Armend Pire

Armend Pire punon në A2 si reporter i zhvillimeve ekonomiko-sociale në vendin tonë. Gjithashtu ai është edhe reporteri i ngjarjeve aktuale për emisionin “Dita Jonë“.
Armend Pire e ka nisur karrierën në vitin 2018 në televizionin Top Channel. Ai për një vit punoi si gazetar i ngjarjeve sociale si dhe në një emision shëndetësor.
Në shtator të vitit 2019 Armend Pire i bashkohet TvT si gazetar terreni i çështjeve ekonomike dhe sociale.
Ai është diplomuar në Universitetin Aleksandër Xhuvani në degën “Gazetari”. Prej shtatorit të vitit 2020, Armend Pire është pjesë e A2 CNN.

14:38 • 22 Janar 2021
Kërkesat e studentëve, kthim në auditorë dhe vaksinim i pedagogëve
I shqetësuar nga rritja e rasteve tek të rinjtë, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi t’i mbajë përsëri studentët larg auditoreve. Por, ndërkohë, peticioni i studentëve bëri që Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit, të dëgjojë nga një përfaqësi prej tyre, arsyet se përse e konsiderojnë të...
Lexo lajmin e plotë

16:08 • 21 Janar 2021
Hapja e auditorëve, studentët: Provimet të bëhen në dy sezone, jo të gjitha në një
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë që të kthehen në auditore sa më shpejt. Sezoni i provimeve të dimrit është në prag por studentëve u është komunikuar se do të ketë shtyrje të tij. Formën e re të dhënies së provimeve ata e kundërshtojnë. “Kemi...
Lexo lajmin e plotë

13:36 • 21 Janar 2021
Covidi te mosha 15-24 vjeç, Alimehmeti: Nuk i kishim testuar më parë, do të dyfishohen rastet
15-24 vjeçarët janë më të infektuarit këto dy javët e fundit. Alarmi i ngritur nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në studion e “Absolut 4”, tregon se moshat e reja nuk janë të paprekshme nga Covid-19. Grumbullimet masive dhe frekuentimi i lokaleve kanë qenë...
Lexo lajmin e plotë

20:05 • 19 Janar 2021
Paga e mësuesve, Halilaj: Nuk do të rriten 15% sa thotë kryeministri, është lojë shifrash
Premtimi i kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave të mësuesve shihet me sy kritik nga Sindikata e Pavarur e Arsimit. Isa Halilaj thotë se llogaritja do të bëhet ndryshe dhe arsimtarët nuk do ta përfitojnë të plotë këtë rritje që ka premtuar kreu i...
Lexo lajmin e plotë

15:24 • 15 Janar 2021
Arat me grurë kthehen në “liqen”, fermerët në Torovicë: Këtë vit s’ka prodhim
Këtë vit, Tonin Shkëmbi nuk do të ketë grurë për të shitur. Ai kishte planifikuar që të nxirrte si prodhim të paktën 400 kuintal grurë, por përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar gjithçka në tokat e tij. Tregtia e grurit është e vetmja e...
Lexo lajmin e plotë

10:33 • 15 Janar 2021
Saga e Spitalit të Fierit, premtimi elektoral i përsëritur. “Anije shpëtimi”, qeveria turke
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Ankara, më 6 janar, u shoqërua me premtimin e presidentit të Turqisë, Erdogan, për ndërtimin brenda tre muajve të një spitali rajonal, në Fier. Teksa kryeministri, Edi Rama, shprehu skepticizëm nëse do arrihej që spitali të ndërtohej brenda tre...
Lexo lajmin e plotë

15:33 • 12 Janar 2021
Vaksinimi në vendin tonë, qytetarët të dyzuar për ta bërë, bie vigjilenca për mbajtjen e maskës
Nisja e vaksinimit në vendin tonë dhe ulja e numrit të të infektuarve si dhe të vdekjeve, ka bërë që në kryeqytet maska të futet në xhep nga një pjesë e mirë e qytetarëve. Kryesisht, janë të rinjtë ata të cilët neglizhojnë respektimin e masave...
Lexo lajmin e plotë

