoi pafajësi sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Në një seancë ku ish-kryeprokurori nuk ishte prezent, avokati i tij i kërkoi gjykatës pafajësi, kthim të çështjes për rigjykim në shkallën e parë, ose në rast...

Gjykata e Posaçme shtyn për në 22 shtator përballjen gjyqësore mes Grida Dumës dhe Erion Veliajt, ku deputetja e PD-së ka paditur për shpifje kryebashkiakun. Në sallë ishin avokatët e tyre, por gjyqtari Erjon Bani kërkoi prezencën e detyrueshme të Dumës dhe Veliajt, për t’i pyetur për zgjidhje me pajtim...