Armend Pire

Armend Pire punon në A2 si reporter i zhvillimeve ekonomiko-sociale në vendin tonë. Gjithashtu ai është edhe reporteri i ngjarjeve aktuale për emisionin “Dita Jonë“.

Armend Pire e ka nisur karrierën në vitin 2018 në televizionin Top Channel. Ai për një vit punoi si gazetar i ngjarjeve sociale si dhe në një emision shëndetësor.

Në shtator të vitit 2019 Armend Pire i bashkohet TvT si gazetar terreni i çështjeve ekonomike dhe sociale.

Ai është diplomuar në Universitetin Aleksandër Xhuvani në degën “Gazetari”. Prej shtatorit të vitit 2020, Armend Pire është pjesë e A2 CNN.

Universiteti “Western Balkans” do të ofrojë bursa studimi në programet Bachelor, për maturantët që vijnë nga qyteti i Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Peshkopisë. Bursat do të mundësohen nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në kuadër të projektit “Perspektiva të Reja”, në bashkëpunim edhe me Ambasadën e...

Dita e parë e shkollës është një nga ditët më të shtrenjta për prindërit. Pajisja me libra ofrohet falas, shumica e tyre me libra të përdorur, për të gjitha klasat e shkollave 9-vjeçare. Mirëpo pjesë e ditës së parë të shkollës janë edhe sendet e tjera mësimore për fëmijët. Por...

Vlora ka pritur një bum turistësh, këtë vit. Në qytetin bregdetar përgjatë sezonit veror mund të gjesh turistë nga vendet fqinje si Italia, Greqia, por edhe nga Rusia, Serbie dhe deri te Kanadaja dhe Amerika. Pëlqejnë më së shumti detin, klimën dhe rërën e pastër teksa vlerësim kanë edhe për...

Shqiptarët janë populli më pak mishngrënës në Europë. Çmimet e larta, rënia e popullsisë dhe mungesa e prodhimit vendas kanë disa arsye të rënies së konsumit të mishit në vendin tonë. Ndërkohë, më shumë mish në Europë hanë spanjollët.

Një shqiptar konsumon 39 kilogramë mish në vit, thënë ndryshe 3.2 kilogramë në muaj ose afro 750 gramë në javë. Kjo sasi është më e ulëta në Europë. Shqipëria renditet në vendin e fundit së bashku me Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe Turqinë. Më shumë mish hanë spanjollët, 99 kilogramë...

Studentët e mjekësisë ndihen të zhgënjyer nga heshtja e presidentit Bajram Begaj. Ata thonë se do të nisin një tjetër rrugë të vështirë për të kundërshtuar ligjin që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti siguroi përfaqësuesit e studentëve se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese.” Këto fjalë të presidentit të Republikës u kishin dhënë pak shpresë studentëve të Mjekësisë se ligji...

Rreth 1 mijë e 813 maturantë që aplikuan në Universitetin e Mjekësisë kanë nisur fazën finale të pranimit në universitet. Konkursi për degët respektive zhvillohet pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Shumica e tyre janë ekselentë dhe e shohin këtë filtër të vendosur këtë vit si të drejtë, në mënyrë që...

Këtë vit fermerët nuk po e shesin dot grurin as me gjysmën e çmimit të vitit të shkuar. Nga 55 lekë për kilogramë, sot çmimi i grurit nuk e kalon vlerën 26 lekë për kilogramë. Ky çmim për përpunuesit e grurit është i pranueshëm pasi tregjet ndërkombëtare kanë sasi të...

Zona e Myzeqesë dhe ajo e Dumresë në Belsh, ishin vatrat më të mëdha të përhapjes së karkalecit në tokat bujqësore. Insekti zgjodhi të sulmojë prodhimet fushore si jonxha, shalqirin, pataten, vreshtat, grurin, misrin si dhe të tjera kultura bujqësore. Aktualisht vatrat janë lokalizuar dhe karkaleci po hynë në një...

Drejtësia në Shqipëri dhe institucionet në funksion të saj duket se ecin me hapa jo të shpejt ndaj denoncimeve të kryera nga qytetarët ndaj zyrtarëve të lartë apo korrupsionit në tërësi. “Qendra FOL” ka monitoruar disa nga denoncimet e mbërritura në Prokurorinë e Tiranës, ku shumica e tyre mbeten në...