15:51 • 11 Janar 2021
Universitetet ende mbyllur, Zhapaj: Vendim politik, në RMV studentët janë në auditore
Nga kjo e hënë, nxënësit e shkollave fillore dhe gjimnazet janë rikthyer në mësim, pas pushimeve të dimrit, në mënyrë të alternuar. Klasat do të jenë të hapura tri herë në javë për një pjesë të nxënësve dhe dy herë të tjera për një pjesë...
Lexo lajmin e plotë

19:03 • 07 Janar 2021
Problemet e mësimit online, studentë e pedagogë: Mungesa e praktikës rrezikon profesionistët e rinj
Sa produktiv mund të jetë një student kur ka dhe këto problemet ekonomike që shkakton pandemia dhe mësimi online?! Frenkli Prengaj është në vitin e dytë Master në degën e inxhinier gjeo-mjedis. Prej marsit të vitit të kaluar, ai po ndjek studimet në mënyrë online....
Lexo lajmin e plotë


11:55 • 31 Dhjetor 2020
Beteja për naftën
Njoftimi se Rafineria nuk do të punojë, deri në një moment të dytë, nxori në rrugë rreth 720 naftëtarë, tetorin e vitit 2019. Kërkesa e tyre e parë ishte shlyerja e pagesës mujore, për sa kohë punëtorët nuk kishin tërhequr librezat e punës dhe rezultonin...
Lexo lajmin e plotë

17:12 • 30 Dhjetor 2020
Festat jashtë vendit, Vathi: Nga 20 mijë vitin e kaluar, sivjet lëvizën vetëm 200-300 shqiptarë
Shqiptarët do t’i kalojnë festat e fundvitit në vendin e tyre, pa pasur shumë mundësi të zgjedhin nëse duan të largohen jashtë vendit. Për vite me radhë Turqia ishte destinacioni i preferuar nga shqiptarët, por këtë vit, diktuar dhe nga pandemia, lëvizjet kanë qenë minimale....
Lexo lajmin e plotë

15:48 • 29 Dhjetor 2020
Domatet hidhen në kanal, Sharka: Mungon tregu, fermerët kanë shpenzuar shumë këtë sezon
Fermerët e Beratit dhe Fierit po e hedhin prodhimin e këtij sezoni në kanal. Dhjetëra tonë domate nuk janë eksportuar dot në tregun e rajonit për shkak të rënies së konsumit nga pandemia. Tregu i brendshëm është i pafuqishëm për të përballuar të gjithë prodhimin...
Lexo lajmin e plotë

16:25 • 28 Dhjetor 2020
Gjelat e detit në Baldushk, fermerët: Nuk ka treg, do reduktojmë tufat pasi kemi shumë shpenzime
Na ndajnë pak ditë nga ndërrimi i viteve dhe tavolinës tradicionale në një pjesë të mirë të familjeve shqiptare do t’i mungojë produkti kryesor, gjeli i detit. Çmimi nuk është i shtrenjtë, por është pandemia që ka tkurrur buxhetin e qytetarëve duke krijuar pasiguri. Në...
Lexo lajmin e plotë


15:52 • 24 Dhjetor 2020
Shpërblimi për fundvit, të verbrit: Kemi dy vite që nuk e marrim, vonesa edhe në pagesën mujore
Për të dytin vit radhazi Gjergj Smakaj po i pret festat e fundvitit pa shumë të ardhura në xhep. Ai është 26 vjeç dhe që në lindje ka shfaqur problem të aftësisë së kufizuar në organet e shikimit. Pagesa mujore që merr nga shteti është...
Lexo lajmin e plotë

16:30 • 23 Dhjetor 2020
Shqipëria, vend origjine për trafikimin e qenieve njerëzore. Mungon mbrojta ligjore për viktimat
Të paktën 507 persona kanë rënë pre e trafikimit të qenieve njerëzore në periudhën kohore, 2015-2019, në vendin tonë. Shqipëria, në një raport të organizatës, GRETA, cilësohet si vend origjine i trafikimit, ku mes shifrave, të paktën 279, janë fëmijë. Destinacioni i tyre, kryesisht, është...
Lexo lajmin e plotë

15:34 • 21 Dhjetor 2020
Dyndje në posta, pensionistët marrin shpërblimin: Një flluskë uji për hallet tona
Nevoja për të ardhura, të cilat do të mbulojnë shpenzimet e fundvitit i detyroi pensionistët të dynden në radhë për marrjen e shpërblimit. Në pikat e postave, grumbullimet u krijuan që herët në mëngjes, ndonëse nuk kishte një afat përfundimtar për marrjen e pensionit. Duke...
Lexo lajmin e plotë

