A2 Business nga Aurora Sulçe – 20/01/2022

Viti 2023 është paralajmëruar si një vit i vështirë, pasi do të mbartë problematikat e vitit që lamë pas. Janë faktorë të jashtëm që do të vijojnë të ndikojnë, si pasojë e luftës në Ukrainë, por edhe goditje të brendshme. Një mozaik faktorësh që shtrojnë përpara ekonomisë shqiptare dhe qeverisë...
Intervistë e Menaxherit të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas. A2 CNN: Kriza e çmimeve, a ka ndikuar në thellimin e varfërisë në Shqipëri? Salinas: Fatkeqësisht po. Ky është një fakt. Një rritje e çmimeve prek këdo në shoqëri. Të gjithë ne e ndjejnë ndikimin e rritjes së...
Bankat po tregohen të kujdesshme për t’u dhënë kredi bizneseve. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë gjeti se pasiguritë që ka shkaktuar lufta në Ukrainë dhe ngadalësimi i ekonomisë, si pasojë e saj, kanë bërë që institucionet financiare të shtrenjtojnë kushtet për të dhënë hua. “Shtimi i pasigurive dhe...
Rritja e ndjeshme e çmimit të ushqimeve çon në nivele rekord inflacionin. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në shkurt, treguesi që dëshmon për rritjen e çmimeve arriti në 3,9% nga 1,3% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa kundrejt muajit të mëparshëm, inflacioni...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritje të çmimit vitin e ardhshëm. Në Fletoren Zyrtare janë botuar dy vendimet për fillimin e procedurës së shqyrtimit të aplikimit për rritje çmimi nga dy kompanitë shtetërore të energjisë. OSHEE...
Marrja e Eurobondit me vlerë 700 milionë euro pritet të thellojë më tej borxhin publik të vendit, një ndër treguesit më problematikë të financave publike. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në fund shtatorit, borxhi arriti në 76.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, teksa pritet të kapërcejë nivelin...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i sheh me shqetësim lëvizjet e fundit të qeverisë për rritjen e borxhit publik dhe ndryshimet e tjera në buxhet. Sipas tij, nuk duhet marrë borxh për të financuar projekte ambicioze, kur ekzistojnë në dispozicion mekanizma të tjerë, si fondet e Bashkimit Europian. “Është shumë...
Kryeministri Rama shpalli kompaninë fituese që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës. Investimi kap një vlerë prej 104 milionë eurosh dhe do të zbatohet nga konsorciumi zviceran “Mabco Construction”. Ambicia e qeverisë është ndërtimi i 4 aeroporteve te reja dhe, sipas kreut të qeverisë, nuk duhet të ketë paragjykime, pasi aeroportet i japin hov zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
Në një tjetër raport ndërkombëtar, vlerësohet se treguesi i lirisë ekonomike të Shqipërisë është përkeqësuar. Fondacioni Heritage e rendit Shqipërinë në vendin e 66 me 65.2 pikë nga 178 vende të përfshira në Indeksin 2021. Kundrejt një viti më parë, ne kemi rënë me 1.7 pikë, për shkak të problemeve...
Rritja e pagës minimale nga 1 janari i këtij viti ka rritur me 15% kostot e biznesit fason. Përfaqësuesit e kësaj industrie deklarojnë se rritja e kësaj page u bë në një kohë kur pandemia e ka futur sektorin në një krizë mbijetese. Fasonët janë ndër industritë më të prekura...
Si ka qenë ecuria e pagës minimale në Shqipëri? Që prej vitit 1995, paga minimale ka ndryshuar gjithsej 20 herë. Ndryshimi i fundit ishte ai i janarit të këtij viti, ku paga minimale u rrit me 4 mijë lekë, duke kapur nivelin e 30 mijë lekëve. Kjo rritje që ndodh...
Gjatë muajit shkurt, të gjithë ata që janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid, do të paguajnë gjobat në faturën e energjisë elektrike. Në të kundërt, do t’iu ndërpritet energjia elektrike. Drejtuesit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë bëjnë të ditur se këtë muaj do të faturohen gjobat e vendosura...
