Armand Bajrami

Armand Bajrami është reporter i kronikës së zezë në A2.  Ai raporton mbi çështje të gjyqësorit dhe krimit në Tiranë prej vitit 2007.

Angazhimi i tij në media nisi në shtypin e shkruar në të përditshmen “Albania” dhe më pas për 10 vite me radhë në gazetën “Panorama”.

Bashkëpunimi i tij me A2 u parapri nga një angazhim në televizionin “ABC News”.

Armand Bajrami është diplomuar për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në Universitetin e Tiranës, si edhe ka përfunduar studimet master në profilin “Marrëdhënie me Publikun”.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Real Lulin, efektivin e RENEA-s, të akuzuar për shpërndarje të drogës në kryeqytet. Në burg u lanë edhe dy personat e tjerë të arrestuar nga i njëjti operacion, Jurgen Luli dhe Gevi Spaho. Para gjykatës, efektivi i RENEA-s nuk...

Hetimi i nisur në Angli ndaj disa shqiptarëve të dyshuar për akuzën e “pastrimit të parave” dhe “abuzim me informacione të privilegjuara” është shtrirë deri në Shqipëri. Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritë jeshile kërkesës së drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për kryerjen e veprimeve hetimore për llogari të...

Gjykata e Tiranës refuzon ekstradimin e egjiptianit Mohamed Rageh, i kërkuar nga drejtësia egjiptiane për “vrasje me dashje”. Gjatë gjykimit u provua se autoritetet egjiptiane nuk dhanë garanci që 50-vjeçari nuk do të dënohet me vdekje në rast ekstradimi. Në të njëjtin vendim gjyqtari Artan Gjermeni vendosi lirimin e menjëhershëm...

Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga qelia një nga shtatë zyrtartët e Bashkisë Lushnje, të izoluar në burg me kërkesë të SPAK për abuzim me fondet publike. Vendimi i së enjtes lehtësoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në atë të “arrestit në shtëpi” për juristen e kësaj...

Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Bajron Gumenin, i akuzuar për “trafik të narkotikëve”, lidhur me sasinë prej 11.6 kg kokainë nga Ekuadori. Gumeni është administrator dhe aksioner i “Alba Ekzotik Fruit”. Avokati Baftjar Rusi kërkoi shfuqizim të masës dhe kalim...

Dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar pas operacionit anti-drogë shqiptaro-italian të koduar “Shpirti”, janë arrestuar në Gjermani dhe Francë. Ata janë Hekuran Marku dhe Paul Deda, i njohur edhe me emrin Agustin Deda, që sipas SPAK, kanë pasur rol aktiv në trafikimin e...

Zjarri i rënë mesnatën e së hënës në godinën dykatëshe monument kulture, pranë qendrës së Tiranës, e njohur si Sarajet e Toptanve, ka qenë i qëllimshëm. Ky është dyshimi kryesor i ngritur nga grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e rrethanave të zjarrit që shkaktoi vetëm dëme materiale. Prova kryesore ku bazohet ky dyshim janë pamjet filmike të kamerave të sigurisë në bizneset pranë Sarajeve.

Emiliano Shullazi i kërkon Gjykatës së Posaçme ta lirojë nga qelitë e regjimit të egër “41 bis”. Në këtë regji, që ka për qëllim ndërprerjen e kontakteve kriminale jashtë burgut, Shullazi qëndron prej gushtit të vitit të kaluar. A2 mësoi se Shullazi ka depozituar një kërkesë në gjykatë përmes avokatit...

Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pandryshuar masat e sigurisë për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të akuzuar për abuzim me tenderin e uniformave. Tetë në “arrest në burg” dhe një në “arrest shtëpie”.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u paraqit të enjten në Gjykatën e Posaçme, lidhur me padinë për “shpifje” të bërë prej tij kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ndryshe nga kryeopozitari, titullari i bashkisë së kryeqytetit zgjodhi të mos ishte prezent dhe të përfaqësohej nga avokati.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u paraqit të enjten në Gjykatën e Posaçme, lidhur me padinë për “shpifje” të bërë prej tij kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ndryshe nga kryeopozitari, titullari i bashkisë së kryeqytetit zgjodhi të mos ishte prezent dhe të përfaqësohej nga avokati. Në seancën që...

