Armend Pire

Armend Pire punon në A2 si reporter i zhvillimeve ekonomiko-sociale në vendin tonë. Gjithashtu ai është edhe reporteri i ngjarjeve aktuale për emisionin “Dita Jonë“.

Armend Pire e ka nisur karrierën në vitin 2018 në televizionin Top Channel. Ai për një vit punoi si gazetar i ngjarjeve sociale si dhe në një emision shëndetësor.

Në shtator të vitit 2019 Armend Pire i bashkohet TvT si gazetar terreni i çështjeve ekonomike dhe sociale.

Ai është diplomuar në Universitetin Aleksandër Xhuvani në degën “Gazetari”. Prej shtatorit të vitit 2020, Armend Pire është pjesë e A2 CNN.

Ndikimin e pandemisë në këto muaj më së tepërmi  e përjetuan fëmijët, ata të cilët u izoluan menjëherë nga prindërit. Kufizimet e lëvizjeve dhe kryerjes së aktiviteteve u reflektua tek ata nëpërmjet një gjendje ankthi dhe pasigurie. Psikologët thonë se prindërit nuk u treguan të hapur me fëmijët për t’u...

Përveç festës së 1 Qershorit, Dea dhe Eva  festojnë ditëlindjen e dymbëdhjetë. Vitin e shkuar nuk kanë pasur mundësi të festojnë për shkak të kufizimit të pandemisë. Ky fillim qershori i gjen më të lumtura dhe më me energji për shkollën dhe argëtimet në shoqëri. Mungesën e aktivitetet fëmijët e...

Shqipëria është në listën e vendeve më të rrezikuara nga fenomenet natyrore, si tërmetet, zjarret apo përmbytjet. As në dimrin që lamë pas nuk u shmang problematika e rënduar nga përmbytjet prej reshjeve të shumta të shiut, ku u përmbytën jo pak sipërfaqe, në veri e në jug. Pikërisht çështjet...

Pas 1 qershorit, maska nuk është me detyrim. Komiteti doli në këtë vlerësim pas situatës së përmirësuar pandemike, ndonëse në javët e fundit qytetarët nuk e kanë mbajtur maskën në ambiente publike.

Pas 1 qershorit, maska nuk është me detyrim. Komiteti doli në këtë vlerësim pas situatës së përmirësuar pandemike, ndonëse në javët e fundit qytetarët nuk e kanë mbajtur maskën në ambiente publike.  Prej 15 tetorit, mbajtja e maskës në çdo ambient u bë e detyrueshme me ligj. Pas më shumë...

Pandemia në Shqipëri ka nisur të tkurret e për pasojë shifrat e infektimeve dhe fataliteteve kanë qenë në zbritje të vazhdueshme. Në dy spitalet Covid në kryeqytet po trajtohen rreth 45 pacientë, numri i cili është në shifrat më të ulëta pas atyre që u raportuan në 3 muajt e...

09:51 - 26.05.2021

Zanatçinjtë e fundit

Për çdo mëngjes Ali Kreku e nis ditën në kovaçhanën e tij. Prej gjysmëshekulli ai punon në këtë profesion në fshatin Bilç të Beratit. Zanati i kovaçit për Aliun është një punë që i siguron të ardhura të mjaftueshme në familje. Kërkesat janë gjithmonë e në rritje, duke qenë se...

22:01 - 22.05.2021

Ezaurimi i vaksinave

250 mijë dozat e vaksinave Coronavac të mbërritura nga distributori turk në Shqipëri janë ezauruar. Fushata e vaksinimit është ulur ndjeshëm, e madje nuk po marrin dozën as ata qytetarë të vaksinuar gjatë muajit prill.

21:59 - 22.05.2021

Ezaurimi i vaksinave

250 mijë dozat e vaksinave Coronavac të mbërritura nga distributori turk në Shqipëri janë ezauruar. Fushata e vaksinimit është ulur ndjeshëm, e madje nuk po marrin dozën as ata qytetarë të vaksinuar gjatë muajit prill. Kanë ditë të tëra që vihen në radhë, por përgjigjja është e njëjta, “s’ka vaksina”....

Gjatë gjithë javës procesi i vaksinave ka ecur me ritme të ngadalta. Qytetarët janë vënë për të disatën herë në radhë për kryerjen e dozës së dytë të vaksinës antikovid. Mungesa e dozave të mjaftueshme reflektohet në numrin e pakët të të moshuarve që qëndrojnë në karriget pritëse. Të lodhur...