12:14 • 21 Dhjetor 2020
Shpërblimi i fundvitit, pensionistët: Na japin bonus, por çmimet rriten
Nga kjo e hënë, pensionistët do të kenë në xhepat e tyre 5 mijë lekë të reja më shumë për shpenzimet e fundvitit. Bonusi që qeveria vendos të japë për këtë kategori nuk i ka gëzuar sa duhet të moshuarit. Sipas tyre, ka qenë një...
Lexo lajmin e plotë

12:08 • 18 Dhjetor 2020
Urgjenca Kombëtare blen 36 autoambulanca
Urgjenca Kombëtare pajiset me 36 autoambulanca të reja. Burime bëjnë me dije se mjetet e shërbimit mjekësor janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë në një prej kompanive private të makinave. Flota e re është marrë për të qenë në gatishmëri të situatës pandemike. Në muajin...
Lexo lajmin e plotë

16:56 • 16 Dhjetor 2020
“Të dorëhiqet Evis Kushi”, studentët aktivistë qëllojnë me bojë të zezë Ministrinë e Arsimit
Vezë të mbushura me bojë të zezë vaji drejt Ministrisë së Arsimit ka qenë revolta e disa studentëve dhe aktivistëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministres Evis Kushi. Dy janë arsyet krysore, sipas studentëve, që ministrja duhet të largohet nga posti i saj: dështimi i...
Lexo lajmin e plotë

16:58 • 15 Dhjetor 2020
Rimbursimi i ilaçeve Covid, Labaj: Ka raste kur tejkalohet shuma e mbuluar nga fondi
Pacientët me Covid-19 duhet të kurohen me vetëm 10 mijë e 900 lekë, pasi çdo kosto shtesë ata duhet ta paguajnë nga xhepi. Mjekët e familjes thonë se ka raste kur kjo vlerë limit e akorduar nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor tejkalohet. Pacientët e prekur...
Lexo lajmin e plotë

19:31 • 14 Dhjetor 2020
Dhuna në protesta, institucionet e mbrojtjes së të miturve: E papranueshme
Protestat e thirrura për drejtësinë e Klodian Rashës janë shoqëruar me dhunë nga të dyja anët. Pjesëmarrjen më të lartë në këto protesta e kanë pasur adoleshentët, një pjesë e të cilëve kanë përfunduar edhe në komisariat. Institucionet shtetërore të mbrojtjes nga dhuna dhe diskriminimi...
Lexo lajmin e plotë

13:25 • 12 Dhjetor 2020
“Klodiani mund të isha unë”. Protestuesit: Kemi 30 vite të zhgënjyer dhe të dhunuar nga sistemi
Teksa dhjetëra të rinj shpërndaheshin në rrugicat e kryeqytetit për mos u arrestuar nga policia, një grupim pranë kryeministrisë protestoi në mënyrë më paqësore. Ndonëse nuk munguan tensionet nga të dyja palët, protestuesit në natën e tretë shprehën pakënaqësitë ndaj sistemit, që sipas tyre, në...
Lexo lajmin e plotë

19:21 • 09 Dhjetor 2020
Projektet e rrugëve, ekspertët kundër: Qeveria të tregojë kujdes me paratë
Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se qeveria duhet të tregohet e kujdesshme me paranë publike dhe ta ruajë atë në këtë periudhë pandemie, në vend që ta shpenzojnë në tendera rrugësh dhe projekte madhore tëinfrastrukturës. Sipas tyre, kjo është një sjellje që shfaqet gjithmonë në fillim...
Lexo lajmin e plotë

17:34 • 07 Dhjetor 2020
“Mishi e peshku, ushqime luksi”, qytetarë e tregtarë: Viti më i dobët
Çdo ditë e më tepër, konsumi i qytetarëve tkurret për shkak të pandemisë, por edhe prej ekonomisë së vështirë në familjet shqiptare. Kryesisht qytetarët janë të prirur të blejnë fruta dhe zarzavatet e ditës duke ia kursyer vetes produktet e mishit, peshkut dhe fruta-perimet më...
Lexo lajmin e plotë