Gjykata e Posaçme u ka komunikuar masat e sigurisë zyrtarëve të Kadastrës, të cilët dyshohen për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Në dosjen e SPAK janë të zbardhura edhe përgjimet mes të dyshuarve. Burime bëjnë me dije se janë disa raste, që sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë marrë para...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për seancën pajtimore, të padisë së bërë për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca është shtyrë, kjo për shkak se Basha ka kërkuar të përballet me Veliajn për akuzën e shpifjes. Dy ditë...

Florenc Çapja, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare në lidhje me një vrasje të dyfishtë në vitin 2012, në Elbasan, ka fituar lirinë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Çapja u ndalua në maj 2021 në Dubai, për llogari të hetimit të tij në Shqipëri, por prej 12 korrikut nuk...

Gjykata e Posaçme e Apelit po la të pandryshuara masat e sigurisë për Fatos Tushen dhe 10 të tjerët, të arrestuar nga SPAK për abuzimin me tenderin e kanalit vaditës në Bashkinë e Lushnjës. Ish-kryebashkiaku kërkon lirim nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, duke sugjeruar lirimin me garanci pasurore,...

Gjykata e Apelit Tiranë liron nga qelia Marius Demën, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qema mbrëmjen e 10 majit në Tiranë. Apeli ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ngjarja për të cilën akuzohet Dema ndodhi në rrugën “5 maji” në kryeqytet....

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vendosi të ndryshojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit, lidhur me padinë kundër dy heceve në Valbonë dhe të marrë si masë sigurimi pezullimin e kontratës së koncesionit. Sipas verdiktit, ende të paarsyetuar, kontrata, shtesat e saj dhe lejet e përmendura në padi,...

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor të Reformës në Drejtësi. Por në çfarë gjendje ndodhet pas një gjysmë dekade, ajo që publikisht konsiderohet si drejtësia e re.  Problemi kryesor sipas juristëve është boshllëku i krijuar në sistem për shkak të shkarkimeve...

Pas provimeve, marrjes së rezultateve dhe festave të organizuara, maturantët po bëhen gati për të përzgjedhur degët në universitet. Procesi i hapjes së portalit u-Albania, aty ku do të kryen edhe regjistrimet, ka nisur që në fillim të korrikut dhe pas dorëzimit të listës së plotë të maturantëve nga ana...

Dy raporte psikologjike dhe një raport shëndetësor për tre nga 4 anëtarët e familjes së ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, nuk bindën Gjykatën e Apelit të Posaçëm ta lironte atë nga qelia. Ish-gjyqtarja qëndron në paraburgim prej 5 muajsh, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një skemë korrupsioni për lirimin...

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, kërkon të lirohet nga “arresti i shtëpisë”. Ajo ka ankimuar në Apel këtë masë sigurie me pretendimin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore. Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mundur të zbërthejë mënyrën e funksionimit të grupit prej 24 personash të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Anglisë, SHBA dhe Kanadasë. Referuar hetimit të drejtuar nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, emigrantët e paligjshëm...

Jaeld Cela, ish-zëvendësdrejtor i Policisë se Vlorës kërkon të lirohet nga qelia. Çela është duke vuajtur një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës” dhënë nga Shkalla e Parë për Krimet e Rënda, në të njëjtin proces ku akuzohej edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri....

Artan Shkëmbi, ish-zv.drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, është vënë zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës. Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit akuzohet për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”. Dosja në ngarkim të tij është përcjellë në Gjykatën e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet seancës paraprake....

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për Artan Shkëmbin, ish-zv.drejtorit të OFL-së. Ndaj Shkëmbit është ngritur akuza e zbulimit të akteve sekrete. Dosja është depozituar në gjykatë. Një ditë më parë, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për vijimin e masës “pezullim nga detyra” të Shkëmbit.

Gjykata e Tiranës liron nga qelia sanitaren e spitalit Covid-2, Tire Alldervishi. Masa e saj “arrest në burg” është zëvendësuar me atë të “arrestit në shtëpi”. Tire Alldervishi, sanitarja 58-vjeçare e spitalit “Shefqet Ndroqi”, akuzohet se përfitoi 8 milionë lekë të vjetër përmes mashtrimit nga familjarja e një pacienteje. 

Rovena Voda mbërriti me një makinë police në Gjykatën e Posaçme. Me avokatin në krah, ish-zv.ministrja e Brendshme kaloi pragun e gjykatës si e akuzuar nga SPAK për përfitimin e një vlere prej gati 2mijë eurosh në këmbim të punësimit në ministri të një 32-vjeçareje. Gjykata e Posaçme la të...

Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Vodën, Majlinda Hasanin dhe Florida Beun. Ish-zv.ministrja Voda akuzohet për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.  Sipas të dhënave, Voda ka marrë përfitime monetare nga shtetaset, Majlinda Hasani dhe...

Hetimi ndaj që çoi në “arrest shtëpie” ish-zv.ministren Rovena Voda nuk kishte nisur për të, por për një grup trafikantësh. Një prej përgjimeve për llogari të këtij hetimi ngriti dyshime për përshirjen e zyrtares së lartë në ndikim të paligjshëm për një punësim në administratë. Ndarja e hetimit, zbuloi se...

Eduart Kapri është ish-kryebashkiaku i radhës që dërgohet si i pandehur në Gjykatën e Posaçme. “Mëkatet” e ish-kryebashkiakut demokrat, sipas SPAK, janë abuzimi me një tender, si edhe pengimi i procesit zgjedhor në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. SPAK njoftoi të martën, se bashkë me ish-kryebashkiakun janë dërguar për gjykim...

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë për lënien e tij në qeli. Përmes avokateve të tij mbrojtës, Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e...

Në përballjen e tyre të parë me gjykatën, asnjë nga nëntë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Mistrisë së Brendshme, të akuzuar për abuzim me tenderin prej 2,8 miliardë lekë të pajisjes së policisë me uniforma, nuk pranuan të kenë shkelur ligjin.

Në përballjen e tyre të parë me gjykatën, asnjë nga nëntë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Mistrisë së Brendshme, të akuzuar për abuzim me tenderin prej 2,8 miliardë lekë të pajisjes së policisë me uniforma, nuk pranuan të kenë shkelur ligjin. Argumentet e tyre për pafajësi nuk bindën Gjykatën e Posaçme,...

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin për 8 të akuzuarit për grabitjen e autoblindave të bankave në rrugën e Rinasit. Sipas vendimit të Apelit, janë lënë në fuqi dënimet: Dash Kupa, 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj, 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite...

Ndryshon trupi gjykues i ish-prokurorit Adriatik Llalla, në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Në treshen e kryesuar nga Nertina Kosova, janë dorëhequr gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, për shkak se kanë shqyrtuar më herët kërkesa të tij. Ata janë zëvendësuar nga gjyqtarët, Miliana Muça dhe Enton Dhimitri. Llalla u...

Ish-efektivi i forcave speciale greke, Efthimious Efthimiou, i dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit, kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Efthimiou ka kundërshtuar në këtë gjykatë vendimin e Apelit të Posaçëm, që i dha formë të prerë mbylljes së tij përjetë në qeli. Gjykatës së Lartë i është drejtuar...

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, do të qëndrojë në burg teksa do të hetohet nga SPAK për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Pas një seancë që zgjati gati 7 orë, Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë në me herët në mungesë për ish-kryebashkiakun,...

Gjykata e Posaçme lë në burg ish-kryebashkiakun Fatos Tusha. Mbeten të pandryshuara masat e sigurisë të dhëna më herët në mungesë. Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe pavarësisht se gjykata nuk ishte shprehur akoma në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e...

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, është vënë në pranga me urdhër të SPAK këtë të martë. Sipas burimeve të A2, ai është arrestuar pasi ka dyshime se është përfshirë në korrupsion. Bashkë me Tushen janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë. Tushe drejton prej 3 mandatesh bashkinë e...

Pas arrestimit në pak ditë të dy prokurorëve për “korrupsion” dhe hetimin ndaj një të treti në “arrest shtëpie” për “shpërdorim të detyrës”, “gjahu” i radhës i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion janë zyrtarë që kanë abuzuar me fondet publike. Paralajmërimi u bë nga kreu i SPAK, Arben Kraja, gjatë një...

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë ndaj grupit të Avdylajve. Gjykata e Posaçme shpalli vendimin përfundimtar për 17 të akuzuarit e një prej fraksioneve kryesore të dosjes së famshme 339 më 1 shkurt të këtij viti. Bëhet...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, duke folur nga konferenca “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimim e integritetit”, tha se “në Shqipëri po shohim rezultatet e para”. “SPAK ka filluar të tregojë rezultate jo vetëm duke proceduar zyrtarë, por edhe sekuestruar pasurinë. Më parë,...