Për të disatën herë, banorët e fshatit Lumas, në Kuçovë, janë ngritur në protestë për të ruajtur të paprekur burimin e ujit të Sinecit. Sipas tyre, projekti i Bashkisë Kuçovë, për ta shndërruar në ujësjellës për të furnizuar fshatra të tjerë, është bërë pa praninë e banorëve. Për këtë projekt...

Prej ditësh në “Sheshin Skënderbej” të moshuarit po hasen me vështirësi për kryerjen e dozës së dytë të vaksinës. Konfirmimi nga ISHP se vaksinat janë drejt fundit dhe se pritet furnizimi i radhës përvijuar me vaksinimin masiv, është reflektuar edhe në terren. Një pjesë e qytetarët të cilët kanë ditën...

Për tre ditë me radhë të moshuarit po qëndrojnë në radhë për marrjen e dozës së dytë të vaksinës, por pa rezultat. Pas qëndrimit sfilitës në këmbë dhe në temperature të larta, ata përcillen për në shtëpi pas orës 12:00 të drekës. Shkak i kësaj situate është bërë mungesa e...

Një studim i Bankës Botërore e renditi Shqipërinë në vendin e parë në rajon si shteti që jo vetëm nuk pranon personat LGBTI, por që edhe i diskriminon në shërbimet shëndetësore e sociale. Një studim i kryer në 10 vite rendit se 94% e shqiptarëve nuk do e pranonin që...

Të moshuarit janë paraqitur për të marrë dozën e dytë, por hasin vonesa në nisjen e procesit të vaksinimit. Në pritje që prej afro 2 orësh, thonë se nuk janë njoftuar për të tilla vonesa. Të njëjtat vonesa dhe mungesë të dozave të vaksinave janë raportuar nga qytetarët edhe gjatë...

Qytetarët nuk i mbajnë më maskat në ambientet e hapura. Ndonëse është në fuqi ligji për gjobitjen e atyre që nuk mbajnë pajisje mbrojtëse, sërish qytetarët shëtisin të pashqetësuar. “Ndihmuar” edhe nga policia që nuk shfaqet më me bllokun e gjobave në duar, vigjilenca e qytetarëve bie dita-ditës.

Studentë e pedagogë u ballafaquan në një konferencë të përbashkët mbi sfidat dhe problematikat e mësimit online në pandemi. Prej marsit të vitit të shkuar, për herë të parë, studentët janë detyruar t’i marrin dijet përmes tekonologjisë, jashtë dyerëve të auditoreve. Për ta studimi online nuk ka funksionuar për marrjen...

Nga të katër anët e sheshit “Skënderbej”, rrugicat ishin të tejmbushura me besimtarë. Ata vinin në këmbë drejt qendrës, aty ku u mbajt edhe falja e madhe. Fitër Bajrami, për besimtarët, është ngjarja më e rendësishme pas 30 ditëve sakrificë gjatë muajit të agjërimit. Në shesh ka edhe besimtarë që...

Minatori me iniciale SH.E ishte duke punuar 1800 metër në brendësi të minierës numër 40 në Thekën të Martaneshit, kur u asfiksua nga gazrat që lëshoi gjeneratori i prerjes së metalit. 50-vjeçari ishte duke prerë disa shina metalike në një nga nënkatet e galerisë, por mungesa e duhur e ajrimit...

Besimtarët mysliman rikthehen në  sheshin “Skënderbej” për faljen e madhe të Namazit të Bajramit. Bajramin e shkuar, e patën të kufizuar mundësinë për të falur Fitër Bajramin për shkak se viti pandemik sapo kishte filluar. Pas 30 ditëve agjërim, si përkushtim e sakrificë në emër të Zotit, kryetari i Komunitetit...

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”! E njëjta thirrje, nga të rinj e të rritur, vijon edhe pas 30 viteve. Ajo që ëndeërruan e për të cilën kontribuan dhjetra e qindra atdhetarë mund të ishte e shkuara jonë dhe shqiptarët do ndiqnin ëndrra të reja. Por pas komunizmit dhe tranzicioni...