Jashtë dyerve të Parlamentit, studentët e mjekësisë sfiduan temperaturat e larta duke protestuar kundër vendimit të qeverisë për t’i mbajtur ata 5 vite në Shqipëri pas specializimit. Sipas tyre vendimi është i njëanshëm dhe antikushtetues.

Në mes të sezonit të provimeve dhe të nxehtit përvëlues, studentët e mjekësisë kërkuan që në seancën e fundit parlamentare të mos votohet vendimi i qeverisë për t’i mbajtur ata 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të specializimit. Pasi zëri i tyre nuk u dëgjua në konsultime dhe në Komisione,...

Një material i përgatitur nga gazetari Armend Pire.

Leonardi sapo nisi ditën e tij të punës. Së bashku me Besin, ai punon në një “bar-catering”. Si pjesë e stafit është edhe Marinela. Prej disa muajsh, këta të rinj me sindromën down janë punësuar me kohë të pjesshme nga një bankë e nivelit të dytë.

Leonardi sapo nisi ditën e tij të punës. Së bashku me Besin, ai punon në një “bar-catering”. Si pjesë e stafit është edhe Marinela. Prej disa muajsh, këta të rinj me sindromën down janë punësuar me kohë të pjesshme nga një bankë e nivelit të dytë. Puna e tyre e...

Rifat Beshiri prej 10 vitesh merret me rritjen e bagëtive në fshatin Shëngjin të Klosit. Ky vit për të është më i veçantë për të pasi një pjesë e mirë e tufës së tij do të shkojë për bamirësi tek njerëzit në nevojë që festojnë Kurban Bajramin. Blerja e bagëtive do të bëhet me të ardhurat që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë që i ka mbledhur nga dhurimet vullnetare.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lufaj të Njësisë Administrative Selitë në Mirditë. Tetë krerë lopë kanë ngordhur nga kontakti me rrymën elektrike, duke i shkaktuar një fermeri të zonës një dëm në miliona lekë. Sipas raportimeve linja e amortizuar e shpërndarjes së rrymës elektrike në fshatin Lufaj,...

Familja Shoshari nga Bilishti, prej muajit shkurt po jeton dhe punon në Arapaj të Durrësit. Ata janë mjeshtra të punimit të çadrave të kashtës dhe produkteve të tjera dekorative për sezonin e turizmit. Edi Shoshari e trashëgoi këtë profesion nga të parët e tij, ndërsa sot drejton punën e familjes....

Ky vit shënon dy dekada që nga Samiti i Selanikut, kur u shënua zgjerimi më i madhi BE-së dhe orientoi Ballkanin Perëndimor në rrugën e reformave për anëtarësimin. Shqipëria e kërkoi Evropën që pas daljes nga komunizmi, por rruga e gjatë nuk ka përfunduar ende. Për të qenë pjesë e...

Vasil Kukaj prej 20 vitesh merret me punimin e baltës duke krijuar objekte të veçanta qeramike. Në punishten e tij në krahinën e Zadrimës në Lezhë, ai pret me dhjetëra turistë çdo ditë, të cilët mahniten me punën artizanale. Vasili punon familjarisht në punishten e tij, teksa këtë profesion po ja trashëgon në formë pak më modern të birit.

Në Rrugën “Naftëtari” në hyrje të qytetit të Kuçovës ka ndodhur një incident parazgjedhor. Dyshohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, i shoqëruar nga 4 persona të tjerë, kanë hyrë në një subjekt privat, tip bar kafe, dhe ka ofenduar disa të pranishëm aty. Nuk ka patur konflikt...

Pacientëve me sklerozë multiple do t’u shtohet një tjetër medikament për trajtim. Por ndërkohë mungojnë qendrat publike për fizioterapi.

Pas 29 ditësh agjërim, besimtarët myslimanë në Shqipëri festuan këtë të premte “Fiter Bajramin”. Besimtarët mbushën Sheshin Skënderbej për të kryer faljen e madhe, nga aty ku nuk munguan edhe mesazhet e rëndësishme. Familja është bërthama e shoqërisë, për të cilën duhet të ketë një vëmendje të shtuar nga ana...