Gjykata e posaçme caktoi masën e sigurisë për të akuzuarit e operacionit “Shpirti”. Para gjykatës dolën 18 persona, ku për 14 prej tyre u la në fuqi masa e arrestit në shtëpi, ndërsa për pjesën tjetër u caktua masa e arrestit me burg. Ne arrest shtëpie është edhe prokurori Maksim...

Përfundon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për të arrestuarit nga operacioni “Shpirti”. Gjykata është tërhequr për vendim. Gjatë seancës të arrestuarit kanë shfaqur pretendime për mungesë provash. Sipas avokatëve, deklarimet e të penduarve nuk mbështeten nga prova të tjera. Ndërsa prokurori Maksim Sota, ka pretenduar se SPAK nuk...

Operacioni “Shpirti” ka ardhur si rrjedhojë e dy hetimeve të mëhershme të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas SPAK, në hetimet e bëra në kuadër të operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi”, në mars 2018 dhe qershor 2020, ku janë arrestuar shqiptarë e italianë, hetuesit kanë rindërtuar një tablo të një organizate kriminale ku ishin përfshirë edhe zyrtarët e lartë të policisë.

Operacioni “Shpirti” ka ardhur si rrjedhojë e dy hetimeve të mëhershme të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas SPAK, në hetimet e bëra në kuadër të operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi”, në mars 2018 dhe qershor 2020, ku janë arrestuar shqiptarë e italianë, hetuesit kanë rindërtuar një tablo të...

Komisioni i Posaçëm Parlamentar zgjodhi kandidaten Rozeta Ivanova si anëtare e dytë zëvendësuese për komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ivanova mori preferencën e 6 prej 11 deputetëve që përzgjodhën kandidaturat përmes një votimi të fshehtë elektronik. Ndërsa për pozicionin e anëtarit të parë zëvendësues për Komisioner Publik, u...

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, i arrestuar të mërkurën me kërkesë të SPAK, dyshohet se ka përfituar një ryshfet prej 2 mijë euro. Afera korruptive ka pasur si qëllim lehtësimin e masës së sigurisë për një person, që po hetohej nga Prokuroria e Kukësit për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”.

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, i arrestuar të mërkurën me kërkesë të SPAK, dyshohet se ka përfituar një ryshfet prej 2 mijë euro. Afera korruptive ka pasur si qëllim lehtësimin e masës së sigurisë për një person, që po hetohej nga Prokuroria e Kukësit për akuzën e “prodhimit...

Gjykata e Tiranës shtyn për më 14 korrik, ora 13:00, seancën ndaj Nevaldo Hajdarajt, ish-efektivit të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës. Shkak i shtyrjes u bë mosformimi i trupit gjykues. Në këtë seancë pritej të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes. Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të...

Dy javë pas prangosjes së prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, një hetim i SPAK ka çuar në qeli një tjetër prokuror. Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, u arrestua këtë të mërkurë, pasi Gjykata e Posaçme ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e...

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 20 vjet e 8 muaj burg për dy persona të akuzuar për trafikim të 137 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Shqipëri. 18 vite burg është kërkuar për Altin Myslihakan, e cila nga gjykimi i shkurtuar shkon në 12 vjet, si dhe 13 vite për Ardian...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën për seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Më 12 korrik, në orën 11:00 do të zhvillohet seanca e parë ndaj ish-kryeprokurorit, i cili u shpall fajtor në shkallën e parë dhe u dënua me 2 vite burg. Relatore e kësaj çështjeje...

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, policia arrestoi prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve e po ashtu arrestoi edhe oficerin e policisë gjyqësore Napolon Hodaj, nën akuzën e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Së bashku me këta janë vënë në pranga edhe katër persona të tjerë, mes të cilëve një arbitër i ndeshjeve sportive si dhe një zyrtar i klubit sportiv të Përmetit.

Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës. Besian Xhixha, 30 vjeç nga Larushku i Krujës dhe Enver Diva,...

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, policia ka arrestuar prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv. Në pranga ka përfunduar edhe oficeri i Policisë Gjyqësore Napolon Hodaj, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Shkak për...

A2 CNN ka siguruar rrëfimin e dhënë para prokurorëve nga i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në ekzekutimin e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, në prill të vitit të kaluar në Durrës. Alla ka treguar se në mars-prill të vitit 2020 ishte telefonuar...