Pagat e ulëta dhe mosgjetja e vetes në tregun e punës janë sipas ekspertëve, arsyet kryesore pse intelektualët shqiptarë po emigrojnë drejt vendeve të tjera. Ky ishte një alarm i dhënë edhe nga raporti i fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD. Ekspertët shpjegojnë se duhen marrë masa...
Nga Shqipëria po largohen intelektualët dhe pjesa më vitale e ekonomisë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD në raportin e fundit konstaton se vendi ynë renditet i katërti në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në...
Rritja e pagës minimale pritet të shoqërohet me rritje të informalitetit. Kjo, pasi të prekur do të jenë edhe të dypunësuarit, të cilët do të paguajnë më shumë. Ekspertët shpjegojnë se presioni mbi ata që deklarojnë realisht të ardhurat rritet, ndërkohë që ky presion mungon tek biznesi që paguan më pak.
Karantina ka ndikuar në ecurinë e pagave në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se është rritur pesha e punonjësve me pagë të ulët ndaj totalit tek të punësuarve. Ndërkohë, ka ardhur në rënie pesha e punonjësve me paga të larta. Kështu, personat me pagë deri në 30...
Qeveria po keqmenaxhon paranë publike dhe tregues i qartë për këtë janë abuzimet me tenderat. I këtij opinioni është ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, e cila argumenton se konstatimet e raporteve të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare për abuzimet me prokurimet publike dëshmojnë për lidhjet klienteliste të qeverisë. Guxholli shpjegon se...
Mënyra sesi hartohen kontratat dhe specifikimet teknike, që bëhen për të nxjerrë fitues të paracaktuar, janë arsyeja që në shumë tendera, kompanitë që paraqesin edhe çmimet më të favorshme për ndërtimin e rrugëve, skualifikohen. Rasti i pak ditëve më parë me tenderin për “Mbikalimin e TEG”, ku fituese u shpall...
Kontrolli i Lartë i Shtetit jep alarmin për abuzimet me tenderat. Në raportin e periudhës janar-qershor, të këtij viti, evidentohet edhe zinxhiri i abuzimeve që fillon me planifikimin e projekteve, në lidhjen e kontratave e deri në zbatimin e tyre. “Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike konstatohet si shkelje...
Apelit të kryeministrit Rama gjatë karantinës, që punonjësit në të zezë të denonconin punëdhënësit e tyre, i janë përgjigjur vetëm 6 persona. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj shpjegon në një intervistë për A2 se edhe për këto raste nuk kishte prova që të vërtetohej puna në të zezë....
Pandemia e COVID 19 ka goditur rëndë ekonominë e Kosovës. Banka Botërore parashikon një rënie prej 8.8 për qind në vitin 2020, një vlerësim ky më i zymtë se ai I bërë gjashtë muaj më parë.
Ekspertët argumentojnë se dëmi i shkaktuar ekonomisë shqiptare nga pandmeia e COVID 19 është i madh. Sipas tyre, janë prekur treguesit bazë të ekonomisë reale, çka reflektohet direkt në xhepat e konsumatorëve dhe bilancet e bizneseve. Sipas tyre, menaxhimi i situatës ka çaluar dhe kjo është reflektuar me goditje tek...
Pandemia e Covid-19 ka goditur rëndë ekonominë e Kosovës. Banka Botërore parashikon një rënie prej 8.8 për qind në vitin 2020, një vlerësim ky më i zymtë se ai i bërë gjashtë muaj më parë. Ndërkaq, instituti GAP ka analizuar ndikimin e pandemisë Covid-19 në ekonominë kosovare për 6-mujorin e...
Socialistët pretendojnë se bujqësia ka qenë një sektor prioritar gjatë dy mandateve të qeverisjes së tyre. Por shifrat tregojnë se për fermerët jepet shumë pak, teksa këta të fundit nuk kanë besim as të aplikojnë në masë në skemat e subvencioneve, që janë me pikatore. Gjatë dy mandateve të fundit,...