Në rrugicat e Kalasë së Beratit, ndonëse në një situatë të vështirë pandemike, gjejmë pak turistë. Ata kanë ardhur për herë të parë në qytetin antik dhe janë të impresionuar nga arkitektura 2400-vjeçare e tij.

Në rrugicat e Kalasë së Beratit, ndonëse në një situatë të vështirë pandemike, gjejmë pak turistë. Ata kanë ardhur për herë të parë në qytetin antik dhe janë të impresionuar nga arkitektura 2400-vjeçare e tij. I tillë është edhe ky grup turistësh nga Amerika, të cilët kanë vetëm pak ditë...

Java e parë e muajit maj ka sjellë një ulje të ndjeshme të shifrave sa i përket Covid-19. Numri i rasteve të reja, sipas autoriteteve shëndetësore, nuk i kalon 100 persona në ditë. Një tregues i qartë i përmirësimit të situatës pandemike në vend.

Komisioni Europian udhëzoi 28 vendet anëtare që në prag të sezonit turistik, të pranojnë udhëtarë nga vendet e ndryshme të Europës të cilët kanë një pasaport vaksinimi nga kompanitë e çertifikuara nga EMA. Praktikisht BE, nxit vendet anëtare të pranojnë turistë të vaksinuar vetëm me Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson...

Kanë më pak se 30 ditë kohë, por ende nuk e ndiejnë veten gati. Gjimnazistët e vitit të tretë janë duke bërë testime paraprake në prag të provimeve finale të maturës. Thonë se një pjesë të dijeve vijojnë ta marrin në mënyrë online, çka u shkakton pasiguri arsimore. Vështirësinë te...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka deklaruar se mbi 100 mijë qytetarë i kanë kryer tashmë të dyja dozat e vaksinës, teksa tha se do të vijojë furnizimi me vaksinat anti-covid në ditët e ardhshme.

Muaji maj ka nisur me një numër të ulët rastesh të reja të infektimeve me Covid-19. Të shtruarit në spitalet Covid kanë rënë ndjeshëm, duke u dhënë mundësinë autoriteteve shëndetësore të mbyllin spitalin Covid 4 dhe Covid 3.

Muaji maj ka nisur me një numër të ulët rastesh të reja të infektimeve me Covid-19. Të shtruarit në spitalet Covid kanë rënë ndjeshëm, duke u dhënë mundësinë autoriteteve shëndetësore të mbyllin spitalin Covid 4 dhe Covid 3. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe atë Infektiv, po marrin shërbim rreth 130...

Qytetarët nuk mbajnë maska dhe nuk shfaqen më si më parë as punonjësit e policisë me bllokun e gjobave në duar. Kjo video e Policisë se Shtetit në terren është postuar më 29 mars  gjatë muajit prill dhe këto ditë të para të majit kontrollet mbi respektimin e masave për...

Në fshatin Drobonik fermerët presin me sytë nga rruga se mos ndonjë tregtar do të vij të interesohet për të blerë prodhimin e tyre. Në shtëpi kanë me dhjetëra tonë vaj ulliri të pashitur. Prodhimi i këtij sezoni ishte i bollshëm, por kanë shitur vetëm një pjesë të vogël të...

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën paraditen e së shtunës në rrugën që të çon në Gjirin e Lalzit. Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Opel Astra” dhe një “Audi. Njëra nga automjetet përfundoi e përmbysur në kanal, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Policia...

Në sheshin “Skëndërbej” ka nisur marrja e dozës së dytë të vaksinës Coronavac. Me një distancë 30 ditore, të moshuarit janë vënë sërish në rresht për të marr injeksionin final që pritet t’u japë më tepër imunitet ndaj përhapjes së virusit. Nga vaksina e parë thonë se nuk kanë pasura...

Fushata elektorale përfundoi dhe tashmë ka rinisur në mënyrë më të përshpejtuar edhe fushata e vaksinimit. Në sheshin “Skënderbej” ka shumë qytetarë e të moshuar që ende nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid. Disa mosbesues deri tani nga vaksina kineze, disa në pamundësi shëndetësore dhe një...

Tre mandatet e Kukësit nuk ndryshuan raportin 2 me 1 të përfaqësimit të demokratëve dhe socialistëve në Parlamentin Shqiptar, konkretisht Flamur Hoxhaj dhe Isuf Çelaj nga kampi blu dhe Gerta Duraku nga ai rozë.