Thanas Kocaqi, prej 11 vitesh merret me bujqësi. Ai ka katër dynym sera në fshatin kutalli të Bashkisë Dimal, ku kultivon perime të ndryshme.

Thanas Kocaqi, prej 11 vitesh merret me bujqësi. Ai ka katër dynym sera në fshatin kutalli të Bashkisë Dimal, ku kultivon perime të ndryshme. Zona e Kutallisë ka një sipërfaqe të lartë serash, por që prej vitesh vuajnë për disa probleme që bashkia duhet t’i kishte zgjidhur. Në këto kushte,...

Kadri Kuka i ka kushtuar Beratit të paktën 30 vite krijimtari si shkrimtar, publicist dhe gazetar lokal. Rënia e komunizmit dhe instalimi i demokracisë zgjoi tek ai dëshirën që çdo i ri kishte për të ndryshuar qytetin.

Kadri Kuka i ka kushtuar Beratit të paktën 30 vite krijimtari si shkrimtar, publicist dhe gazetar lokal. Rënia e komunizmit dhe instalimi i demokracisë zgjoi tek ai dëshirën që çdo i ri kishte për të ndryshuar qytetin. Kadriu ishte ëndërrimtar, e donte ndryshimin dhe përfytyronte se si Berati do të...

Një pajisje të tillë shumë të rinj e mbajnë në xhep. Nuk lë aromë cigareje, zgjat më shumë se pirja e një pakete dhe ka kosto të përballueshme. Pirja e cigareve elektronike është rritur në masë kohët e fundit, kryesisht te moshat e reja. Një trend që po krijon masivitet...

Alfons Zymaj është student i vitit të parë në Fakultetin e Mjekësisë. Emigrimin e bluzave të bardha drejt Gjermanisë, Europës apo edhe përtej kontinentit e ka dëgjuar shpesh, e madje është i vetëdijshëm se diploma e mjekësisë mund t’i përkthehet në një pasaportë të artë. Mirëpo, Alfonsi ndryshe nga studentët...

Censusi i popullsisë 16.9 mln euro për të regjistruar shqiptarët, procesi do të zgjasë 6 javë Pandemia e Covid-19 shtyhu me dy vite regjistrimin e popullsisë në Shqipëri. Censusi këtë vit do të nis në shtator dhe INSTAT ka të qartë metodologjinë që do të ndjekë për zhvillimin e këtij...

Prej më shumë se dy vitesh, në Shqipëri ka një linjë telefonike dedikuar luftës ndaj terrorizmit radikal fetar. Një fenomen që prej 10 vitesh ka prekur edhe vendin tonë, po tenton gjithmonë e më tepër të rekrutojë adoleshentët. Në numrin 0800 4545, sipas drejtueses ekzekutive të linjës së këshillimit për...

Një tjetër rast dhune mes adoleshentësh është regjistruar në vendin tonë. Këtë herë, bëhet fjalë për vajzat e klasës së gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore. Shkak i dhunës është bërë një konflikt banal dhe pamjet janë hedhur në rrjete sociale. Në video shihet se dy vajzat nuk janë...

Gjergji Hani ishte 16 vjeç kur u burgos për herë të parë nga regjimi komunist. Krimi i tij më i madh ishte fjala, e shprehura kundër diktaturës, dëshira për t’u arratisur nga vendi si dhe historiku i familjes së tij. Të gjithë rininë do ta kalonte pas hekurave në burgun...

Në një botë teknologjike, e cila po përparon me shpejtësi të madhe, Dashamir Fëlluza vijon të sfidojë mënyrën e informimit mediatik. Ka një jetë që punon si gazetashitës në Tiranë. Këtë punë e nisi si të përkohshme, por që për 30 vite mbeti brenda saj, duke u kthyer në burimin e...

Lexuesit po i largohen tradicionales, informimi nëpërmjet telefonit.

Institucioni financiar NOA dhe USAID do të mbështesin me financim industrinë e këpucëve dhe tekstileve, nëpërmjet krijimit të një produkti financiar të përshtatur dhe të dedikuar, për herë të parë në Shqipëri.