14:31 • 04 Dhjetor 2020
Kolaudimi në shtet, drejtuesit e mjeteve: Nuk ndryshon gjë, radha do jetë e njëjta
Drejtuesit të një automjeti i duhet të paktën dy ditë për të kryer kolaudimin e makinës së tij. Në njërën ditë paguhen taksat e mjetit lëvizës dhe në tjetrën kryhet kontrolli teknik. Kjo procedurë ka lodhur drejtuesit e mjeteve pasi radha dhe vonesat në marrjen...
Lexo lajmin e plotë

16:45 • 03 Dhjetor 2020
Nevoja për punonjës socialë, universitetet duhet të përmirësojnë mësimdhënien ndaj studentëve
Tragjedia nga tërmeti dhe shpërthimi i pandemisë Covid-19 nxorën në pah edhe një nevojë tjetër, që në vendin tonë vazhdojmë të mos i kushtojmë vëmendje. Përveç aspektit financiar, njerëzit kishin nevojë për asistencën sociale për përballimin e këtyre dy fatkeqësive. Ndonëse në Shqipëri degët sociale...
Lexo lajmin e plotë

16:48 • 02 Dhjetor 2020
Grumbullimet nëpër posta, pensionistët: Nuk na i sjellin lekët në shtëpi, detyrohemi të vijmë vetë
“Ndalohet grumbullimi më shumë se 10 veta në çdo ambient”. Ky vendim i Komitetit të Ekspertëve nuk gjen zbatim nëpër dyert e Postës Shqiptare. Çdo fund dhe fillim muaji, të moshuarit dynden në radhë për marrjen e pensionit. Kjo pagesë, disave prej tyre nuk u...
Lexo lajmin e plotë


16:16 • 27 Nëntor 2020
Pak shembje dhe inerte, Vora ende nuk ka kantier ndërtimi
Në Vorë ka pallate të shembura dhe inerte që ende nuk janë pastruar. Një pjesë e madhe e objekteve të dëmtuara presin ende të shemben. Pastrimi i teritorit ende nuk është kryer. Kjo është panorama që të ofron ky qytet një vit pas tërmetit të...
Lexo lajmin e plotë

16:37 • 27 Nëntor 2020
Laçi pas tërmetit, prishja e pallateve nis pas 1 viti, banesat e reja pas qershorit
Në lagjen numër 4 në qytetin e Laçit, gjurmët e tërmetit të vitit të kaluar janë të dukshme. Pallatet që me vështirësi mbahen në këmbë nuk janë shembur as pas një viti nga tragjedia. Rrugicat në këtë zonë janë të qeta dhe zgjimin e tyre...
Lexo lajmin e plotë

14:18 • 24 Nëntor 2020
Të presësh ditë e natë, ambulanca po kthehet në shtrat për pacientët me COVID-19
Sapo ka kaluar ora 22:00 dhe në ambientet e oborrit të spitalit “Shefqet Ndroqi” ndodhen një numër i konsiderueshëm ambulancash. Edhe në orët e mbrëmjes pacientët duhet të qëndrojnë në pritje të lirimit të një shtrati. Edhe gjatë natës, situata është po e njëjta me...
Lexo lajmin e plotë

11:05 • 24 Nëntor 2020
A ka shtretër të lirë? Pacienti zbret nga ambulanca dhe hyn te “Shefqet Ndroqi”, infermierët e nxjerrin
Autoambulanca të parkuara nga hyrja e pasme. Pacientë që presin të lirohet një shtrat. Ankth te qytetarët që kërkojnë përkujdesje për familjarët e tyre. Kjo është panorama që ofron prej disa ditësh spitali “Shefqet Ndroqi”. Pacientët që dërgohen pranë këtij ambienti spitalor trajtohen fillimisht në...
Lexo lajmin e plotë


12:26 • 22 Nëntor 2020
Punësimi i infermierëve, ekspertët: Kërkesa për arsimin e lartë, por rekrutohen nga Gjermania
Shoqata e Infermierëve numëron 8500 të larguar nga vendi në radhët e tyre në 5 vitet e fundit. Ata bëhen pjesë e tregut të punës në vendet kryesore të BE-së, si Gjermania dhe Italia, të cilat kërkojnë shërbim mjekësor kryesisht për moshat e treta. Rrjeti...
Lexo lajmin e plotë

