Armend Pire

Armend Pire punon në A2 si reporter i zhvillimeve ekonomiko-sociale në vendin tonë. Gjithashtu ai është edhe reporteri i ngjarjeve aktuale për emisionin “Dita Jonë“.

Armend Pire e ka nisur karrierën në vitin 2018 në televizionin Top Channel. Ai për një vit punoi si gazetar i ngjarjeve sociale si dhe në një emision shëndetësor.

Në shtator të vitit 2019 Armend Pire i bashkohet TvT si gazetar terreni i çështjeve ekonomike dhe sociale.

Ai është diplomuar në Universitetin Aleksandër Xhuvani në degën “Gazetari”. Prej shtatorit të vitit 2020, Armend Pire është pjesë e A2 CNN.

Vezë të mbushura me bojë të zezë vaji drejt Ministrisë së Arsimit ka qenë revolta e disa studentëve dhe aktivistëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministres Evis Kushi. Dy janë arsyet krysore, sipas studentëve, që ministrja duhet të largohet nga posti i saj: dështimi i mësimit “online” dhe termat fyes...

Pacientët me Covid-19 duhet të kurohen me vetëm 10 mijë e 900 lekë, pasi çdo kosto shtesë ata duhet ta paguajnë nga xhepi. Mjekët e familjes thonë se ka raste kur kjo vlerë limit e akorduar nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor tejkalohet. Pacientët e prekur nga pandemia e Covid-19 kanë...

Protestat e thirrura për drejtësinë e Klodian Rashës janë shoqëruar me dhunë nga të dyja anët. Pjesëmarrjen më të lartë në këto protesta e kanë pasur adoleshentët, një pjesë e të cilëve kanë përfunduar edhe në komisariat. Institucionet shtetërore të mbrojtjes nga dhuna dhe diskriminimi thonë se sjellja e efektivëve...

Teksa dhjetëra të rinj shpërndaheshin në rrugicat e kryeqytetit për mos u arrestuar nga policia, një grupim pranë kryeministrisë protestoi në mënyrë më paqësore. Ndonëse nuk munguan tensionet nga të dyja palët, protestuesit në natën e tretë shprehën pakënaqësitë ndaj sistemit, që sipas tyre, në gjithë këto vite tranzicion nuk...

Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se qeveria duhet të tregohet e kujdesshme me paranë publike dhe ta ruajë atë në këtë periudhë pandemie, në vend që ta shpenzojnë në tendera rrugësh dhe projekte madhore tëinfrastrukturës. Sipas tyre, kjo është një sjellje që shfaqet gjithmonë në fillim dhe në fund të mandateve. ...

Çdo ditë e më tepër, konsumi i qytetarëve tkurret për shkak të pandemisë, por edhe prej ekonomisë së vështirë në familjet shqiptare. Kryesisht qytetarët janë të prirur të blejnë fruta dhe zarzavatet e ditës duke ia kursyer vetes produktet e mishit, peshkut dhe fruta-perimet më të shtrenjta. Pensionistët janë kryesisht...

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu bëri me dije se Shqipëria ka bërë tashmë një parapagim në kuadër të Covax për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit sapo ajo të jetë e gatshme.

Drejtuesit të një automjeti i duhet të paktën dy ditë për të kryer kolaudimin e makinës së tij. Në njërën ditë paguhen taksat e mjetit lëvizës dhe në tjetrën kryhet kontrolli teknik. Kjo procedurë ka lodhur drejtuesit e mjeteve pasi radha dhe vonesat në marrjen e shërbimit janë të përsëritura....

Tragjedia nga tërmeti dhe shpërthimi i pandemisë Covid-19 nxorën në pah edhe një nevojë tjetër, që në vendin tonë vazhdojmë të mos i kushtojmë vëmendje. Përveç aspektit financiar, njerëzit kishin nevojë për asistencën sociale për përballimin e këtyre dy fatkeqësive. Ndonëse në Shqipëri degët sociale janë nga më të kërkuarat,...

“Ndalohet grumbullimi më shumë se 10 veta në çdo ambient”. Ky vendim i Komitetit të Ekspertëve nuk gjen zbatim nëpër dyert e Postës Shqiptare. Çdo fund dhe fillim muaji, të moshuarit dynden në radhë për marrjen e pensionit. Kjo pagesë, disave prej tyre nuk u shkon në shtëpi, ndërsa pjesa...

Në Vorë ka pallate të shembura dhe inerte që ende nuk janë pastruar. Një pjesë e madhe e objekteve të dëmtuara presin ende të shemben. Pastrimi i teritorit ende nuk është kryer. Kjo është panorama që të ofron ky qytet një vit pas tërmetit të 26 nëntorit. Janë shembur dy...

Në lagjen numër 4 në qytetin e Laçit, gjurmët e tërmetit të vitit të kaluar janë të dukshme. Pallatet që me vështirësi mbahen në këmbë nuk janë shembur as pas një viti nga tragjedia. Rrugicat në këtë zonë janë të qeta dhe zgjimin e tyre e bën kalimi i ndonjë...