Institucioni financiar NOA dhe USAID do të mbështesin me financim industrinë e këpucëve dhe tekstileve, nëpërmjet krijimit të një produkti financiar të përshtatur dhe të dedikuar, për herë të parë në Shqipëri. Pas krizës së pandemisë dhe krizës së çmimeve, kjo industri u godit ekonomikisht. Objektivi i kësaj iniciative është të...

Kjo tabelë ka shumë kohë e ngjitur në xham. Eltoni, pronari i këtij bari, ka më shumë se një vit që nuk po gjen punëtor për të ofruar shërbim. Kërkesat për staf janë të mëdha, por askush nuk afrohet te dera për t’u interesuar.

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e kësaj të shtune në një ofiçinë që shërbente për lyerje makinash. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Saver të Lushnjës, ku përmasat e zjarrit kanë qenë të mëdha. Brenda në ofiçinë, kanë qenë një numër i konsiderueshëm automjetesh që ishin planifikuar për lyerje....

Në hartimin e enciklopedisë për shqiptarët do të përfshihen rreth 11 akademikë, 10 do t’i ndajnë në mënyrë të barabartë Shqipëria dhe Kosova dhe një do të bashkohet nga Maqedonia e Veriut. Projektit iu hap rrugë në mbledhjen e dy qeverive, 20 qershorin e këtij viti në Prishtinë. Sektorët në...

Pelegrinazhi në malin e Tomorit, një nga festat më të mëdha të komunitetit bektashian në Shqipëri, fillon ditën e nesërme deri më 25 gusht, dhe mijëra personat që do t’i drejtohen asaj zone kërkojnë një menaxhim të mirë nga ana e autoriteteve lokale dhe forcave të rendit.    Rruga e...

Një 45-vjeçar është transportuar sot në mbrëmje në spitalin e Beratit, pasi dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Personi në fjalë, shtetasi me inicialet A.B., është banues i lagjes 1 maji në Kuçovë dhe është transportuar nga aty në spital nga kalimtarë të rastit. Ai tashmë është transportuar drejt...

Dhjetëra vatra zjarri po kërcënojnë çdo ditë pyjet, tokat bujqësore dhe në disa raste edhe shtëpitë e banorëve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Temperaturat e larta dhe erërat e forta po ndihmojnë flakët të përhapen, duke pamundësuar në disa raste edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve apo forcat ushtarake. Vatrat e...

Prej 1 gushtit, çmimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij kanë pësuar një rritje me afro 20% të çmimit. Të cilësuara si produkte të nevojshme ditore, për konsumatorët po bëhet e vështirë blerja e tyre. Në valën e rritjes së vazhdueshme të çmimet, qytetarët po ulin konsumin. Po përse pati...

U deshën më shumë se 6 vite pritje dhe kërkesë e vazhdueshme, që fëmijët me kufizime në të folur dhe në të dëgjuar të ndjekin edhe arsimin e mesëm. Në të vetmen godinë shtetërore të arsimit të detyrueshëm, dedikuar për këta nxënës, nga shtatori i këtij vitit do të vijohet...

Pedagogët do të bojkotojnë nisjen e vitit të ri akademik nëse pagat e tyre nuk rriten, ashtu sikundër po ndodh me pagat e mësuesve. Sinjali i parë është nisja e një peticioni ku vetëm në Tiranë janë mbledhur mbi 300 firma pedagogësh. Sipas përfaqësuesve të sindikatave, ka një neglizhencë nga...

Një vit më parë disa prej emigrantëve shqiptarë në Itali protestuan përpara ambasadës mike në Tiranë dhe më pas drejt Kryeministrisë, për të kërkuar përshpejtimin e marrëveshjes për njohjen e viteve të punës mes dy shteteve. Kjo është një kërkesë shumëvjeçare në mënyrë që emigrantë të përfitojnë pension nga bashkimi...