17:02 • 20 Nëntor 2020
Puna nga shtëpia, Mançe: Do të krijojë vështirësi me shërbimet publike
Kalimi i punës së nëpunësve shtetërorë në shtëpi do të krijojë vështirësi në ofrimin e shërbimeve publike. Për Ervis Mançen, ish-drejtues në administratën publike, sot një pjesë e madhe e bizneseve dhe qytetarëve varen nga këto shërbime fizike. Megjithatë, Mançe beson në një tranzicion të...
Lexo lajmin e plotë

15:28 • 19 Nëntor 2020
Frika nga virusi, qytetarët: Urbanet, lokalet e marketet kanë risk të lartë
Transporti i shërbimit urban, marketet dhe lokalet shihen si ambientet me riskun më të lartë të infektimit me Covid-19. Vendimi i Komitetit të Ekspertëve për të mos lejuar grumbullimet masive me më shumë se 10 persona kanë rritur vigjilencën te qytetarët për frekuentimin e këtyre...
Lexo lajmin e plotë

16:31 • 17 Nëntor 2020
Infermierët e rinj, pas marrjes së licencës, me sytë nga Europa
Infermierët e rinj janë gati për të hedhur hapin e parë drejt tregut të punës. Pranë Qendrës së Shërbimit Arsimor ata po japin gjatë këtyre ditëve provimin e licencës. Marrja e këtij dokumenti i shtyn këta të rinj të shohin të ardhmen drejt Europës. Kristina Prifti...
Lexo lajmin e plotë

11:35 • 17 Nëntor 2020
Pacientët në vetizolim, mjeku i familjes: Antibiotikët dhe bombolën e oksigjenit nuk i sugjerojmë
Përhapja e infeksionit nga COVID-19, ka rritur ndjeshëm numrin e të sëmurëve aktivë duke tejkaluar edhe të shëruarit. Shtimi i rasteve ndjehet veçanërisht nga mjekët e familjes. Këta të fundit nëpërmjet konsultave telefonike po ndjekin rastet e lehta dhe të mesme të të prekurve me...
Lexo lajmin e plotë

15:57 • 11 Nëntor 2020
Me sytë nga Infektivi, familjarët: Nuk na japin informacion mjekët, kemi ditë që presim
Disa orë pasi kreu aktin ekstrem, duke u vetëhedhur nga Spitali Infektiv, 69-vjeçari, me iniciale R.G., ka ndërruar jetë. Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se i moshuari, ndonëse nën kujdesin e mjekëve, nuk i rezistoi dot plagëve të marra në trup. Ndërkohë,...
Lexo lajmin e plotë


11:29 • 10 Nëntor 2020
Spitali Infektiv në kaos, familjarët: Nuk u japin ujë, kemi blerë 900 euro bombolën e oksigjenit
Pacientë që marrin shërbim në korridore, pacientë që nuk u ofrohet ujë, ushqime dhe medikamente. Mungesë informacioni për gjendjen shëndetësore. Këto janë shqetësimet që thonë familjarët e të shtruarve në Spitalin Infektiv, të cilët po qëndrojnë për ditë të tëra pranë këtij ambienti spitalor. Shpresa...
Lexo lajmin e plotë

10:11 • 09 Nëntor 2020
Greva e naftëtarëve, 24 ditë pa përgjigje. Në Ballsh kërkohet zgjidhje për pagat
Në një rezistencë të gjatë prej 24 ditësh, gratë naftëtare nuk panojnë asnjë konsensus tjetër me institucionet shtetërore përveç depozitimit të pagave të prapambetura në llogarinë e tyre. Situata në Ballsh rëndohet dita-ditës edhe në aspektin psikologjik. Një nga gratë greviste ka tentuar të ndërmarrë një...
Lexo lajmin e plotë

21:56 • 06 Nëntor 2020
Spitalet COVID në kaos, familjarët: Vonohet shtrimi i pacientëve, nuk na japin informacion
Gjendja sa vjen dhe rëndohet në Spitalin Infektiv për shkak të numrit të lartë të pacientëve që kërkojnë shtrim. Familjarët e tyre thonë se për rastet e reja duhet të qëndrojnë disa orë të oksigjenuar në urgjencë ose pranë ambulancave deri në momentin që lirohet...
Lexo lajmin e plotë

20:15 • 05 Nëntor 2020
Rakacolli: Me shkollat do të veprohet në bazë të rasteve me Covid
Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, thotë se situata është nën kontroll dhe sipas kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, situata nuk dikton vendim për mbyllje. Universitetet nuk hapen të paktën muajin e parë, por në çdo rast,...
Lexo lajmin e plotë