Tre mandatet e Kukësit nuk ndryshuan raportin 2 me 1 të përfaqësimit të demokratëve dhe socialistëve në Parlamentin Shqiptar, konkretisht Flamur Hoxhaj dhe Isuf Çelaj nga kampi blu dhe Gerta Duraku nga ai rozë. Pa mbështetjen e pushtetit vendor, që në 2019-n ua lanë socialistëve, dhe pavarësisht uljes së avionit...

Në lagjen Magjatë të qytetit të Kuçovës, rreth 970 votues do të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes në një banesë private. Në katin e parë, në pronësi të dhëndrit të shtetasit P.Sh., që shërben si lokal, janë depozituar materialet e votimit dhe po ruhen nga efektivë të policisë. 72-vjeçari thotë...

Në ditët e fundit të fushatës elektorale dy kampet kryesore të garimit po mundohen të tërheqin sa më shumë vota për të siguruar qeverisjen e katër viteve të ardhshme. Mesazhe të shumta nga politikanët, nëpërmjet komunikimit, gjesteve, veshjes, kanë bombarduar qytetarët. Por sjellja e liderëve politikë ka qenë edhe në vëmendjen...

Emigrantët shqiptarë në Greqi e pritën me zemërim vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për t’u karantinuar 2 javë nëse vendosin të kthehen në atdhe. Në prag të Pashkëve, shumë prej tyre kishin planifikuar t’i kalonin festat në vendlindje, por detyrimet e vendosura nga autoritetet shqiptare i lënë ata sërish...

Në aeroportin e Kukësit, që mban emrin "Zayed, flatrat e veriut", zbriti në piste avioni i parë. Avioni me emigrantë shqiptare nga Londra u ul fillimisht në Rinas, aty ku udhëtareve iu bashkua edhe kryeministri Rama për t'iu drejtuar me pas Kukësit. Fluturimi transit brenda vendit i paraprin një procedure normale për hapjen e flurimeve ndërkombëtare, që siç thanë autoritet do të jenë të hapura duke nisur nga 17 qershori.

Harmoni me njëri-tjetrit njësoj si bashkëjetesa fetare në Shqipëri, është ajo që kërkohet nga klerikët në prag të zgjedhjeve parlamentare. Shqiptarët janë në prag të përcaktimit të qeverisë së re dhe politikanët duhet të nxisin besim te votuesit dhe jo zhgënjim. Imzot Xhorxh Frendo ka pikërisht këtë mesazh për partitë...

Ministri i Brendshëm delegoi kompetencat te zëvendesminstri për t’iu dedikuar fushatës elektorale në Gjirokastër. Por janë tre ministra të tjerë që janë vënë nën lupën e aktivistëve të Qëndresës Qytetare të cilët konsiderohen në braktisje të vendit të punës për shkak të angazhimit të tyre në fushatën elektorale dhe ata...

Për të dytin vit radhazi, besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, nën masat e pandemisë.

Për të dytin vit radhazi, besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, nën masat e pandemisë. Në orët e para të mëngjesit, në xhaminë Dine Hoxha kishte pak besimtarë. Për Erenik Tiganin është viti i dytë që agjëron dhe për të Ramazani është muaji i lutjeve dhe gjetjes...

100 000 dozat nga Sinovac, të mbërritura disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit, do të jenë për moshat mbi 60 vjeç, për të sëmurët kronikë dhe mbi 65 vjeç për moshat e tjera.

100 000 dozat nga Sinovac, të mbërritura disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit, do të jenë për moshat mbi 60 vjeç, për të sëmurët kronikë dhe mbi 65 vjeç për moshat e tjera. Ulja e grupmoshës riktheu dyndjet e para në sheshin “Skëndërbej”, aty ku janë ngritur qendrat...

Avioni i parë u shkëput nga toka shqiptare rreth orës 9:05 të mëngjesit me destinacion Bolonjën. Pas tij u vunë në radhë avionët e tjerë për nisje si dhe u rihapën sportelet për kontrollin e udhëtarëve. Ndonëse fluturimet u hapën, pati edhe qytetarë të cilët nuk mundën të udhëtonin pasi...

lajm i fundit

Tre nga kontrollorët e “Albcontrol”, të cilët pezulluan punën një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza” janë ende në polici, pasi për ta është lëshuar një urdhërndalim. Mësohet se ata janë Floresha Ndreca, Muhni Mezini, Armand Pezga, të cilët ishin të vetmit që mbetën në polici pas shoqërimit me...