Sapo ka kaluar ora 22:00 dhe në ambientet e oborrit të spitalit “Shefqet Ndroqi” ndodhen një numër i konsiderueshëm ambulancash. Edhe në orët e mbrëmjes pacientët duhet të qëndrojnë në pritje të lirimit të një shtrati. Edhe gjatë natës, situata është po e njëjta me atë të orëve të ditës....

Autoambulanca të parkuara nga hyrja e pasme. Pacientë që presin të lirohet një shtrat. Ankth te qytetarët që kërkojnë përkujdesje për familjarët e tyre. Kjo është panorama që ofron prej disa ditësh spitali “Shefqet Ndroqi”. Pacientët që dërgohen pranë këtij ambienti spitalor trajtohen fillimisht në autoambulanca për disa orë, e...

Është rënduar situata në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi” si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Shoqata e Infermierëve numëron 8500 të larguar nga vendi në radhët e tyre në 5 vitet e fundit. Ata bëhen pjesë e tregut të punës në vendet kryesore të BE-së, si Gjermania dhe Italia, të cilat kërkojnë shërbim mjekësor kryesisht për moshat e treta. Rrjeti akademik shqiptar konfirmon se çdo...

Kalimi i punës së nëpunësve shtetërorë në shtëpi do të krijojë vështirësi në ofrimin e shërbimeve publike. Për Ervis Mançen, ish-drejtues në administratën publike, sot një pjesë e madhe e bizneseve dhe qytetarëve varen nga këto shërbime fizike. Megjithatë, Mançe beson në një tranzicion të shpejtë drejt online-it. “Ekonomia reale,...

Transporti i shërbimit urban, marketet dhe lokalet shihen si ambientet me riskun më të lartë të infektimit me Covid-19. Vendimi i Komitetit të Ekspertëve për të mos lejuar grumbullimet masive me më shumë se 10 persona kanë rritur vigjilencën te qytetarët për frekuentimin e këtyre ambienteve. Rrezet e ngrohta të...

Infermierët e rinj janë gati për të hedhur hapin e parë drejt tregut të punës. Pranë Qendrës së Shërbimit Arsimor ata po japin gjatë këtyre ditëve provimin e licencës. Marrja e këtij dokumenti i shtyn këta të rinj të shohin të ardhmen drejt Europës. Kristina Prifti është bërë gati. Ndërsa pret...

Përhapja e infeksionit nga COVID-19, ka rritur ndjeshëm numrin e të sëmurëve aktivë duke tejkaluar edhe të shëruarit. Shtimi i rasteve ndjehet veçanërisht nga mjekët e familjes. Këta të fundit nëpërmjet konsultave telefonike po ndjekin rastet e lehta dhe të mesme të të prekurve me koronavirus. Një mjek familjeje ndjek...

Disa orë pasi kreu aktin ekstrem, duke u vetëhedhur nga Spitali Infektiv, 69-vjeçari, me iniciale R.G., ka ndërruar jetë. Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se i moshuari, ndonëse nën kujdesin e mjekëve, nuk i rezistoi dot plagëve të marra në trup.  Ndërkohë, situata kaotike vijon të jetë...

Gazetari i A2, Armend Pire, pyeti ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në lidhje me vonesë ne përgjigjeve të tamponëve gjatë ditëve të fundit.

Pacientë që marrin shërbim në korridore, pacientë që nuk u ofrohet ujë, ushqime dhe medikamente. Mungesë informacioni për gjendjen shëndetësore. Këto janë shqetësimet që thonë familjarët e të shtruarve në Spitalin Infektiv, të cilët po qëndrojnë për ditë të tëra pranë këtij ambienti spitalor. Shpresa për t’u kuruar në spitalet...

Në një rezistencë të gjatë prej 24 ditësh, gratë naftëtare nuk panojnë asnjë konsensus tjetër me institucionet shtetërore përveç depozitimit të pagave të prapambetura në llogarinë e tyre. Situata në Ballsh rëndohet dita-ditës edhe në aspektin psikologjik. Një nga gratë greviste ka tentuar të ndërmarrë një akt ekstrem duke tentuar vetëvrasjen,...

Gjendja sa vjen dhe rëndohet në Spitalin Infektiv për shkak të numrit të lartë të pacientëve që kërkojnë shtrim. Familjarët e tyre thonë se për rastet e reja duhet të qëndrojnë disa orë të oksigjenuar në urgjencë ose pranë ambulancave deri në momentin që lirohet një shtrat. Jashtë dyerve të...

Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, thotë se situata është nën kontroll dhe sipas kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, situata nuk dikton vendim për mbyllje. Universitetet nuk hapen të paktën muajin e parë, por në çdo rast, sipas ministres së Arsimit, nuk...

Duke u nisur nga situata e vështirë pandemike nxënësit e gjimnazeve këtë vit akademik vendosën që studimet t’i ndjekin pranë universiteteve të rretheve. Ndonëse Tirana ka cilësinë më të mirë akademike, studentët janë tërhequr nga kjo zgjedhje për të ulur kostot e larta ekonomike që ka jetesa në kryeqytet. Për...