12:49 • 05 Nëntor 2020
Studentët braktisin Tiranën, këtë vit më shumë regjistrime në universitetet e rretheve
Duke u nisur nga situata e vështirë pandemike nxënësit e gjimnazeve këtë vit akademik vendosën që studimet t’i ndjekin pranë universiteteve të rretheve. Ndonëse Tirana ka cilësinë më të mirë akademike, studentët janë tërhequr nga kjo zgjedhje për të ulur kostot e larta ekonomike që...
Lexo lajmin e plotë



15:50 • 31 Tetor 2020
Lufta “rozë” e kancerit
Maska, distancë, pandemi. Flitet çdo ditë aq sa duket se në këtë normalitet të ri nuk ekzistojnë sëmundje të tjera përveç Covid-19. Por, nuk ndodh kështu. Ato jo vetëm vijojnë si më parë, por disa sëmundje sot kanë marrë përmasat e epidemisë. Kanceri i gjirit,...
Lexo lajmin e plotë

13:15 • 28 Tetor 2020
Kostot e personave diabetik, Xhindi: Nuk rimbursohemi më, shpenzime të shtuara edhe për patentën
Prej 32 vitesh, Marsela Xhindi po bashkëjeton me diabetin. Këtë sëmundje prindërit ia zbuluan kur ishte vetëm 4 vjeç. Nga ajo ditë, kalvari i jetës së saj ka qenë i mundimshëm dhe me kosto të larta. Marsela thotë se për personat diabetik nuk ofrohet shërbimi...
Lexo lajmin e plotë

16:26 • 26 Tetor 2020
Devijimi tek ish-sheshi “Shqiponja”, qytetarët: Ka konfuzion, është shtuar shumë trafiku
Dita e parë e devijimit të akseve rrugore hyrëse dhe dalëse nga kryeqyteti kanë shkaktuar trafik të rënduar gjatë ditës. Shoferët ankohen për qëndrimin e gjatë në trafik, ndërsa qytetarët kanë udhëtuar në këmbë drejt terminalit të autobusëve. Për të dalë jashtë Tirane, drejtuesit e...
Lexo lajmin e plotë


15:26 • 24 Tetor 2020
Qyteti që lindi dhe po vdes nga nafta
Në grevë urie nuk janë vetëm naftëtarët. I gjithë qyteti i Ballshit po përjeton një grevë urie të skajshme. Gjendja aspak e mirë ekonomike dhe sociale nuk është vështirë të shihet. Në rrugët e qytetit lëvizin pak njerëz, kryesisht mosha të thyera. Ndërprerja e një...
Lexo lajmin e plotë

16:11 • 22 Tetor 2020
Me lekët për masterin, bëri kursin e gjermanishtes
“Nuk mendoj të rikthehem në Shqipëri për momentin”. Klevis Domi prej 18 muajsh po jeton dhe punon si fizioterapist në qytetin e Giessen të Gjermanisë. I zhgënjyer nga realiteti me fatin e bluzave të bardha, ai vendosi të sakrifikojë paratë e kursyera për masterin, duke...
Lexo lajmin e plotë

17:48 • 22 Tetor 2020
Sa kushton të bëhesh mjek? Specializantja: Mbi 3 milionë lekë të reja vetëm tarifa e studimit
Për t’u bërë mjek në Shqipëri duhen të paktën 62 milionë lekë investim. Studentët specializantë ankohen për tarifat e larta që paguajnë si dhe mundësinë e kufizuar të punësimit. “Nuk besoj që ka mjek që del nga bankat e shkollës e nuk synon Gjermaninë”. Prej...
Lexo lajmin e plotë



16:57 • 13 Tetor 2020
Përpunimi i mbetjeve në Shqipëri, BE tërheq vëmendjen për rrugën e gjelbër
Europa ka një rrugë të gjelbër dhe drejt asaj kërkon që të ecë edhe Shqipëria. Ambasadori, Luigi Soreca, theksoi se mbrojtja e mjedisit është, gjithashtu, vendimtare kur Bashkimi Europian të thërrasë vendin tonë për anëtarësim. Agjenda e gjelbër mbulon 5 fusha drejtimi: E para, veprimi...
Lexo lajmin e plotë