Edhe pse që prej mëngjesit të së mërkurës nga pista e aeroportit të Rinasit nuk është ngritur apo ulur asnjë avion, mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ishte parashikuar të kishte një fluturim drejt Bergamos, por u anulua. Më pas, punonjësit e aeroportit “Nënë Tereza” njoftuan se deri në orën...

Pas punonjësve të policisë dhe gazetarëve, nis vaksinimi për rreth 3000 farmacistë në të gjithë vendin. Procesi i imunizimit të tyre do të bëhet me AstraZeneca, edhe pse farmacistët thonë se nuk kanë preferenca për llojin e vaksinës që do të aplikohet ndaj tyre.

Floresha Bregasi është nëna e dy fëmijëve, një prej të cilëve me spektrin autik. Prej 15 vitesh, ajo po e rrit me vështirësi djalin e saj. E divorcuar nga bashkëshorti për shkak të autizmit të fëmijës, Floresha kujdeset paradite për të birin, ndërsa pasdite punon në një kompani “call center”....

Në pikat e vaksinimit në kryeqytet më të interesuar për të bërë vaksinën janë edhe moshat nën 70-vjeç. Shumica prej tyre paraqitet rregullisht në Sheshin Skëndërbej për t’u interesuar nëse ka ardhur radha e tyre. Ka edhe të moshuar që refuzojnë të kryejnë vaksinat ruse dhe kineze. Një pjesë e...

Piktura, punët me dorë, recitimi, luajtja e veglave muzikore e të tjerë, janë disa nga aftësitë që shfaqin më së tepërmi fëmijët autik. Një talent të ngjashëm e ka edhe Laerti. Ai është 12 vjeç dhe ndjek shkollën në klasën e katërt. Prindërit thonë se shenjat e para të çrregullimit...

Për ta sot është ditë entuziazmi. Maturantët kthehen në bankat e shkollës dhe një komunikim direkt me mësuesit është një moment çlirimi, ndërsa do bëhen gati për të dhënë provimet e maturës. Vitin e kaluar mënyra e organizimit të provimeve si dhe përmbajtja e tyre u shoqërua me protesta nga...

Në sheshin Skëndërbej radha për të marr dozën e vaksinës Coronavac shoqërohet edhe me debate mes të moshuarëve. Të interesuar për të arritur imunitetin ndaj Covid-19, pensionistët kanë ndjekur rekomandimin e mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinit. Ka nga ata të cilët ende janë të paraqartë mbi...

Arjan Sala vrapoi drejt flakëve për të shpëtuar kolegët e tij. Këto janë pamjet kur ai kërkon për ndihmën e parë të emergjencës, por pa lejuar që shokët e tij të afroheshin drejt vatrës së zjarrit. E gjithë ngjarja ndodhi në një dinamikë mjaft të tensionuar dhe me një fund...

Nisja e fushatës elektorale i gjen qytetarët ende të ndarë në mendime. Disa priren nga forcat kryesore politike, ndërsa pjesa tjetër shpreh mosbesim për listat e kandidatëve për deputet. Në një vit pandemik duket se tubimet elektorale nuk do të mungojnë. Me listat e partive votuesit janë njohur. Zgjedhjet e...

Disa në karrocë me rrota, disa me proteza e disa në vështirësi për të ecur. I tillë ishte organizimi i personave me aftësi të kufizuara përpara Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar shtesat e pagave për vitet 2005-2010.  Sipas tyre ka disa vendime gjykatash që ua njeh si detyrim, por...

Juglindja u përfshi sërish nga dëbora në 24 orët e fundit, duke rikthyer njëkohësisht edhe problemet. Trashësia e dëborës vijon nga 5-25 centimetra në zonat malore. Probleme nga dëbora janë shkaktuar në dy akset turistike si Dardha dhe Voskopoja.

Juglindja u përfshi sërish nga dëbora në 24 orët e fundit, duke rikthyer njëkohësisht edhe problemet. Trashësia e dëborës vijon nga 5-25 centimetra në zonat malore. Probleme nga dëbora janë shkaktuar në dy akset turistike si Dardha dhe Voskopoja. Në Dardhë, një pjesë e madhe e aksit kalohet vetëm me...