Studentët kanë protokolluar kërkesat e tyre për të zhvilluar seminaret në auditore si dhe tu ofrohet shërbim falas për mësimin online. Pedagogët thonë se ata dhe studentët po kërcënohen për të ndërprerë protestat.

Studentët refuzojnë ta nisin vitin e ri akademik me mësim online. Të mbledhur në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, ata kërkuan rikthimin në auditore, pasi sipas tyre, po penalizohen, si nga ana e marrjes se njohurive, po ashtu dhe ajo financiare. Studentët kanë dorëzuar edhe disa kërkesa në ministritë përkatëse.

Maska, distancë, pandemi. Flitet çdo ditë aq sa duket se në këtë normalitet të ri nuk ekzistojnë sëmundje të tjera përveç Covid-19. Por, nuk ndodh kështu. Ato jo vetëm vijojnë si më parë, por disa sëmundje sot kanë marrë përmasat  e epidemisë. Kanceri i gjirit, kjo sëmundje po përhapet si...

Prej 32 vitesh, Marsela Xhindi po bashkëjeton me diabetin. Këtë sëmundje prindërit ia zbuluan kur ishte vetëm 4 vjeç. Nga ajo ditë, kalvari i jetës së saj ka qenë i mundimshëm dhe me kosto të larta. Marsela thotë se për personat diabetik nuk ofrohet shërbimi mjekësor i nevojshëm si dhe...

Dita e parë e devijimit të akseve rrugore hyrëse dhe dalëse nga kryeqyteti kanë shkaktuar trafik të rënduar gjatë ditës. Shoferët ankohen për qëndrimin e gjatë në trafik, ndërsa qytetarët kanë udhëtuar në këmbë drejt terminalit të autobusëve. Për të dalë jashtë Tirane, drejtuesit e automjeteve do të përdorin një...

Këtë të diel u zgjuam 60 minuta më vonë për shkak të ndryshimit të orës. Ka pasur disa debate për ndryshimin e akrepave, por për shkak të pandemisë ky vendim u shty sërish. Ndërsa deri të dielën e fundit të muajt mars duhet të mësohemi me ndryshimet e reja.

Në grevë urie nuk janë vetëm naftëtarët. I gjithë qyteti i Ballshit po përjeton një grevë urie të skajshme. Gjendja aspak e mirë ekonomike dhe sociale nuk është vështirë të shihet. Në rrugët e qytetit lëvizin pak njerëz, kryesisht mosha të thyera. Ndërprerja e një prej burimeve më të mëdha...

“Nuk mendoj të rikthehem në Shqipëri për momentin”. Klevis Domi prej 18 muajsh po jeton dhe punon si fizioterapist në qytetin e Giessen të Gjermanisë. I zhgënjyer nga realiteti me fatin e bluzave të bardha, ai vendosi të sakrifikojë paratë e kursyera për masterin, duke nisur të mësojë gjuhën gjermane....

Për t’u bërë mjek në Shqipëri duhen të paktën 62 milionë lekë investim. Studentët specializantë ankohen për tarifat e larta që paguajnë si dhe mundësinë e kufizuar të punësimit. “Nuk besoj që ka mjek që del nga bankat e shkollës e nuk synon Gjermaninë”. Prej 8 vitesh Irda Rrugeja po...

18 ditë mbijetesë me ujë e sheqer dhe asnjë përgjigje institucionale që mund t’i kthente naftëtarët me paga në familjet e tyre, ose me paga dhe në punë për të pasur një vijimësi normaliteti. Solidaritetit i janë shtuar edhe gratë naftëtare, të cilat në fakt, zëvendësojnë burrat në gjendje të përkeqësuar shëndetësore. Por duket se greva nuk ka provokuar një tratativë për zgjidhjen që është cilësuar e pamundur nga ana e qeverisë, as mësymja me forcë drejt uzinës, që duke qenë nën kthetrat e privatit është e pambrojtur nga kushdo. Armend Pire sjell rrëfimet e grave naftëtare, për të mësuar nëse diçka ka ndryshuar në listën e kërkesave ose pretendimeve që kanë.

Gazetari i A2, Armend Pire, tregon për "Dita jonë" situatën në rrugët e Tiranës mëngjesin e sotëm.

Europa ka një rrugë të gjelbër dhe drejt asaj kërkon që të ecë edhe Shqipëria. Ambasadori, Luigi Soreca, theksoi se mbrojtja e mjedisit është, gjithashtu, vendimtare kur Bashkimi Europian të thërrasë vendin tonë për anëtarësim. Agjenda e gjelbër mbulon 5 fusha drejtimi: E para, veprimi pastrues që përfshinë energjinë e...

Përse nuk hipe në autobus? “Ishte plot”, thotë një djalë i ri, që sapo e humbi orarin zyrtar për në shkollë.  Prezenca e lartë e qytetarëve në urban është alarmante, aq më tepër kur jemi ende në kohë pandemie. Ndonëse janë këshilluar të punojnë me kapacitete të reduktuara, shërbimi urban...