Në një fshat të Tiranës, pranë një shtëpie të vjetër, ekziston një qendër rehabilitimi nga varësia e drogës dhe alkoolit. Në këtë qendër mjekimi bazë është ai shpirtëror, duke lexuar e mësuar nga Bibla. Për 18 muaj, çdo individ që hynë në këtë qendër nuk mund të dal, deri në përmbylljen e plotë të rehabilitimit

Pandemia e Covid-19 nuk rriti vetëm numrin e shtrimit të pacientëve të infektuar, por edhe të atyre që shfaqën nevojë përkujdes shëndetësor pasi u shëruan. Sëmundjet neurologjike të lidhura me trurin, po klasifikohen në sëmundjet më shqetësuese për nga numri i të prekurve por edhe fatalitetet. “Janë sëmundje që renditet...

Emigracioni por edhe mungesa e promovimit të mjaftueshëm, kanë bërë që sot Shqipëria të ndjejë mungesën e mësuesve, inxhinierëve të minierave dhe profesionistëve për sektorin e bujqësisë. Tre sektorë jetikë, por në të cilët të rinjtë nuk kanë asnjë dëshirë për të studiuar. Përballë kësaj situate, Mnistria e Arsimit do...

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në territorin e Shqipërisë. Disa prej tyre edhe pse ishin shuar, janë riaktivizuar sërish. Ministria e Mbrojtjes në komunikimin e fundit bën me dije flakët janë nën kontroll teksa po punohet për shuarjen e çdo vatre. “Forcat e emergjencave civile kanë mundur të...

Prej 12 korrikut në shkollat profesionale në vend kanë nisur regjistrimet. Të shumtë janë të rinjtë që duan të mësojnë një zanat, teksa edhe tregu i punës është i sigurt për profesionistët. Sebastian Qyra sapo ka përfunduar ciklin 9-vjeçar të arsimit të detyruar. I riu nga Gramshi zgjodhi që arsimin...

Një prej zonave më të rëndësishme për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare ndodhet mes Lushnjës dhe Fierit. Njohur si fushat e Myzeqesë – hapësirat pjellore që shtrihen në horizont, kushtet e favorshme klimatike dhe një popullsi me traditë shekullore në sektorin bujqësor – kanë bërë që kjo zonë të jetë pjesë...

Më shumë se 2 mijë e 600 hektarë të mbjella janë dëmtuar nga karkaleci i kuq në disa zona të Shqipërisë. Arshi Krasniqi, fermer nga fshati Kote i Vlorës, kishte mbjellë jonxhë në këtë parcelë. Mbi gjysma e prodhimit është dëmtuar, teksa shpejtoi të sigurojë gjysmën tjetër duke e kositur. Karkaleci...

Festa e Kurban Bajramit është festa e bashkimit, e solidaritetit dhe dashamirësisë për njëri-tjetrin. Me këtë moto dhe besim mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin, mëngjesin e kësaj të shtune. Edhe për këtë vit, falja për besimtarët e Tiranës është bërë në Sheshin Skënderbej. Në fjalinë e tij kreu i...

Besimtarët myslimanë festojnë më 9 korrik Kurban Bajramin. Pas agjërimit dhe Fiter Bajramit, kjo është një tjetër festë e rëndësishme për myslimanët.

Besimtarët myslimanë festojnë më 9 korrik Kurban Bajramin. Pas agjërimit dhe Fiter Bajramit, kjo është një tjetër festë e rëndësishme për myslimanët. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët, duke kërkuar nga ata më tepër solidaritet me njëri-tjetrin. Për çdo vit, disa besimtarë marrin pjesë në pelegrinazhin që...

Universiteti i Tiranës mirëpriti në një ceremoni profesorët e rinj, që aktualisht punojnë thuajse në të gjitha universitetet e vendit, në ato publike dhe private. Universiteti i Tiranës organizoi për herë të parë Ceremoninë e Dhënies së Titujve Akademikë “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”. Komunitetit të profesoratit në të gjithë...

Kryeqyteti shqiptar do t’u ofrojë turistëve një brand të ri hotelerie. Intercontinental Hotel, një kompani globale me shtrirje në mbi 100 vende të botës vjen edhe në vendin tonë. Godina e re me 33 kate, e pozicionuar pas Tirana International Hotel pranë Sheshit Skënderbej do të mbajë emrin Intercontinental Tirana....