Viti 2020 do të mbyllet me një rënie ekonomike prej 7.5% për Shqipërinë, ndërsa menjëherë më pas nisin detyrat për qeverinë. Parashikimi vjen nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që kësaj radhe flet jo vetëm si këshillues, por edhe si kreditor i ekonomisë shqiptare, pas huasë prej 190 milionë dollarësh...
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka çelur garën për dhënien e licencave për kategorinë kazino për të gjithë subjektet e interesuara. Në njoftimin për shtyp në faqen zyrtare të këtij institucioni përcaktohen kriteret që duhen plotësuar. Shpallja e garës vjen pas vendimit të pak javëve më parë të...
Shqipëria është vendi i dytë në rajon me nivelin më të ulët të pagës minimale, duke lënë pas vetëm Kosovën. Sipas të dhënave të Institutit Europian të Statistikave paga minimale bruto në Shqipëri vlerësohet në 213 euro. Janë mbi 320 mijë persona ose 26% e totalit të të punësuarve që...
Ministrja e Financave, Anila Denaj shpjegon për A2 se rritja e pagës minimale, edhe pse do të ketë kosto për një pjesë të bizneseve, bëhet për të ndihmuar të punësuarit me paga të ulëta. Ajo deklaron se kjo ndërhyrje nuk bëhet për qëllime elektorale, pasi kryeministri e kishte njoftuar që...
Gjatë dy mandateve të qeverisë Rama, paga minimale ka ndryshuar 2 herë. Në tetë vite ajo është rritur me vetëm 4 mijë lekë të reja. Kështu, në vitin 2013, kur në pushtet erdhën socialistët, paga minimale ishte në nivelin e 22 mijë lekëve. Përgjatë viteve ajo është rritur deri në...
Koncesionet i kanë kushtuar buxhetit të shtetit vitin e kaluar 13,7 miliardë lekë ose rreth 137 milionë dollarë. Në raportin e buxhetit faktik 2019, dorëzuar në Kuvend nga Ministria e Financave, theksohet se nga 14 kontrata koncesionare me partneritet publik privat, me mbështetje buxhetore u bënë pagesa për një periudhë...
Krahas vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar, që vetëm për kompanitë Bechetti dhe Aktor kanë krijuar një faturë prej 153.4 milionë euro, buxheti i shtetit duhet të përballet edhe me kostot e vendimeve të gjykatave shqiptare për largimet e padrejta nga puna. Ministria e Financave pranon në Buxhetin Faktik për vitin 2019,...
Eksportet e tekstileve dhe këpucëve iu rikthyen rritjes në muajin gusht. Instituti i Statistikave konstatoi se në këtë periudhë pati një rritje të tyre me 5.2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo është rritja e parë me bazë vjetore e eksporteve të këtij grupi që nga...
Për bizneset që operojnë në tregjet e mbikëqyrura financiare, si bankat apo kompanitë e sigurimeve, shpërndarja e fitimeve u pezullua përmes vendimeve të posaçme të autoriteteve rregullatore për të gjithë vitin 2020. Ndërkohë që ka vijuar për sektorët e tjerë të ekonomisë.Pavarësisht periudhës së pandemisë, bizneset e huaja e kanë...
Rafineria e Ballshit është punëdhënësi më i madh i kësaj zone. Janë rreth 900 naftëtarë që deri në dhjetor kanë pasur kontrata pune me kompaninë dhe që prej asaj kohe janë shkëputur edhe nga skema e sigurimeve shoqërore. Edison Hoxha, nga Qendra për të Drejtat në Punë, që ka ndjekur procesin...
Shqipëria ndodhet në vështirësi për investime të huaja, një ndër burimet e rritjes ekonomike të vendit në këtë periudhë krize. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për një tkurrje të kapitalit të huaj që është futur në ekonominë shqiptare këtë vit. Në 6-mujorin e parë të 2020,...
Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia mbetet e rrezikuar nga pasiguria që rrjedh nga pandemia e COVID-19. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe sistemi bankar. Institucioni mbikëqyrës e ka bërë këtë konstatim në Raportin e Stabilitetit Financiar, një prej dokumenteve më të rëndësishëm të përgatitur nga Banka e Shqipërisë, me...
Qeveria shqiptare i është drejtuar Bankës Botërore, me kërkesën që projekti për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin Urban, i nisur pak vite më parë, me fokus katër bashki, të zgjatet në kohë, si dhe të marrë një shtesë financimi prej 33.85 milionë dollarë. Këtë herë qeveria nënvizon se Ksamili dhe...
Të gjithë ata që nuk kanë marrë pagën e luftës, kanë kohë edhe pak ditë për të rregulluar gabimet në deklarimin e të dhënave në sistem, pasi 25 gushti është afati i fundit i lënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur...
Revista e njohur “The Econimist” jep alarmin për plakjen e popullsisë në vendet e Ballkanit. “Po plaken, po vdesin, po largohen”, titullohet artikulli i kësaj reviste, ku analizohen arsyet e emigrimit, sipas të cilit, problemet e shumta të rajonit i shtyjnë njerëzit e rinj dhe të talentuar të largohen. Por,...
Gjykatat shqiptare do të vendosin nëse shteti ynë duhet të zbatojë ose jo vendimet e marra nga gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar. Është ky thelbi i projektligjit të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, që pritet të miratohet në sesionin e ardhshëm parlamentar. Drafti i hartuar me ndihmën e misionit Euralius krijon...
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve kanë shtyrë për në shtator shqyrtimin e projektligjit të amnistisë fiskale. Ky vendim u mor pasi u mblodhën të gjitha rekomandimet nga grupet e interesit, si shoqatat e biznesit, shoqata e bankave, Prokuroria etj, si dhe nga faktori ndërkombëtar, si Fondi Monetar...
Intervista e Menaxheres së Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim në A2 Business. Sa do të goditet ekonomia shqiptare nga COVID 19? Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore “Perspektiva ekonomike globale”, goditja nga pandemia e koronavirusit pritet ta tkurrë ekonominë botërore me 5,2%. Shqipëria nuk përbën...
Kriza e koronavirusit ka rritur në nivele rekord importin e grurit. Sipas të dhënave nga Porti i Durrësit, që nga fillimi i muajit mars kur filluan të aplikoheshin masat e para të sigurisë shëndetësore, importi i grurit në portin më të madh të vendit u rrit me rreth 63 për qind. Kështu që në mars u importuan 26.170 ton grurë nga 17 mijë ton të importuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në total, duke përfshirë edhe prillin, janë përpunuar mbi 45 mijë ton grurë gjithsej për grurë.
Kriza e koronavirusit ka rritur në nivele rekord importin e grurit. Sipas të dhënave nga Porti i Durrësit, që nga fillimi i muajit mars kur filluan të aplikoheshin masat e para të sigurisë shëndetësore, importi i grurit në portin më të madh të vendit u rrit me rreth 63 për...
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Banka Botërore bën parashikimin e zymtë për ecurinë e ekonomisë shqiptare këtë vit. Institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se ekonomia shqiptare do të bjerë si pasojë e koronavirusit me 5%. Ky është parashikimi për skenarin bazë, pasi nëse kriza zgjat në kohë, atëherë tkurrja e ekonomisë...
Qeveria shtyn tenderat e rindërtimit. Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar se janë shtyrë tenderat për 8 shkolla dhe 2 kopshte në Tiranë, që pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit. Sipas raportit të APP, tenderi me fond limit 14,3 milionë lekë është anuluar përkohësisht, pasi asnjëra nga kompanitë pjesëmarrëse nuk...
Situata me koronavirusin ka krijuar një gjendje alarmante në sektorin prodhues. Në pyetësorin e dytë të zhvilluar nga Shoqata e Prodhuesve, të siguruar në mënyrë ekskluzive nga A2, 100 kompani të mesme dhe të mëdha evidentojnë një përkeqësim të situatës së tyre, çka reflektohet më pas në aftësitë paguese ndaj...